Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve
AktualitetKronike

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve

Published: April 15, 2026
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të mërkurë, më 15 prill, vendimin që pranoi pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagave të tyre.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi më 17 shkurt që paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet, por ia la si detyrë Kuvendit të bëjë ndryshimet ligjore.

Ndërsa sot ka publikuar argumentet e plota të marrjes së këtij vendimi i marrë me një dakordësi 7-1, ku i vetmi që ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve ka qenë Gent Ibrahimi. Kuvendi do duhet të miratojë ndryshimet ligjore brenda korrikut të këtij viti.

- Publicitet -

“Gjykata vlerëson se i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, që të shmangë uljen e fshehur dhe ta përshtasë pagën e magjistratëve në raport të drejtë me rritjet e tjera dhe detyrën e funksionin, gjë e cila duhet të realizohet brenda datës 31.07.2026. Kuvendi mund të zgjedhë të përshtasë formulën e re në mënyrë që të riparojë uljen e fshehtë ose duke iu referuar ndryshimit që pësoi kategoria e nëpunësve civilë në të cilët referonte formula e vjetër ose ndryshimit që pësoi paga e Presidentit, ose çdo zgjidhjeje tjetër të krahasueshme me ndryshimet e kategoritë e mësipërme dhe brenda limiteve të tyre, gjithnjë në respektim të garancive të nenit 138 të Kushtetutës, duke mbajtur në vëmendje edhe faktin që inflacioni dhe situata ekonomike kanë efekt të njëjtë mbi të gjitha kategoritë e punonjësve, pavarësisht detyrës dhe funksionit që kryejnë.”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se debati për çështjen u “ndez” sidomos pasi dy shoqata gjyqtarësh kërkuan rritje të pagave. Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër duke thënë se pagat e tyre janë më të larta se të gjyqtarëve në Greqi dhe dyfish më tepër se ata në rajon. Madje, kreu i qeverisë e tha me bindje se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të rriten për sa kohë ai të jetë kryeministër.

Nga ana tjetër, gjyqtarët kërkuan që pagat e tyre të indeksohen automatikisht sa herë rriten pagat në sektorë të tjerë shtetërorë, duke e konsideruar këtë si garanci kushtetuese të pavarësisë së gjyqësorit.

Deklaratave të Ramës u janë përgjigjur duke theksuar se “po linçohen publikisht”. Qëndrimi i kreut të ekzekutivit nxiti një reagim edhe të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e cila foli për një fushatë të qëllimshme presioni publik dhe politik ndaj një procesi që aktualisht ndodhet në shqyrtim në Kushtetuese.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aldrin says:
    April 15, 2026 at 1:44 pm

    Futjani me top, bejini pagat si te doni, dhe, mos beni asnje pune te ndershme per interes te popullit.
    Populli ju paguan, atij futjani sa me shume

    Reply
  • Bosi says:
    April 18, 2026 at 2:22 pm

    Jo gjygjtaret e meritojn rrogat sa më të majme se ato po marrin në qaf shum njerzit duke tjetersuar qeshtjen në këmbim të shumave të majme parash
    Mejau rritë nga 10000 dhetmij në muaj zanatin nuk e ndryshojnë duke marr pare në ndryshime te vendim marrjeve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?