Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për marrëveshjen Rama-Meloni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për marrëveshjen Rama-Meloni
KronikeLajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për marrëveshjen Rama-Meloni

Published: January 24, 2024
Shpërndaje

Pasi deputetët e opozitës që kërkojnë shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes sollën parashtrime shtesë dhe prova të reja, Gjykata Kushtetuese shtyu shqyrtimin e çështjes.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të mërkurën shtyrjen e vendimit mbi padinë ndaj marrëveshjes Shqipëri-Itali për refugjatët, për shkak të provave të reja të kërkuara nga pala paditëse.

Gjykata njoftoi se në seancën gjyqësore të mbajtur të martën, “kërkuesi ka paraqitur parashtrime shtesë me shkrim, në përmbajtje të të cilave kërkohej edhe marrje e disa provave”. Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet me datë 29 janar.

- Publicitet -

Padia e 30 deputetëve të opozitës i kërkon GJK-së që të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën protokollin ndërmjet dy qeverive “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

Ratifikimi i protokollit nga parlamenti aktualisht është pezulluar me vendim të kësaj gjykate në dhjetor. Vendimi për pezullim u dha vetëm disa orë para votimit në seancë plenare, pasi shumica socialiste e shqyrtoi dhe miratoi dokumentin e qeverisë brenda ditës në komisionet parlamentare, në mbledhje online pa prezencën e opozitës.

Marrëveshja për një qendër procesimi emigrantësh në Gjadër u firmos në fillim të nëntorit në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe më pas u fut me procedurë të përshpejtuar në shqyrtimin parlamentar.

Por ratifikimi i saj në Kuvend u pezullua automatikisht nga Gjykata Kushtetuese deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, pas pranimit prej Gjykatës të padisë nga deputetët e opozitës.

Sipas tekstit të marrëveshjes, pala shqiptare është angazhuar që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare. Marrëveshja është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe vendase për të drejtat e njeriut.

Amnesty International e cilësoi atë të paligjshme dhe e pazbatueshme, ndërsa një grup prej 29 organizatash të tjera, të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut, iu drejtuan qeverisë shqiptare në një letër të hapur duke kërkuar tërheqjen nga kjo marrëveshje, pasi sjell shkelje të këtyre të drejtave dhe ‘burgosje të padrejtë’.

Marrëveshja që u nënshkrua pa transparencë, pa konsultim me Bashkimin Europian dhe pretendohet të jetë marrë në shkelje të ligjit.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?