Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA
AktualitetBote

Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Published: March 26, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet menjëherë në Shtetet e Bashkuara lidhur me akuzat për spiunazh. Vendimi paraqet një fitore të pjesshme për themeluesin e Wikileaks. Dy gjyqtarët e kësaj gjykate thanë se atij do t’i lejohej një tjetër proces apeli kundër ekstradimit nëse nuk jepeshin garanci nga Shtetet e Bashkuara se ai nuk do të përballet me dënim me vdekje.

Vendimi nënkupton se beteja e tij ligjore, thuajse 10 vjeçare, do të vazhdojë dhe se zoti Assange do të vazhdojë të mbetet në burgun e sigurisë së lartë të Londrës “Belmarsh”, ku po mbahet prej 5 vjetësh.

Prokurorët amerikanë synojnë që 52 vjeçari Assange të gjykohet për 18 akuza, të mbështetura tek Akti i Spiunazhit, lidhur me publikimin e dokumenteve sekrete diplomatike dhe të ushtrisë amerikane, në faqen e tij të internetit, Wikileaks.

- Publicitet -

Në shkurt, avokatët e zotit Assange siguruan të drejtën për të apeluar urdhrin e ekstradimit të miratuar nga qeveria britanike, nën argumentin se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Gjykata u ka kërkuar autoriteteve amerikane të japin “garanci të pranueshme” se zoti Assange do të ketë mundësi të mbrohet bazuar në Amendamentin e Parë të Kushtetutës Amerikane, që garanton lirinë e shprehjes dhe të shtypit dhe se ndaj tij nuk do të kërkohet dënimi me vdekje.

Nëse nuk jepen këto garanci, atëherë zotit Assange do t’i mundësohej e drejta e apelit. Një seancë tjetër dëgjimore është caktuar të mbahet në 20 maj.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se zoti Assange nuk do të përballet me dënim kapital, por gjyqtarët britanikë shprehen në vendimin e së martës se “ në garancitë aktuale nuk përjashtohet qartësisht dënimi me vdekje”.

Shtetet e Bashkuara argumentojnë se publikimi i të dhënave nga Wikiliekas vuri në rrezik jetën e agjentëve amerikane dhe se nuk ka justifikim për këtë vepër penale.

Mbështetësit e zotit Assange e shohin atë si një hero i cili po hetohet, pavarësisht se është gazetar, pasi zbuloi abuzimet e qeverisë amerikane.Qeveria amerikane thotë se veprimet e tij shkojnë përtej detyrës së gazetarit dhe ai akuzohet se ka “botuar me vetëdije” emra agjentësh dhe jo pikëpamjet e tij politike.

Prokurorët amerikanë thonë se zoti Assange ndihmoi analisten e inteligjencës së ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake lidhur me luftërat në Irak e Afganistan.

Avokatët e tij thonë se ai mund të përballet me 175 vjet burg nëse gjendet fajtor, megjithëse autoritetet amerikane kanë thënë se dënimi ka të ngjarë të jetë shumë më i shkurtër se kaq.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?