Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese vendos që përgjimet e ‘SkyEcc’ të përdoren si provë në proceset gjyqësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata Kushtetuese vendos që përgjimet e ‘SkyEcc’ të përdoren si provë në proceset gjyqësore
KronikeLajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese vendos që përgjimet e ‘SkyEcc’ të përdoren si provë në proceset gjyqësore

Published: December 30, 2024
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të hënë njëzëri që të rrëzojë kërkesat e biznesmenit Pëllumb Gjoka për të shpallur si të papajtueshme me Kushtetutën disa vendime të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurimit ndaj tij “arrest me burg”.

Biznesmeni Gjoka, i angazhuar më herët në lojërat e fatit, për më shumë se 3 vite me statusin e investitorit strategjik në turizëm, u arrestua një vit e gjysmë më parë në kuadër të Operacionit “Metamorfoza”, së bashku me ish drejtuesin e prokurorisë së Kukësit dhe ish drejtuesin e Forcës Operacionale të Policisë.

Ai dyshohet për vrasje për maramendim, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal. Gjoka dyshohet se është përdorues i aplikacionit të koduar SkyECC, dhe arrestimi i tij erdhi pasi agjencitë europiane deshifruan komunikimet përmes telefonave të koduar midis personave të botës së krimit dhe ia përcollën ato Prokurorisë së Posaçme.

- Publicitet -

Disa muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme i sekuestroi atij afro 40 hektarë pyje në zonën e Velipojës.

Biznesmeni Gjoka e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese si të paligjshëm arrestin e tij me burg bazuar në prova të siguruara nga SkyECC, por kërkesa e tij u rrëzua sot unanimisht nga kjo Gjykatë.

Bazuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetueses, sistemi i drejtësisë në Shqipëri do të pranojë dhe do të përdorë si prova në proceset gjyqësore të dhënat e nxjerra nga SkyECC, si një procedurë tashmë në përputhje me Kushtetutën dhe me standartet ndërkombëtare.

Pasi ky sistem i koduar i SkyECC u zbërthye, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur nëntë grupe të fuqishme kriminale, ka arrestuar një numër të konsiderueshëm të dyshuar për veprimtari kriminale, si dhe ka ndriçuar ngjarje të rënda kriminale përgjatë shumë viteve.

Prandaj, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka një ndikim të gjerë dhe thelbësor në luftën e SPAK-ut kundër krimit të organizuar.

Marrë nga VOA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Patriot says:
    December 31, 2024 at 2:11 pm

    Ylli I LSI do ta ankimoje vendimin sepse ai si njeri I diture I ish- drejtesise se kalbure eshte kundra. Ai nuk pushoi ne cdo palo television duke bere propogande kundra. Te gjithe keta qe po I mbarojne leket e vjedhura nuk pushojne kundra drejtesi. Por me te keqije jane TV qe e ftojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?