Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata lë në paraburgim spiunen ruse, avokati: Ka kaluar afati, po shkelet ligji
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata lë në paraburgim spiunen ruse, avokati: Ka kaluar afati, po shkelet ligji
KronikeKryesore

Gjykata lë në paraburgim spiunen ruse, avokati: Ka kaluar afati, po shkelet ligji

Published: February 24, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse, Svetlana Timofeeva.

Ky vendim është kundërshtuar nga avokati i saj Sajmir Vishaj, sipas të cilit, është e papranueshme dhe tërësisht në shkelje ligji që tre shtetas të huaj të mbahen përtej afateve.

“Afati i paraburgimit të Timofeevës ka skaduar në 20 shkurt. Kishim bërë kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit ndërkohë jashtë afateve Prokuroria kërkoi zgjatje afati. Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e Gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë as kjo nuk u mor parasysh. Është e papranueshme”, tha avokati Sajmir Vishaj.

- Publicitet -

Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar gushtin e vitit të kaluar, pasi tentuan të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Nga një kërkim në rrjet, Svetlana rezulton se prezantohet si fotografe dhe blogere, me pseudonimin Lana Sator.

Fotografitë e saj janë publikuar në media të ndryshme ndërkombëtare, si CNN dhe Daily Mail.

Dhjetë vite më parë ajo udhëtonte në Rusi dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për të fotografuar bazat ushtarake të braktisura. Ndërsa në vitin 2019, fotografitë e realizuara prej saj në Katedralen e Notre Damme në Paris pas djegies u publikuan edhe në CNN.

Timofeeva u arrestua bashkë me rusin 24-vjeçar, Mikhail Zorin, dhe një shtetas me pasaportë ukrainase, të identifikuar si F.A, 25 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka edhe llogarinë në Instagram “cyanidium”, ku janë publikuar foto nga Shqipëria gjatë ditëve të fundit, me makinën Chevrolet me të cilën u arrestua, por edhe nga baza të tjera ushtarake në Shqipëri, ku ai mendohet të jetë futur disa vite më parë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës

Komentet e Fundit

  1. . on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  2. Emigranti on Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  3. Genti on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  4. Erma on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  5. demo on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?