Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqtarët kërkojnë rritje page me 700 euro, reagon Rama: Uroj që Kushtetuesja të mos përsërisë lajthitjen si herën e parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjyqtarët kërkojnë rritje page me 700 euro, reagon Rama: Uroj që Kushtetuesja të mos përsërisë lajthitjen si herën e parë
Lajmi i funditPolitike

Gjyqtarët kërkojnë rritje page me 700 euro, reagon Rama: Uroj që Kushtetuesja të mos përsërisë lajthitjen si herën e parë

Published: June 11, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në X pasi Unioni i Gjyqtarëve kërkoi rritje page me 700 euro në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i qeverisë shprehet se kjo është një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës.

Rama këtë e konsideron ndërhyrje skandaloze të gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit.

“Unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet”, shprehet Rama mes të tjerash.

- Publicitet -

Postimi i Ramës:

Interesante!

Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë!

Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve.

Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën, duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh!

Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit.

Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro!

Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë! Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!…

Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë.

Interesante!

Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë!

Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në…

— Edi Rama (@ediramaal) June 11, 2025

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • S.Kasi says:
    June 11, 2025 at 1:50 pm

    Shpërdoruesit e pasurive të shqipërisë me vendimet e dhëna plepistët u dakordësuan dhe shum mjeshtra të jurisprudencës për shkatërrim e tjetërsim prone,programe e libra shkollash,vjedhje e vazhdojn edhe nën melodin e qytetaris të Edit këtu e ka marr lumi gjithçka kur nuk merret vendim i drejt për kriminelin berish dhe nuk ja renditni me fakte këto prapsi do ket i ligu e ka në palc.

    Reply
  • Drejtësia e munguar! says:
    June 11, 2025 at 2:37 pm

    Si nuk e njohin turpin ! U rriten pagat, u krye Vetingu dhe niveli i Drejtësisë mbeti i njëjtë! Kryhen gjykime selektive dhe të padrejta, gjë që nuk e justifikon pagën që marrin dhe tani kërkojnë rritje të mëtejshme! Në një Shtet Ligjor, të gjithë janë njësoj para ligjit. Sa e kanë zbatuar këtë, këta që kërkojnë rritje page?! Të hiqen nga puna dhe të zëvëndësohen me të tjerë që e justifikojnë pagën që marrin.

    Reply
  • Edi says:
    June 11, 2025 at 7:12 pm

    Pushtat

    Reply
  • LABI says:
    June 12, 2025 at 3:47 am

    Politikanet,drejtesia ,sherbimi mjeksor tre armiqte me te medhenj te popullit shqiptar .E filluan karieren ne 1991 dhe do mbarojne ne 2100

    Reply
  • Gabriel says:
    June 12, 2025 at 6:04 am

    Po deputetëve dhe qeverisë pse ua bëre mbi 3 milion pagën. A nuk prishej piramida atë rast?

    Reply
  • durrsaku says:
    June 12, 2025 at 6:31 am

    S . Kasi, akoma justifikimin tek Berisha do e gjeni ju ?! Po berisha ka 12 vjet qe e kane larguar nga pushteti, Rama gjate ketyre 12 viteve beri vetingun dhe drejtesine e re dhe ju akoma akuzoni Berishen se paska ne dore drejtesine ! Rama mburret me drejtesine e re , mburret se i ka dhene shpaten spakut ndersa ju akoma flisni per plepistat ! Kur do filloni qe per te metat e kesaj mazhorance ta harroni Berishen te cilit i ka kaluar vakti dhe ti vendosnit pokat mbi I per qeverine ? Keshtu ne nuk mund te ecim kurre perpara .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?