Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese ultimatum politikës: Brenda një viti të garantohet vota për emigrantët!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Gjykata Kushtetuese ultimatum politikës: Brenda një viti të garantohet vota për emigrantët!
Kryesore

Gjykata Kushtetuese ultimatum politikës: Brenda një viti të garantohet vota për emigrantët!

Published: December 9, 2022
Shpërndaje

E drejta e emigrantëve për të votuar u shkel në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ndaj politika duhet të garantojë ndryshimet ligjore për ta bërë këtë gjë të mundur brenda  një viti. Urdhri vjen për politikën nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’.

Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe kërkon që Kuvendi brenda një viti të bëjë gati hapësirën ligjore që të votojnë emigrantët.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

- Publicitet -

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “ Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021. Deklarimi i Urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash ,

VENDOSI:

1.     Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

2.     Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.

3.     Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

4.     Pushimin e gjykimit lidhur me Urdhrin nr. 219, datë 19.04.2021 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • kete kisha une. says:
    December 9, 2022 at 9:25 pm

    Keto shoqatat neper bote qe ju i quani te tilla jane monopol i korrupsionit gjithandej dhe une s’e kuptoj ku gjendet kjo shoqate per diasporen? Kam 30 vjet i larguar dhe nuk di se ku ndodhet te marre dhe une pjese. Me kujtohet kur rahmet pasti persegjalli Sali berisha isht ne fuqi per here te dyte, kishte ngritur dege te partise neper qytete te Europes, ziheshin me njeri tjetrin sa ne fund shkaterronin dhe zyrat e pd-se , vidhni dhe aparatet e gjitheçka dhe iknin. Edhe keto shoqata keshtu jane. Por gjykata kushtetuese te beje detyren nje here per shqiptaret brenda Shqiperise eshte kthyer ne vegel te Ilir Metes e sali berishes. Akoma nuk u ngopet? Hengert nje Shqiperi te tere.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 10, 2022 at 7:49 am

    GJK(E Sb & Im) me në kryetare V.Tushën tej afateve ligjore kërkon që POLITIKA TË LEJOI VOTIMIN E EMIGRANTËVE BRËNDA NJË VITI.Dhe nuk thot prerë..Në zgjedhjet e 2025.
    -Emigrantët kush ka dashur ka votuar në Shqipëri ku kan emrin në gjendjen civile.Pasi votimi nuk është detyrim në demokraci,Por detyrim moral.Ai që pretendon që të mos votoi..për arsye të ndryshme nuk e don Shtetin por anarkisë.Dhe kur Hajduti kur ti vjedh banesën,Para,Fëmijën..të mos kërkoi ndihmën e Policisë së Shtetit.
    -GjK duhet të cilësoi që votimet e emigrantëve të bëhen në vëndin,Shtetin ku punojnë në AMBASADA ose me POSTË dhe që duhet të ken adresë të saktë në Shtetin përkatës.Kjo i detyron Partit zbatojnë sezbën ligjin dhe jo Maliqin.
    -Ky vendim i GJK nuk pranohet nga NON GRATA deri sa të jetë në OPOZITË.Pasi në pushtet nuk vjen kurrë.Gozhdën Amerikane do e ket të ngulur përjetësisht familjarisht dhe me Hale-Atët.

    Reply
  • Shenjtori Vladimir Putin says:
    December 10, 2022 at 10:43 am

    Cirk ne CIRKO-KOLONI.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?