Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata lë në burg 40-vjeçarin që plagosi pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij: Më pushoi nga puna e më provokonte!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata lë në burg 40-vjeçarin që plagosi pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij: Më pushoi nga puna e më provokonte!
AktualitetKronike

Gjykata lë në burg 40-vjeçarin që plagosi pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij: Më pushoi nga puna e më provokonte!

Published: April 6, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Tiranës ka lënë në paraburgim 40-vjeçarin Altin Mergjyshi, që akuzohet për plagosjen e trefishtë në fillimjavë, në një lokal në zonën e Laprakës, i marrë me qira nga ish-pronari i tij italian. I dyshuari nuk ka folur shumë në gjykatë, duke shprehur pendesë dhe deklaruar se nuk kishte për qëllim që të lëndonte njeri, por është provokuar teksa kërkonte paratë për shërbimet e kryera ndaj italianit. Prokuroria kërkoi “arrest me burg”, që u pranua në fund të seancës me dyer të mbyllura. Sipas akteve të dosjes penale, 40-vjeçari goditi me thikë Viktor Rrapollarin, 64 vjeç, që e plagosi rëndë, vajzën e tij, Roxhersa Rrapollari, 40 vjeçe, që mori dëmtime në dorë dhe bashkëshortin  e saj Massimo Sorvillo, 47 vjeç, shtetas italian, që u godit në kraharor.

Ky i fundit ka një kompani në fushën e bulmeteve dhe produkteve shtazore, në të cilën ka qenë i punësuar edhe 40-vjeçari Mergjyshi. Shkak për sulmin është bërë shkarkimi nga puna, por edhe mospagesa e italianit për disa nga pajisjet që autori i dyshuar i kishte siguruar pronarit të tij. Në dëshminë e dhënë para policisë, Elton Mergjyshi i njohur ndryshe me emrin Altin Merxhushi (Deda), u shpreh se e ka ndihmuar italianin Massimo Sorvillo për ngritjen e punishtes së bulmetrave, që e kishte hapur së fundmi. Sipas tij, kishte shkuar disa herë edhe në Itali për t’i blerë dhe sjell pajisje për punën dhe për këto nuk ka marrë pagesa, pasi është hequr nga puna. Italiani dëshmoi se shkarkimi ka ardhur sepse nuk i pëlqente puna që Mergjyshi bënte.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?