Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqi i Historisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Gjyqi i Historisë
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Gjyqi i Historisë

Published: September 15, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Procesi nxjerr në pah asimetrinë e thellë, të goditjes së krerëve të rezistencës përballë unifikimit të krimeve të makinerisë shtetërore serbe që mbetën pa ndëshkim. Gjykata hibride është në sprovën e fundit të legjitimitetit por rasti është edhe një tjetër leksion Prishtinë-Tiranë mbi prijësit e shantazhueshëm dhe sovranitetin e shkëmbyer

Gjyqi i drejtuesve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Hagës është një nga proceset më me peshë juridike, politike dhe historike për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

- Publicitet -

Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare penale, rasti është tepër kompleks pasi përballet me interpretimin e strukturës së një force guerile. Nga njëra anë, Prokuroria përpiqet të provojë ekzistencën e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe një strukture piramidale me kontroll efektiv nga Shtabi i Përgjithshëm. Nga ana tjetër, Mbrojtja dhe dëshmi të shumta ndërkombëtare argumentojnë se UÇK-ja ishte një lëvizje e decentralizuar kryengritëse, ku pushteti dhe vendimmarrja reale ishin të fragmentuara te komandantët e zonave operative.

Përtej prapaskenave dhe kalkulimeve gjeopolitike që shoqërojnë procese të këtij kalibri – (drejtësia ndërkombëtare rrallëherë operon në një vakum të shkëputur nga interesat politike të fuqive që e konceptojnë atë) – mënyra se si trupi gjykues do ta zbatojë konceptin e përgjegjësisë komanduese për një forcë të tillë jo-konvencionale do të përbëjë precedent për jurisprudencën globale.

Në rrafshin publik dhe historik, ky proces përjetohet me një ndjeshmëri të lartë. Ndonëse formalisht në gjyq janë katër individë dhe jo ushtria apo lufta e Kosovës, për opinionin publik shqiptar është e vështirë ta shkëpusë figurën e drejtuesve kryesorë nga vetë karakteri çlirimtar i UÇK-së. Ekziston një ndjesi e fortë asimetrie, ku drejtuesit e një lëvizjeje që luftoi kundër një regjimi shtetëror shtypës përballen me akuza me peshë të rëndë, ndërkohë që shumë nga përgjegjësit e krimeve masive të makinerisë shtetërore serbe të viteve ’90 i shpëtuan drejtësisë.

Vendimi përfundimtar, qoftë dënim apo pafajësi, do të ketë valëgoditje të gjata.

Një vendim pafajësie do të rikonfirmonte legjitimitetin e udhëheqjes politike e ushtarake të luftës dhe do të ngrinte pikëpyetje mbi vetë funksionimin e kësaj gjykate hibride. Krerët e UÇK mund të dënohen nesër edhe sepse, vetë struktura e gjykatës përballet me një paradoks eksistencial. Pra për të arsyetuar krijimin, zgjatjen dhe kostot e larta të saj, ajo ka nevojë për një rezultat që konfirmon tezën se Thaçi e të tjerët kryen krime lufte, pasi një pafajësi e plotë do të shtronte pyetjen e pashmangshme mbi nevojën e vetë ekzistencës së këtij mekanizmi

Në anën tjetër, një vendim dënues do të shfrytëzohet politikisht nga Serbia për të barazpeshuar peshën e krimeve të luftës.

Kështu drejtësia tranzicionale përplaset drejtpërdrejt me historinë. Kufiri mes përgjegjësisë individuale penale dhe kujtesës kolektive për një luftë çlirimtare mbetet tejet i brishtë.

Ekziston gjithashtu një dimension i brendshëm sovraniteti që nuk mund të shmanget. Kjo është brishtësia e udhëheqjeve politike shqiptare përballë trysnisë ndërkombëtare. Kur elitave drejtuese u mungon integriteti i papërlyer moral dhe konsolidimi etik, hapësira e tyre e manovrimit ngushtohet ndjeshëm, duke i bërë ato të cenueshme ndaj shantazhit diplomatik. Në këtë gjendje dobësie, liderët në Prishtinë pranuan krijimin e një strukture paradoksale juridike që mban emrin e Kosovës por vepron jashtë saj.

Ashtu edhe në Tiranë, timonierët prej dekadash sovranitetin dhe interesin kombëtar, i kanë shndërruar jo njëherë në monedhë shkëmbimi për mbijetesë politike. Kësisoj, vendimet me peshë nuk burojnë më nga vizioni shtetformues, por nga kompromiset e detyruara të pushtetarëve të kushtëzuar nga mëkatet e tyre.

Shkrimi i plotë i kryeredaktorit mund të lexohet në versionin print të gazetës DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
30 Comments
  • demo says:
    September 15, 2026 at 8:27 pm

    Gjykimi i Clirimtareve te Kosoves eshte vija kuqe,qe ndan tradhetaret nga Atdhetareet.Helmi qe hedh ne Portale kunderr Krereve te UCK ne Hage Zace Islami, e ben kete bashkepunetor e bashkepushtues serb,edhe me te zi se Vucici,.Qellimi eshte te perdhose luften heroike te Kosoves martyre,,Te fuse percarjen mes popullit te Kosoves,qe ka 2 vjet kjo percarje po e le pa President e pa qeveri e pa Shtet.
    Kosove,E vuajtur,e Sakrifikuar gjithe jeten,.Perzerini mynafiket nga Shqipria.Mos i lejoni te futen ne Kosove,se kane 7 shkje ne barkut!

    Reply
  • KADIU FAJSON KADIU DËNON says:
    September 15, 2026 at 9:17 pm

    Pas legalizimit të pluralizmit në YU të gjitha subjektet federale punuan në forcimin e institucioneve të tyre nga friga e hegjemonisë serbe deri sa në Kosovë paralel Serbisë edhe Rugova Surroi Islami që popullit në fillim i premtuan ndërhyrje të afërt dhe të fortë pere ndimore punuan në të njejtin linje në frikësimin dhe shantazhimin e popullatës ku me kohë Serbija instaloi aparthedin ringjalljen e politikave koloniale masive dhe në të njejtën largimet masive të shqiptarëve
    Krejt kjo kriji presedan që fati i Kosovës të vendoset nga jashtë si dhe krijimi i aferave gjyqeve gjykatave…dhe në vend se të zbatohej fjala latine se ata që i nënshtrohen dhunës janë po ashtu fajtorë filluan që në ditet e para të pas luftës sistematikisht të përndndiqën denohën vriten -janë vra dhe plagos mbi 200 luftëtar të UÇK-

    Reply
  • ANA says:
    September 15, 2026 at 9:51 pm

    Ne te vertete,po te shqyrtojme historine tone,do veme re se paaftesia profesionale,mungesa e vetebesimit,renia morale,lakmia per pasuri te pajustifikueshme,si dhe nenshtrimi dhe qendrimi servil apo frikacak i udheheqesve tane ndaj te huajve,kane sjelle katastrofa te medha dhe copetimin e vendit;qe per fat te keq,kjo sjellje vazhdon dhe ne kohet moderne dhe pasojat dihen.Nje aspekt i kesaj dobesie te politikaneve tane qe e shfrytezuan te huajt eshte dhe kjo gjykate;dhe nje vendim negativ i saj do te shfrytezohej nga Serbia dhe qarqet armiqesore.Por,duke ndjekur kete proces-nga ndalimi deri ne perfundimin e gjyqit-edhe dikush qe se ka idene kupton se keta kater burra jane te pafajshem;u detyruan te mbronin vendin dhe popullin e tyre nga shfarosja.Ne fund te fundit,Kosova jetonte nen pushtim dhe nje perplasje me pushtuesit heret a vone ishte e pashmangshme;askush nuk mund te jetoje pergjithmone nen zgjedhe dhe pa liri.Prandaj,nese kjo gjykate deshiron te mbetet perendimore-dhe nuk do te rreshqase drejt praktikave te vendeve si Rusia,neser duhet t’i ktheje te lire ne gjirin e shoqerise dhe te familjeve qe te vazhdojne jeten e tyre,dhe besoj se pikerisht kjo do te ndodhe.Per drejtesi nuk mund te flasim kur nje gjykate mban kater persona ne paraburgim per gjashte vjet si qellim ne vetvete,duke tejkaluar cdo kufi te lejueshem te privimit nga liria.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    September 16, 2026 at 4:33 am

    Pjesa e fundit e shkrimit tuaj.i nderuari kryeredaktor i thotë të gjitha.
    Thaci me shokë u korruptuan pas luftës dhe kur korruptohesh të vijn te kapin për veshi më të mëdhenjtë e duhet të bësh cfarë të thonë.

    Edhe në Shqiperi hajduti i madh i Shurrelit aktualisht po shet vendin që te shpetoje menderen e nxirë nga vjedhjet

    Reply
  • agroni prishtin says:
    September 16, 2026 at 5:24 am

    Analize me vend. Asimetria eshte e padiskutueshme. Si mund te gjykohen kreret e rezistences ndersa kriminelet serbe qe kryen masakra shteterore shetisin te lire? Gjykata hibride eshte bere mjet per te barazuar viktimen me agresorin

    Reply
  • Kastriot says:
    September 16, 2026 at 5:25 am

    Pikeraisht te paragrafi i fundit qendron e verteta me e hidhur. Pushtetaret tane, si ne Tirane ashtu edhe ne Prishtine, pranojne gjithcka se jane te shantazhueshem. Kur je i zhytur ne korrupsion, e shet sovranitetin vetem te ruash karrigen.

    Reply
  • prehistoriku says:
    September 16, 2026 at 5:26 am

    UÇK-ja ishte levizje guerile popullore dhe nuk kishte strukture ushtarake klasike me urdhra piramidale. Prokuroria ne Hage po perpiqet te shpërbëj nje histori qe e di gjithe bota. Dite te zeza jetojm

    Reply
  • Durrsak says:
    September 16, 2026 at 5:26 am

    Analize shume e thelle e Adrian Thanos. Mbi te gjitha bie ne sy leksioni mbi dinjitetin kombetar. Kur nuk ke moral, nuk mbron dot as historine e popullit tend para te tjereve.

    Reply
  • peja says:
    September 16, 2026 at 5:27 am

    Politikanet qe e votuan kete gjykate ne Prishtine menduan te shpetonin veten per momentin, por ne fakt i dhane nje goditje te rende shtetit te Kosoves. Verdikti do te kete pasoja te medha per te ardhmen tone.

    Reply
  • Phoenix says:
    September 16, 2026 at 5:28 am

    Drejtesia ndertkombetare ka dhiptuar shpesh se perdor standarde te dyfishta. Serbit i falen krimet e luftes, ndersa shqiptarit i kerkohet llogari pse u mbrojt ne shtepin e vet. Turpi Zotit

    Reply
  • nje shqiptar says:
    September 16, 2026 at 5:29 am

    Nuk mund te kete pajtim pa drejtesi te vertete. Kjo gjykate qe vepron jashte Kosoves mbetet nje paradoks i madh. Mbase s ishte sot dita dhur por artikulli godet aty ku dhemb me shume, shantazhimi i politikanit t kapur. Po t mos kish korrupsion pas lufte kërrkush nuk i detyronte dot me votu ate gjykat.
    Albini e tha dhe i doli fjala: Aty do perfundoni ju qe po e votoni

    Reply
  • God bless America says:
    September 16, 2026 at 6:24 am

    Po me zhgenjen o Thano…vertete nuk e di arsyen e mbylljes ne burg te atyre krereve te UCK apo ben sikur?
    Thacin me shoke atje ne Hage i mba mbyllur SHBA ose ndryshe Aleati Strategjik.
    Sepse sipas vullnetit politik te Aleatit, UCK duhet mbajtur larg politikes e njerezit qe vijne prej saj larg nga pushteti.
    NJE FAKT – A nuk e dergonin ne Hage ate Hradinajn sa here qe i afrohej kryeministrise?
    Eshte pazar politik ky, per ti bere qoke Serbise. Nga ai pra direkt, Aleati Strategjik (e kush tjeter ka tager ti mbante te burgosur ne Hage ata ish-UCK pervec atij Aleati? – vetem kjo duhet te shkoje nder mend)
    UCK ka marre Karton te Kuq nga Aleati Strategjik dhe eshte nxjerre prej tij nga loja politike, pike.
    Kush nuk e kupton akoma kete nga ata te UCK e ka vendin ne Hage perbri Thacit me shoke, dy pika ..

    Reply
  • K R says:
    September 16, 2026 at 6:51 am

    Ka than Rami Shurreli qe ka fol me shokun Trump dhe me Bordin e Shpaqes qe do ti lirojn.

    Ja te shofim sa i del sot llafi.

    Reply
  • L.H says:
    September 16, 2026 at 7:43 am

    Analize reale e vonuar shkruajtur me doreza!
    Ne gjuhen SHQIPE nga nje informacion i LIRE,i PA VARUR dhe PROFESIONIST hyrja dalla konkluzioni do te ish:
    Kosovar dhe kosovaret Ka gati vetem SHEKULLI protettorato ku vestire te dallosh shumicen e kosovareve nga ‘koqevaret,UDB-ashet e Ibrahimovic at jugosllavet!
    Ish ShQIperija 36 Vjet pa’ shtet…KOLONI me ne krye QIverri KKKK..Kujslinge,KOLOBORACIONISTE,antishqiptare ORGJI si asnjehere ne Histori….dhe tragjikisht askush nuk flet’ as leh e Pellet se rrenjet e kesaj TRAGJEDI..Kane qene dhe jane ne A. MER. I. QI !

    Reply
  • Teuta says:
    September 16, 2026 at 8:15 am

    Na rrëfen per shpikjen e shtëpisë se verdhe, e bene kete shpikje fantazme ne territorin e shtetit shqiptar. Lulëzim Basha dhe Argita Berisha ishin mbështetësit e punonjësve rusosllav te UNMIKut dhe shoqëronin ata ne territorin e shtetit shqiptar derisa kryen kete shpikje. Po Tirana zyrtare perse e mundësoj kete mashtrim?!
    Perse nuk e theksoni kete qe ishte pikënisje e Raportit te mashtruesit famkeq Dik Martit?
    Perse e beri kete Tirana zyrtare?!

    Reply
    • Ylli says:
      September 16, 2026 at 10:27 am

      Pyet Ramen, perse nuk dënuar Lul Bashen per kontributin e tij ne shpikjen e shtëpisë se verdhë?

      Reply
  • Liria says:
    September 16, 2026 at 8:17 am

    Si na e shpike “shtetin e verdh”, O nàna Shqiperi?

    Reply
    • Vetoni says:
      September 16, 2026 at 10:31 am

      “Shtepine e verdhe” e shpiku Saleh Berisha, Agita Saleh Berisha dhe Lulëzim Basha.

      Reply
  • Liria ka emer uck says:
    September 16, 2026 at 8:40 am

    Me pak fjale kryeredaktori i gazetes dita,na shkruan,vete e kan fajin

    Reply
    • prehistoriku says:
      September 16, 2026 at 10:07 am

      E verteta ajo esht
      E hidhur por ajo esht
      Ia ben varrin vetes me ate gjykat

      Reply
  • demo says:
    September 16, 2026 at 9:50 am

    Keni llogaritur shpenzimet e qeverrise se Kosoves per Clirimtaret ne Hage.Edhe thesari i Botes shqiptare nuk eshte shume per Clirimtaret e Kosoves.Ajo shifer per 40 miljon dollare eshte me pak se mori turku ne porten e Tunelit te Llogarase me nje dore,,pa e bere bismilah.A futi doren Edi Rama ne thesarin e pirateve per te paguar avokatet e heronjve te Kosoves,ashtu si nxorri 5 miljon dollare per nje cope jevgjit Amerike?Pastaj le te qaje me lot krokodili,se Ay i dergoi ne gijotinen e Hages.

    Reply
  • keqardhje pa lot says:
    September 16, 2026 at 10:32 am

    Eshte e qarte: bie lufta per çlirimin e Kosoves. Jo me kot e ka futur ne kushtetute Serbia si pjese te saj pas lufte dhe i a arriti qellimit. Kush e ben kete ? Por ka nje variant: Ne se ajo gjykate flet ne emer te popullit Kosoves dhe populli Kosoves e do vertete pavaresine e tij, duhet te mblidhet ne referendum, ta ç’beje ate gjykate si dhe vendimet e saj. E vetmja zgjidhje demokratike, pastaj te bejne ç’te duan. E bejne dot kosovaret kete? Jo, nuk e bejne se sot udhehiqen nga Serbia nen rrogoz. Prandaj priteni kur neser Kosova te jete nen administrimin konkret te Serbise, pa lerin dengelat. Ne kete bote hipokrite dhe sundimin e ben paraja dhe me i forti, ai vendos. Le te lehin kosovaret qe kane armiq udheheqesit e luftes, ata jane te bazuar diku. U befte me e mira, por nuk e besoj

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    September 16, 2026 at 10:57 am

    Ndërsa jam plotësisht dakord me analizën, jam prerazi kundër me mbiemërtimin “elita politike” në faqen e parë.
    E zhvlerësojmë fjalën elitë në të gjithë botën, quke quajtur elitë këta “tanët”
    Kushedi se kur, do ketë kombi ynë elitë politike.
    Personalisht kam dëshiruar (dhe dëshiroj), që ata të shpalleshin të pafajshëm, për krimet që i akuzoi Serbia. Sepse në thelb ajo gjykatë ishte gjykatë serbe.
    Pra, dëshiroj që ata të shpallen të pafajshëm nga gjykata ndërkombëtare.
    Të lirohen të pafajshëm, të vijnë shëndoshë në familjet e tyre, e mbas një muaji, t`i thërrasë Prokuroria e Prishtinës.
    Dhe Gjykata e Prishtinës, t`i dënojë në maksimum, për gjithë ato që i kanë vjedhur popullit të tyre.
    Përgëzime Kryeredaktorit!

    Reply
    • Noa says:
      September 16, 2026 at 11:45 am

      Po te kishte drejtesi te tille ne Tirane e ne Prishtine, athere sdo te mbetej asnje drejtues departamenti, minister apo kryeminister e President pa u arrestuar.
      Praktikisht, ne vend te drejtesise, ne e kemi shume te zhvilluar hajdutërinë
      Andej e këndej, pa përjashtim!

      Reply
  • Artan says:
    September 16, 2026 at 12:28 pm

    Keta qe bejne keta plehrat e Hagës është si të dënosh luftëtarët e Rezistencës pas Luftës së Dytë Botërore njësoj si nazistët, madje edhe më rëndë.

    Reply
  • sfilitje.com says:
    September 16, 2026 at 3:47 pm

    Gjithcka eshte histori, edhe Haga, sepse gjithcka kalon dhe mbetet vetem kujtimi. Po Lufta ANC e Popullit Shqiptar cfare eshte? Histori e mohuar. Kush mohon gjakun e nenes dhe babes mbetet historikisht i mohuar per jete. Kjo eshte ceshtja. Dhe kete ceshtje, gabim, armiqte tane nuk e bejne. Faktet jane te fresketa. Prandaj gjykata e Hages kendon edhe sllavisht.

    Reply
  • Masakra e Tivarit says:
    September 16, 2026 at 4:27 pm

    Ne kete goditje kunder Kosoves ka kontributim e tij, madje kontributin nismetar, shteti shqiptar dhe shtëpia e verdhe e shpikur ne territorin shqiptar.
    Na e futi nàna Shqiperi edhe njehere.

    Reply
  • Lul Basha&Argita Berisha says:
    September 16, 2026 at 4:28 pm

    Festoni tani Lulëzim Basha dhe Argita Berisha. Festoni!

    Reply
  • Drinizi says:
    September 18, 2026 at 9:33 am

    O Thano,që duket se thot të vërtetën ,por në realitet mbron A.Kurtin dhe Agresorin serb në mënyrë shumë të sofistikuar.Nuk ka qeveri në rruzullin toksor që të jetë imune ndaj korrupsionit.Po të ishin të korruptuar ,si ke qef ti paraqesish ti,Katërshja e dënuar ,Haga do bënte kërdi dhe do pëlliste më shumë se gomarët e albinkurti…Më vjenë keqë për këtë konstatim kaq naiv,kur edhe gjysëmanalfabetët e dinë se krijimi i gjykatës ishte qëndrim konstant i perëndimit i atyre që bombarduan Serbin.Kush mund ta kundërshtonte këtë,përveç psikopatit Albin,që pëlliste se nuk ishte në qeveri dhe pastaj kur u bë kryeministër nënshkruajti aneksin e Ohrit ,që nuk parashef njohjen e ndërsjelltë.…Çështja mbeti pse e bënë këtë,çka i shtyri për këtë,aleatët e deridjeshëm të Kosovës ,që sotë nuk flasin me Kurtin?

    Reply
  • !!? says:
    September 18, 2026 at 6:38 pm

    Del qart që vendimi i mender gjykatës speciale që tallet me kombin shqipëtar kur e jep vendimin në emër të popullit të Kosovës është

    në përputhje me iden e kasapit të Ballkanit shqiptar ngrënsit Millosheviç dhe ministrit të tij, Gebelsit të propagandës Vuçiç që

    Hashim Thaçi dhe drejtuesit e UÇK janë terroristë, kriminelë dhe që gjeneralët e kolonelët Ratko Mladiçët të ushtris serbe bën mirë me operacionin Patkoi që rrethuan shtëpitë, fshatrat , qytetet e Kosovës dhe vran burra, gra, të moshuar, fëmij madje dhe ata në gji dhe barkun e nënës, duke hapur varre masive me kufoma edhe në teritorin e Sërbis përdhunuan si kafshë gratë dhe vajzat, dogjën me mijra shtëpi dhe përzun në një eksod të pa parë një miljon shqipëtar dhe

    simbas mender gjykatës speciale Hashim Thaçi dhe drejtuesit e UÇK dhe banorët e fshatrave dhe qyteteve duhet të bënin sehir dhe të mos ti preknin, të mos i ndalonin fare edhe agjentët serbë edhe shqipëtarë të UDB të maskuar si qytetar paqsor, bashkëpunëtorët të zbulimit ushtark serbë, edhe ata që kërkonin paqe me Millosheviçin dhe Arkanët serb kur me haxhar në dorë bënin sallat mishin e prisnin koka shqiptarësh dhe thonin mos kundërshtoni barbarët por ulni armët

    individë që ishin pararoja aktive e ushtris pushtuese që drejtonin fshehurazi repartet e operacionit Potkoi në drejtim të shtëpive , fshatrave dhe qyteteve kosovare për të bër raprezaljet e llahtarshme duke ja kaluar edhe hitlerianëve në vëndet e pushtuara prej tyre,

    që ishin individët që informonin kush duhet të vritej bashkë me familjen, kush duhej të dëbohej, kujt duhej ti digjej e rrënohej shtëpija dhe cilët nuk duhej të prekeshi, individët që në mënyrë aktive vepronin së bashku me ushtrin serbe dhe ….. këta që simbas gjykatsit quhen jo armiqë të popullit kosovar por …….sa i mënçur nga pikpamja juridike gjykatsi në shërbim të popullit serb ………. ishin “kundërshtar” personal të terroristëve drejtues të UÇK kur drejtonin repartet serbe drejt shtëpive dhe vriteshin në flagrancë nga banorët e këtyre shtëpive se do të mbronin jetët e tyre , shtëpitë e tyre …….. nga kafshët shqipëtarngrënsit e ushtris serbe.

    Gjykatsi që mer vendimin në faktikisht emër të popullit serb pamvarsisht se tallet në mënyrë cinike kur thot në emër të popullit të Kosovës, përligj haptazi dhe juridikishtë akuzën e Serbis që presidenti i SHBA Klinton, kryeministri Toni Bler…..e të tjerë, gjeneralët e NATO u treguan qorra kur bashkpunuan me UÇK që ishte një organizatë e mirë strukturuar terroriste dhe

    ishte kriminal bombardimi i Serbis nga forca ajrore e NATO duke ndaluar Millosheviçin të spastronte etnikisht Kosovën nga populli që simbas gjykatës është terrorist kur mbron ekzistencën e tij me armë në dorë nga ata që……..tmerr ta mendosh, ……. ngarkojnë kamionat me trupat e të vrarëve prej tyre dhe i transportojn për ti hedhur në gropat hapur në Serbi.

    Tani i takon gjykatës speciale të kërkoj që të hapet çështje penale për bashkpunëtorët e terroristëve shqipëtarë të Kosovës që drejtuan fushatën kriminale të NATO ndaj popullit paqsor serb që me nderime varros heroin Mlladiç, kriminelët Klinton, Bler, Klark e të tjerë.

    Gjykatsit kan të drejt të tallen haptazi me parapopullin shqipëtar të Kosovës që akoma tërhiqet zvarr nga Ramushët e Ramës në 4 zgjedhje rrjesht për të mos patur një qeveri përball sërbëve që qeverisen nga gra e burra që janë aktivë në realizimin e pengut të spastrimit etnik të Kosovës nga shqipëtarngrënsi Millosheviç, peng i Millosheviçit që po realizohet në Shqipëri me sukses nga antishqiptari i përbetuar, më i rrezikshme dhe më i sofistikuari armik i kombit shqipëtar Edi Rama.

    Me këtë vendim gjykatsit përbuzin edhe parapopullin shqipëtar në Shqipëri që kanë mbi 36 vjetë që pranojnë me përulje sklevrish pa dinjitet pushtimin më barbar gjer më sot në histori të vëndit nga pasojat

    prej nomenklaturës drejtuese të partis së punës dhe administratës socialiste që nga minjë që grryenin pa u ndjer themelet e sistemit socialist, u kthyen në bandën e derrave të pangopur kapitalist nga Ramiz Alia të rreshtuar në dy hordhi pushtuese në hordhin e kusarokratit Fatos Nano dhe atë të kusarokratit Sali Berisha që po grabisin deri në kombvrasje çdo pasuri të shqipëtarëve dhe vëndit, dhe

    ekzistenca e kusarokratëve kombçfarosës Edi Rama dhe Sali Berisha dhe Ramushëve e Berishëve të tyre në Kosovë do të sjell edhe në Kosovë realizimin e pengut të Millosheviçit, spastrimin etnik të trojeve mijvjeçare nga shqipëtarë, spastrim që po përfundon në Shqipëri, që të jeni të sigurt nuk do të ndalet as në Kosovë as në Shqipëri po nuk u ndalën kusarokratët e llahtarshëm dhe të sofistikuar deri në shkencë okulte në antishqiptarizmin e tyre, kombçfarosësit Edi Rama dhe Sali Berisha, armiqë të betuar të shqipëtarëve të Kosovës, bashkpunëtorë aktiv edhe të Millosheviçit kur qe gjall edhe të birit të tij Vuçiç. aktualisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?