Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
InvestigimLajmi i fundit

Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Published: June 18, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

​Për vite me radhë, takimi në ishullin e largët të Karaibeve, Aruba, mbajti statusin e një dëshmie misterioze në dosjet sekrete të policive evropiane.

Sot, ky episod nuk është më një thashethem korridoresh. Ai është kthyer në nyjën kryesore të një hetimi të madh të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila ka zbritur në terren duke goditur një rrjet të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave në resorte luksoze në jug të vendit.

- Publicitet -

​Por ndërsa emrat e eksponentëve të krimit dhe biznesmenëve të përfshirë po zbardhen dita-ditës nga bastisjet dhe sekuestrot e SPAK, pyetja që rri pezull mbi opinionin publik mbetet e njëjta: Cili është funksionari i lartë shtetëror që u ul në të njëjtën tryezë me bosët e kokainës në Aruba?

​Çfarë zbuluan përgjimet e huaja?

​Fillimet e këtij skandali zënë vend në raportet e Drejtorisë Investigative të Antimafias (DIA) në Itali. Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, i cili ka hulumtuar gjatë mbi këtë dosje, ka deklaruar publikisht se të dhënat për këtë takim janë të pakundërshtueshme dhe bazohen në përgjime telefonike dhe ambientale të kryera nga autoritetet evropiane.

Sipas këtyre të dhënave, takimi ka ndodhur rreth vitit 2019 në Aruba. Në atë tryezë, ku ishin të pranishëm krerë të narkotrafikut (përfshirë emra të lidhur me eksponentë të njohur si Artur Shehu apo profile të hetuara për trafikimin e sasisë prej dhjetëra tonëve kokainë), kanë marrë pjesë edhe “eksponentë nga qeveria shqiptare”.

​Sipas të dhënave të inteligjencës policore evropiane, në këtë takim nuk flitej vetëm për rrugët e drogës nga Amerika Latine, por specifikisht për ndërtime dhe investime madhore në Shqipëri.

Konfirmimi nga dosja e SPAK: Ndryshimi i zonave në bregdet

​Sipas materialeve investigative të bëra publike nga mediat shqiptare (si WebLajm dhe SkyWeb), ekzistenca e takimit të Arubës është shkruar tashmë e zezë mbi të bardhë në dosjen e prokurorëve të SPAK, Altin Dumani dhe Elida Kaçkini.

​Dokumentet e survejimit të autoriteteve belge, spanjolle dhe holandeze tregojnë se funksionarët publikë shqiptarë kanë hyrë në tratativa me grupet kriminale për t’u garantuar atyre lehtësi të jashtëzakonshme në Shqipëri.

Konkretisht, dyshohet se zyrtarët kanë ndihmuar këto grupe për heqjen e statuseve të zonave të mbrojtura dhe zonave të gjelbra në bregdetin e jugut (Himarë, Dhërmi, Palasë, Vlorë) si dhe në zona të tjera si Tiranë, Durrës e Qerret.

Si dhe garantimin e lejeve të ndërtimit për resorte luksoze dhe kulla, duke shërbyer si mburojë institucionale për pastrimin e miliona eurove të gjeneruara nga trafiku i drogës.

Kush fshihet pas? 

Pavarësisht se SPAK ka ekzekutuar urdhër-arreste për kokë të rëndësishme të trafikut (si rrjeti i Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës) dhe ka bastisur zyra biznesmenësh të njohur në Tiranë, emri ose emrat e saktë të zyrtarëve të lartë mbeten të mbrojtur nën fshehtësinë hetimore, ose nën një kod heshtjeje tip “Omerta”

Jamë hedhur akuza të drejtpërdrejta duke deklaruar se dosja e ardhur nga hetuesit e huaj është e plotë dhe se në Aruba ka udhëtuar një njeri shumë afër kryeministrit Rama. Emri më i përfolur është ai i Engjëll Agaçit. Por jo vetëm. Disa burime jozyrtare flasin për praninë e dy personave.

Me logjikë, asnjë qeveritar nuk mund të merrte guximin të fluturonte drejt Arubës për të firmosur marrëveshje me mafien pa autorizimin e kreut të qeverisë.

Nga ana tjetër, referuar përgjimeve ku flitet me kode apo përshkrime fizike (p.sh. përmendet epiteti “i gjati”), ka këmbëngulje edhe brenda Komisionit të Ligjeve në Kuvend që të thirren me urgjencë drejtuesit e SPAK për të nxjerrë emrat zyrtarë përpara publikut.

Sfida e SPAK përballë “dosjes së shekullit”

Takimi i Arubës nuk është më një histori ekzotike e Karaibeve, por një udhëkryq ku ndahet fati i besueshmërisë së reformës në drejtësi në Shqipëri.

Nëse hetimi do të ndalet vetëm te sekuestrimi i hoteleve me 5 yje në Jalë apo prangosja e biznesmenëve të lidhur me Sky ECC, pa prekur zyrtarët e lartë që firmosën lejet e ndërtimit mbi zonat e gjelbra, “takimi i Arubës” do të mbetet dëshmia e gjallë e një shteti ku ligjin e bën krimineli dhe e vulos zyrtari.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare, pasi SPAK ka njoftuar se do të marrë në pyetje një sërë zyrtarësh publikë për të verifikuar procedurat e ndjekura në zonat më të lakmueshme të bregdetit shqiptar, përfshirë sigurisht projektin që ka nxjerrë në shesh mijëra protestues prej 18 ditësh.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
39 Comments
  • Aldrin says:
    June 18, 2026 at 4:28 pm

    Rama ka qene ne Aruba. Belinda ka qene.
    Mos ka qene dhe Linda me ta

    Reply
    • Ballkanik says:
      June 19, 2026 at 11:19 am

      Kanë qënë gocat e tua dhe mbesat e tua o aldrin kari nga trutë .

      Reply
      • Aldrin says:
        June 19, 2026 at 2:03 pm

        O kurve e Ramutit, te ka vajt mendja per klr?

        Reply
      • X says:
        June 19, 2026 at 2:41 pm

        Forca shqipe
        Rrofte protesta
        Rrofte Shqiperia

        Reply
  • 1 says:
    June 18, 2026 at 4:51 pm

    Jo vetem kullat e larta dhe hotelet me 5 yje nuk do sekuestrohen po dhe keta biznesmenet e fuqishem do ja hedhin paq.Sa per zyrtarin e larte qe ish ne takim do ngelet vetem i konturuar si te laboratori ne elbasan QUIC.Eshte nje person i gjate,me pak floke te rene ,rotull moshes 60 vjec po i paidentifikuar dot.Karagjozllek dhe tallje bythe me nje fjale.Mos tu ngelet merak SPAK i sekuestroi po GJKKO do i liroj ato prona.Degjoja dje nje gazetar i vetquajtur investigativ po ne realitet gjobaxhi qe thosh per Soten :Babai i tij biznesmen i ndershem qe ne 90 dhe se ky djal nuk ka lidhje me pronat e babait.Pra me nje fjale ky Sota i riu mund te jet mare me droge po parat nuk i ka hedhur ne biznes po ne kumar dhe me qejfe.Keshtu do lirohen pronat avash avash.Beni sehir.Uroj te dal i gabuar po si veshtire

    Reply
  • Liria says:
    June 18, 2026 at 5:10 pm

    Gjeni vererat e shtrenjta te Agachit dhe do te kapni Krapin e Madh.

    Reply
  • demo says:
    June 18, 2026 at 6:05 pm

    Edhe ne Aruba paske shkuar mor pyzeveng?

    Reply
  • Bruno says:
    June 18, 2026 at 7:18 pm

    Zoti bekofte protestuesit,per kurrajon e guximin,kto dite shume te nxehta,ata nuke ndalen,kerkojne pa u ndalur,largimin e k/mafiozit,e qverise tije,te korruptuar deri ne palce.Ska nga tja mbaje,do detyrohet,te thyejn qafen,ai e hajdutet,bashke me lindat e tije.K/mafiozi edvin karapushti,eshte fatkeqsia e Kombit.Tani me studentet e pjesa tjeter e popullit,kuptuan pislliqet e krimet e tije,ndaje popullit e vendit.Kane vendosur,ti japin ate qe meriton,largimin e menjihereshem,e pa kushte,prtestuesit nuke ndalen.

    Reply
    • K R says:
      June 18, 2026 at 9:14 pm

      Amin

      Reply
    • Five company says:
      June 19, 2026 at 2:26 pm

      Shkoi ne Aruba dhe bleu nje ” karte krediti te abi”. Me te bkey nje Range Rover dhe filloi te hante te ” Tasi” i perbashket i klimes tek ish Muzeut te Shkencave te Natyres te 21 Dhjetori, Rruga e Kavajes( nuk e di nese e dini qe dikur ne 2011 ekzistonte ky Muze per te ndergjegjesuar brezin e ri mbi Teorine e evolucionit te specieve te Darwin si dhe te duan dhe te mbrojne natyren) .
      Po e nderpres ketu, eshte nje revolte e brendshme ku injoranca me kete kompani NOVA Construction, triumfoi….Chimpanzees qe nuk shohin, nuk flasin dhe nuk degjojne betonuan Shqiperine dhe u evoluan ne Arinj ( Aruba), te maleve….

      Reply
  • luzati says:
    June 18, 2026 at 8:29 pm

    Ore jeni ne vete por gjithe shtetet keshtu Jane zhvilluar me pare te dyshimta droge ju kujtoj Las Vegas in ne shretetire shifting si eshte Kur u bene Shqiptaret qe te gjykojne ata qe kane investor ne kete vend

    Reply
    • Ana says:
      June 18, 2026 at 9:14 pm

      E gjetsh drogen dhe te mirat e saj tek femijet e tu

      Reply
      • Anonymous says:
        June 19, 2026 at 7:31 pm

        E drejt 👍

        Reply
    • Anonymous says:
      June 19, 2026 at 7:03 am

      Ke shume te drejte o lugati! Ja shiko Kolumbine ose Panamane se cfare parajsash jane.

      Reply
      • Aldrin says:
        June 19, 2026 at 2:06 pm

        Ka te drejte Lugati, se te pakten na thote si e mendon Rama Shqiperine.
        Ate mendon, ta ktheje ne Panama e Kolumbi
        Ose, modelin Meksikan. Ku Kartelet e Droges te grijne fare, dhe meksikanet marrin rruget per ne ShBA.
        Te na ktheje skllever, pastrues, dhe buce Rezortesh
        Ky eshte modeli i zhvillimit te Rames

        Reply
        • Supaxhiu 300 evro says:
          June 20, 2026 at 10:13 am

          Nuk jam prokuror te jap sentenca ,jam pro protestave sepse jane mjalti i demokracis.Faktikisht korrupsioni Duke filluar nga shendetesia nje cmenduri e vertet,ku vihet ne pikpyetje jeta e njeriut,dhe mos te flasim per ujin e pijshem,mungesa e hidrovoreve ,teknologji per plehrat.Nqse perfaqesues te shtetit perlyhen me njerez te kerkuar nga drejtesia ? Rreth pastrimit te lekeve as dy jave me par shkrimtari Roberto Saviano deklaroj se Londra esht numer njeshi.Shpresojm qe drejtesia te kryej punen e vet ne baze te ligjeve.Protestat ok por,ka nje kushtetut e cila vendos ,kur dhe si bije qeveria por edhe kur zhvillohen zgjedhjet,nuk mund te iki qeveria te krijoj nje boshllek institucional dhe vendi te kthehet ne anarki.

          Reply
  • Asd says:
    June 18, 2026 at 9:57 pm

    Shqiperia nuk duhet te humbe investimin e parashikuar ne Sazan dhe Zvernec. Nuk jam dakort as me Ramen dhe as me Berishen per politikat e tyre, por investimi ne fjale ndikon ne ndryshimin dhe permiresimin e Shqiperise. Kush mund ti ktheje gerxhet e Sazanit ne Parajse? Nuk eshte ceshtja vetem e investimit por edhe e publicitetit, e know how, dhe klienteles qe vijne te gjitha bashke. Ky eshte nje shanc nga ata qe e shtyjne vendin perpara. Nuk duhet te kemi frike nga dy apo pese miliardere qe vijne te investojne sepse ata jane njerez dhe si gjithe njerezit jane te perkohshem dhe te vdekshem, por investimi, xhiroja e parave, kthimi i vemendjes boterore ne Shqiperi eshte nje shanc qe vetem nje idiot mund ta humbase dhe ne asnje menyre nuk duhet te ndodhe. Protesta eshte nje ngjarje politike, e cila ka qellim te demtoje pushtetin e Rames edhe pse duket kunder gjithe klases politike, por bashke me Ramen do te digjet nje projekt madheshtor per nje vend te vogel si i yni. Bejini protestat kunder Rames, kunder mungeses se transparences, kunder vjedhjeve, kunder PPPve, kunder korrupsionit, borxhit publik, ligjeve adhock, …por lereni shtepine te zhvillohet dhe te behet nje vend me i mire per te gjithe ne.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    June 19, 2026 at 5:44 am

    Perralla te tipit “antraksin irakian” te treguara nga sherbim et sekrete. Keto Jane pasojat e ligjit per lirine e shpifes nga gazetaret. Gazeta duhet te mbajte pergjegjesi ligjore per cdo emer qe permenden. Osé te flas e me fakte, OSE TE pergjigjen Para ligjit per cilin do qofte. Se neser eshte kollaj te thuash “… Na genje sherbim sekrete…”

    Reply
  • Shqipe says:
    June 19, 2026 at 6:10 am

    Zvicera dhe Londra jane lavatricja me e madhe e parave te pista ne bote keta vijne ketu e na tregojne aruben.

    Reply
    • Aldrin says:
      June 19, 2026 at 2:08 pm

      O qipe, pse nuk shkon ne Londer dhe Zvicer te besh protesten tende?
      Ne e kemi me keta qe na bejne Ligjet dhe na marrin tokat.
      Ti qipe, cko ne Zvicer, cko ne Londer.
      Atje bej namin po deshe kunder Lavatriceve.
      Ne ketu kemi hallin tone, jo te Zvicres

      Reply
    • Dritan says:
      June 19, 2026 at 2:11 pm

      Po ik ne Zvicer dhe bej protesten tende. Ne bejme sipas hallit qe kemi ne Shqiperi me bandat e Kerministrit qe ka cuar parate ne Aruba..dhe takohet me cuba..
      Si e ke hallin ti? Bej luften tende, po ke ca parime.
      Mos pengo tonen.
      Ne shyqyr qe popull nga Zvicra, Londra, Amerika, po na bashkohen,
      Ti kerkon zogj per te gjuajtur ne Zvicer.
      Merre ciften o motra, dhe o burra ne Zvicer,,

      Reply
  • Pelikani pretekst says:
    June 19, 2026 at 6:29 am

    E po jemi shqiptare ne “luzati”, qe kur vemi edhe per nje gje te thjeshte ne zyra, do ti fusim 10 mijshen policit per te kaluar perpara te tjereve …. Ndersa “Ana” eshte qelibar, se ka bere kurre. Koha do ta tregoje se cfare do ndodhe, edhe pse kam dyshim qe po pregatitet dicka e madhe.

    Reply
  • Na ruajt zoti says:
    June 19, 2026 at 6:48 am

    U bë edhe lajmi
    Qyrykët po kënaqen
    Rrnoftë aruba ku kokolepset leshi me qurrat e truve të gazetaruceve anonimë

    Reply
  • Pak nga të gjitha says:
    June 19, 2026 at 10:04 am

    Po hetimet dhe përgjimet i kanë bërë agjensitë e huaja SPAK ka 4 -5cvjet që e kanë leshuar si qeni kape mbaje dhe tani arriti të kapë a indetifikojë disa.po të kishte bashkëpunim të njohur do kishte dalë me kohë nga politika evropiane …
    Në europe i perdorin kto pastrime parash se.kurse në Shqipëri që ështe një thithse e vogël nuk bën. Pse mendoni se paret e trafikut zbardhen në Shqipëri qës’ka kapacitete të mjaftueshme dhe jo në vendet e BE që ka kapacitete të pafund thithje larje e tharje pa asnjë problem të dukshëm me dhe pa pjesmarrjen e politikës dhe pushtetit. Mirë grupet shqiptare po grupet e tjera ku i lajnë e pse si kapin…

    Reply
  • Thash_e_S'them-xhiU says:
    June 19, 2026 at 10:14 am

    Ekzotikut në Aruba/
    Pa’ maska na jan’ pa’/
    Plazhe, brigje me i nda/
    Para te pista me përla/
    Thue n’fantazi kem ra?/
    O asht rren me na nga?/
    Pshtjellim me na ba!/
    Se paraja asht para/
    I futet detit me e ca/
    …….

    Reply
  • Thash_e_S'them-xhiU says:
    June 19, 2026 at 10:15 am

    Ekzotikut në Aruba/
    Pa’ maska na jan’ pa’/
    Plazhe, brigje me i nda/
    Para te pista me përla/
    Thue n’fantazi kem ra?/
    O asht rren me na nga?/
    Pshtjellim me na ba!/
    Se paraja asht para/
    I futet detit me e ca/
    ……. …….

    Reply
  • ANA says:
    June 19, 2026 at 10:34 am

    Ditet e fundit shfaqet nje zonje qe komenton dhe rastesisht kemi te njejtin emer’ Ana’,por per mua qellimi i komenteve te mia nuk eshte sulmi personal ose mallkimet ndaj familjareve te politikaneve,por te shpreh mendimin si qytetare per sa me shqetesojne,prandaj ketej e tutje do ta shkruaj emrin me shkronja te medha shtypi per t’u distancuar,sepse nuk mund te ndryshoj emrin.Ju lutem,nese mundeni shfaqeni komentin tim

    Reply
  • Anonymous says:
    June 19, 2026 at 11:36 am

    Kjo ANA eshte nje nepunese apo funksionare ne adlinistraten e shtetit, por shqetesimi i saj se mos e ngaterrojne me dike tjeter me te njejtin emer tregon friken per vendin e punes apo ankthin qe perjeton administrata gjoja publike ( ne fakt partiake ) jo vetem per qendrimet, por edhe per mendimet e shprehura.
    Kjo eshte Demokratura jone.

    Reply
    • Aldrin says:
      June 19, 2026 at 2:13 pm

      E kane metode keta maskarenj kur dikush u bie hakut.
      Ashtu u detyrova te ndryshoj nikun dhe une.
      Njeri me kupton qe jam i njejti person

      Reply
  • Tirana says:
    June 19, 2026 at 11:49 am

    Port’hale.

    Reply
  • Toni says:
    June 19, 2026 at 12:27 pm

    Rama i ka mashtru te gjithe shqiptaret qe kane ba leke jashte,ju ka mbushe mendjen qe te vine te investojne ne Shqipni se e ka dite qe do te sekuestroheshi.Metode e anti mafias Italiane.

    Reply
  • ANA says:
    June 19, 2026 at 1:16 pm

    Jo,jam nje qytetare e thjeshte qe mbeshtet drejtesine dhe disa deshen te rendojne zerin tim me urrejtje.Komenti im i fundit si’ Ana’ gjendet ne artikullin e zonjes Aleksi.

    Reply
  • Tártari says:
    June 19, 2026 at 2:17 pm

    Dy fjale per Sazanin! Mendimi im si qytetar I thjeshte eshte ky: Ishulli Sazanit eshte e do te mbetet toke shqiptare. Ai ishull, ose do te jete nje fortese ushtarake e luftes se ftohte siç ka qene, kyç per detin adriatik dhe me gjere, ose do te vitalizohet ne favor te ekonomise shqiptare, rruge tjeter nuk shoh. Nese ne kete ishull, do te investoje nje bisnesmen perndimor , me i pranueshem do te ishte nje amerikan si pjese e aleatit tone strategjik Amerikes, pavarsisht eshte i djathte apo i majte. Nje gje eshte e qarte, Sazani nuk mund te merret “ne krah” te çohet ne Amerike! Ndersa per Zvernecin, kurre dhe askujt, nuk duhet t’i shitet toka e Shqiperise! Te vitalizohet ajo zone, si toke shqiptare me qera, per nje afat te caktuar!

    Reply
    • Diell dhe Det says:
      June 19, 2026 at 2:31 pm

      Djalli fshihet perseri ne Detaje.
      Nuk ka “Vitalizim” per Sazanin dhe per cdo ishull tjeter.
      Ishulli nuk duhet te preket ne asnje menyre nga keta maskarenj qe vetem e kane shkaterruar Shqiperine.
      Patjeter qe duhet te mbetet Objekt Strategjik per Mbrojtjen Shqiptare,
      Dhe, para se te arrihet te “Vitalizimi”, duhet te kalojme njehere te Ringritja e Ushtrise.
      Jemi pa Flotije dhe pa vije Detare
      Kete po insiston Rama.
      Shitjen e Sazanit si pjese e Paktit Detar me Greqine.
      Nuk e kuptoni Akoma?
      Gjeja e Pare qe duhet te kerkoje Protesta eshte Ndalimi I shitjes se Detit me Greqine.
      Aty fillon gjithcka..dhe Sazani dhe Zverneci
      Protesta duhet ti thote Rames qe eshte i pushuar nga Puna
      Populli Shqiptar e ka pushuar Ramen nga Puna
      Punon Ai per Ne, jo ne per ate dhe maskarenjte e tij.
      Ndal Shitjen e Shqiperise
      Poshte tradhetaret e Kombit, Rama Berisha dhe maskarenjte qe e ndjekin pas.

      Reply
  • drejtesi e munguar says:
    June 19, 2026 at 2:43 pm

    Shume zhurme dhe asgje ne torbe.Grupet “mafioze” jane pa fund ne gjithe boten.Edhe tanet nuk mbeten pas.Te gjithe pushtetaret qe merren me politike me se pasurohen?Pasurimi i tyre vjen ne shumice nga korupsioni,duke pervetesuar parat e taksapaguesve ose bashkepunimi me rrjetet e prostucionit a tregetimi i drogerave.Parat e fituar investohen ne vende te ndryshme si investime nga jashte.Cfar ishte Shoqeria Shqipnja e naftes ne kohen e luftrave ne ish Jugosllavi?Cfar ishte oazi i droges ne Lazarat me bekimin e qeverise te kohes?Te tilla ka te “hapura” si keto por edhe te mbyllura.Pjesemarrja ne keto rruge kerkon fshehtesi,pra kerkon te dish te fshehesh ndryse mos e bej.Asnje politikan nuk del per IDEALIZEM,kush mendon ndryshe nuk e njeh kete bote te piste.Mos haroni se kush kerkon ti kundervihet te tillave gjendet ne syrin e ciklonit,jo nga mafiozet por nga drejtuesit e vet idealistit.Ky eshte sistemi.

    Reply
  • demo says:
    June 19, 2026 at 5:37 pm

    Droga eshte e mire per te zhvilluar Shqiperine
    Korrupsioni eshte i mire per te formuar Oligarkine
    Strartegjiket jane te mire per te perzene Popullsine,.
    Betonizimi eshte i mire per te shkretuar Shqiperine.
    Nafta eshte pa vlere,se ka shume ere
    Nafta me mazut vijne era mut
    Me i zi se nafta,me sterre se Mazuti
    Eshte Edi Ramas,nje cisterne muti.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    June 20, 2026 at 6:17 am

    Ashtu sic shkaterruat Shqiperine nga veprat komuniste staliniano enveriste, ashtu shkaterroi edhe keto qe Jane rritur deri tani, si veprat Ramiste. ASNJE investim Ne Shqiperi as nga te huajt, as nga oligarket qe pastrojne paret e pista TE Droges. Shqiperia kurre ne Europe, sepse shqiptaret Kane zaptuar e zoterojne rruge e Droges se Europe’s, bejne ligjin ne porte kryesor te Europe’s, dhe pastrojne parate Ne lavatrice shqiptare. Shqiperia duhet te kthehet ne mesjete, sepse vetem keshtu rruhet virgjer ia e natyres. Shqiperia nuk duhet te kete investimeve zhvillimit, vetem Europa, dmth, Gruaqire, Serbia, e te tjeret. Sa me poshte Shqiperia AQ me te lumtur Ne shqiptaret. Te na rrojne baret e kafenete. Pune? Vetem sklleverit dhe bujkroberit punojne.

    Reply
  • Km says:
    June 20, 2026 at 6:18 am

    Kujdes organet, o Perci.

    Reply
  • CiuCiu says:
    June 23, 2026 at 11:37 pm

    Sa vlonjate ka pasur me post prane KM?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe
  • Si u mor peng Nertil Buzi në Londër, torturat me pinca dhe detajet e operacionit të shpëtimit
  • “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  • Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
  • Furgoni përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, një i vrarë dhe 16 të plagosur

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Jeta sipas një 103 vjeçareje
  2. Replikuesi on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. Phoenix on Kapni çfarë të mundni?
  4. Phoenix on Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore publikon modelet e reja
  5. Ilir Troplini on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?