Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqi i humbur me Becchetin, Gjykata e Apelit në Belgjikë bllokon një pjesë të parave në llogaritë e Albcontrol
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjyqi i humbur me Becchetin, Gjykata e Apelit në Belgjikë bllokon një pjesë të parave në llogaritë e Albcontrol
KronikeKryesorePolitike

Gjyqi i humbur me Becchetin, Gjykata e Apelit në Belgjikë bllokon një pjesë të parave në llogaritë e Albcontrol

Published: May 24, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Apelit në Belgjikë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të mbajtur të bllokuara një pjesë të aseteve në llogaritë që menaxhon kompania e kontrollit të trafikut ajror shqiptar, Albcontrol.

Kjo për shkak të humbjes së gjyqit të Shqipërisë me Francesco Bechettin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë media që merret me vendimet e arbitrazheve. Sipas shkrimit raportohet se shuma që i është bllokuar Albcontrol është 65 milionë euro. Vendimi i shkallës së parë është marrë në datën 15 maj 2023, pas kërkesës së Francesco Bechetti dhe bashkëpunëtorëve të tij.

- Publicitet -

Kujtojmë se Becchetti në arbitrazh ka pretenduar për një persekutim politik në mungesë të ndonjë dënimi nga drejtësia shqiptare, ndërsa tani është i dënuar penalisht për mashtrim e falsifikim me tatim taksat, bashkë me nënën e tij dhe dy administratorët e firmave të tij në Tiranë.

Biznesmenin italian Francesco Becchettin, është dënuar me 16 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij. Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Francesco Becchetti u dënua se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti. Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.

Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite. Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara. Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?