Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për komisionin hetimor për investimet strategjike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për komisionin hetimor për investimet strategjike
AktualitetPolitike

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për komisionin hetimor për investimet strategjike

Published: November 25, 2022
Shpërndaje

Kërkesa e një grupi prej 28 deputetësh të Partisë Demokratike që të konsiderohej jo kushtetues, për mos ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike nuk është pranuar nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa e deputetëve demokratë nuk ka kaluar fare në seancë plenare dhe është rrëzuar që në mbledhjen e gjyqtarëve në seancë paraprake pasi sipas Kushtetueses kërkesa duhet të ishte dërguar nga po të njëjtët që kishin firmosur për ngritjen e Komisionit Hetimor (pra 35 deputetë) dhe jo 28.

Gjykata Kushtetuese në vendim evidenton faktin se këtu kemi të bëjmë me një kërkesa për përplasje kompetencash dhe për këtë arsye kërkuesi për zgjidhjen e ‘konfliktit të kompetencës’ duhet të jetë pikërisht 35 deputetët të cilëve nuk iu pranua kërkesa nga Kuvendi i Shqipërisë. Pra, me argumentin se nuk plotëson kriteret formale, pasi kishte më pak firma deputetësh se 1/4 e Kuvendit, aq sa duhen sipas Kushtetutës për ngritjen e një Komisioni Hetimor.

Vendimi është marrë me shumicë votash ndërkohë që anëtaret e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar kundër dhe kanë dhënë edhe mendim pakice. Sipas tyre kërkesa plotësonte kushtet për fillimin e gjykimit kushtetues dhe duhej të kalonte për shqyrtim në seancë plenare. Sipas tyre, duhej të merrej parasysh e drejta e 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje gjykatën dhe gjykata të bënte një interpretim përfundimtar të dispozitës kushtetuese.

- Publicitet -

Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. PD thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që sipas tyre i janë dhënë miqve të Ramës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar PD përcaktoi edhe përbërjen e Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike ku kryetar ishte parashikuar Gazment Bardhi. Gazment Bardhi që është edhe inciatori për ngritjen e këtij Komisioni, ka thënë qartë që qëllimi është që me anë të kësaj të kuptohet që shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

Kujtojmë se në seancën plenare të 23 qershorit të kaluar Kuvendi rrëzoi me 74 vota kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Fat man says:
    November 25, 2022 at 6:42 pm

    Gjykata Kushtetuese duhet te jete e para per te ndaluar mega-vjedhjen e Shqiperise dhe jo te rrezoj komisione qe kerkojne te mbrojne vendin tone.
    Drejtesi plehre.

    Reply
  • Arben.T says:
    November 25, 2022 at 9:13 pm

    Gjykata Kushtetuse ka per detyre kryesore”:

    1.
    Të mbroje kombin nga “veprime te pamatura”,
    Qe na pengojme te hecim perpara,
    “Gjenerojne destabilitet”.

    2.
    Me kalimin e kohes PD mund te vazhdoje,
    Te studjoje problemet, mbeshtetur ne fakte,
    E informacine te tjera qe duhet tê grumbulloje,
    Ne perputhje me kriteret formale,
    Qe percaktohen nga”Ligji Perkates”.

    ,ne emer te interesit te pergjithshem

    Reply
  • Andis says:
    November 26, 2022 at 2:22 am

    Keshtu sic duket opozita me keto plotesime formularesh dhe padi nuk ka per te fituar ndonjehere. Opozita eshte shume e dobet dhe e lodhur.

    Reply
  • mirel says:
    November 28, 2022 at 7:02 pm

    Kur flasin gjykatat te tjeret heshtin…perfshi ketu edhe shqupisat ndyresira.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?