Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqtari Asim Vokshi, agjent i shërbimeve të huaja? KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rremë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjyqtari Asim Vokshi, agjent i shërbimeve të huaja? KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rremë
KronikeLajmi i fundit

Gjyqtari Asim Vokshi, agjent i shërbimeve të huaja? KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rremë

Published: November 10, 2025
Shpërndaje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, ka reaguar këtë të hënë pas publikimit të një lajmi në Top Channel, lidhur me emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Asim Vokshi”, që sipas institucionit “ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të lirisë së medias”, duke bërë “akuza të pabazuara dhe pretendime të pavërteta”.

Në deklaratën zyrtare, KED thekson se Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë që këto të drejta të ushtrohen “me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik”.

KED thekson se publikimi në fjalë “bazohet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale”, duke përbërë “një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik”.

- Publicitet -

Reagim i KED:

Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë ushtrimin e tyre me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik.

Në vijim të publikimit të bërë nga “Top Channel”, që ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të kësaj lirie, përmes akuzave të pabazuara dhe pretendimeve të rënda, të pavërteta dhe shumë të rrezikshme, që cenojnë figurën e magjistratëve të përmendur dhe autoritetin e organeve kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson të nevojshme të informojë opinionin publik për disa fakte themelore.

Indikacionet paraprake tregojnë se ky publikim mbështetet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale. Sa më sipër përbën një devijim serioz nga standardet ligjore dhe etike të informimit publik, ndërsa mbetet i paqartë qëllimi i vërtetë i lajmit.

1.      Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Kryetari i tij nuk kanë fshehur asnjë informacion

Çdo veprim dhe vendimmarrje e Këshillit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe është formalizuar me vendime të miratuara, të cilat publikohen në mënyrë të rregullt në faqen zyrtare të KED, në respekt të parimit të transparencës dhe llogaridhënies publike. Një gjë e tillë nuk ka gjetur pasqyrim në raportimin mediatik të lartpërmendur.

2.      Administrimi i informacionit të klasifikuar

Ligji përcakton qartë se të dhënat që prekin sigurinë kombëtare administrohen në mënyrë të posaçme dhe nuk mund të bëhen publike. Këshilli, duke respektuar rreptësisht detyrimet ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit, ka verifikuar se të dhënat e përcjella ishin të pabazuara dhe nuk kishin asnjë ndikim ligjor apo faktik në vlerësimin e kandidatit.

3.      Cenim i reputacionit institucional dhe i figurës së magjistratit

Publikimi i djeshëm përbën një akt të papërgjegjshëm, që cenon rëndë integritetin e magjistratëve, autoritetin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të institucioneve të tjera kushtetuese. Përhapja e të dhënave të klasifikuara ose interpretimi i shtrembëruar i tyre përbën shkelje të ligjit dhe dëmton besimin e publikut te institucionet kushtetuese.

4.      Nevoja për verifikim të burimit të informacionit

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kërkon organeve kompetente të verifikojnë menjëherë mënyrën se si është siguruar dhe shpërndarë informacioni i pavërtetë që mund të përmbajë të dhëna të klasifikuara, si dhe të vlerësojnë përgjegjësitë ligjore që rrjedhin nga ky veprim për efekt të ndjekjes penale ose administrative, në përputhje me parimet e përgjegjësisë dhe etikës publike.

5.      Përkushtim ndaj ligjit dhe transparencës

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi siguron opinionin publik se mbetet i përkushtuar që çdo proces të zhvillohet me paanësi, profesionalizëm dhe respekt të plotë për ligjin, i pandikuar nga asnjë formë presioni apo ndërhyrje të paligjshme, duke garantuar që vlerësimi i kandidaturave të bëhet mbi baza të dokumentuara, të verifikueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese.

Çfarë raportoi Top Channel?

Përzgjedhja e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese është kthyer nga një proces ligjor në një çështje që sfidon besueshmërinë e sistemit gjyqësor me shkelje të rënda. Manipulimi i procesverbalit nga Gjykata e Lartë gjatë procesit të votimit më 30 shtator dhe shpallja e një vote të pavlefshme ndikoi në ndryshimin e rezultatit të garës.

Sipas dokumenteve zyrtare, fitues u shpall gjyqtari Asim Vokshi me 6 vota, ndonëse kandidatja Naureda Llagami mori 3 vota më shumë se ai. Vendimtare ishte pavlefshmëria e një flete votimi, që i pamundësoi Llagamit arritjen e shumicës së 3/5 të votave të nevojshme për emërimin.

Top Channel publikoi audion dhe procesverbalin e mbledhjes, në të cilat ka mospërputhje. Ndonëse gjykata e lartë pretendon se të gjitha dokumentet që ne disponojmë janë zyrtare, ajo nuk e pranon në asnjë moment mospërputhjen midis fakteve.

Në regjistrim dëgjohet kancelarja Anisa Kulo që shpall pavlefshmërinë e fletës, ndërsa disa gjyqtarë kundërshtojnë duke e quajtur votën të vlefshme. Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dëgjohet kur ndërhyn, ndalon debatin dhe ia lë vendimmarrjen komisionit teknik të sekretariatit.

Por në zbardhjen e mbledhjes, mungojnë deklaratat kundërshtuese si dhe nuk është pasqyruar ndërhyrja e kryetarit që ndaloi diskutimin, ndërkohë që në audio zërat dëgjohen qartë. Boshllëku midis audios të regjistruar dhe shkresës zyrtare ngre pikëpyetje për integritetin e procesit dhe ka ngritur dyshime për transparencën e dokumentimit të mbledhjes.

Çështja tashmë është në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të vendosë nëse do të pranojë ose jo pavlefshmërinë e votës. Në padinë e Naureda Llagamit kërkohet njohja e rezultatit në favor të saj, pasi e cilëson procedurën e ndjekur nga komisioni teknik si të paligjshme dhe jashtë kompetencave, duke theksuar se vetëm Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve ka të drejtë të vendosë për pavlefshmërinë e një vote.

Ky është një rast precedent, sepse do të përcaktojë nëse administrata teknike në një gjykatë ka fuqinë të ndikojë në rezultatin e një procesi të rëndësishëm kushtetues.

Tani fjala i takon Gjykatës Kushtetuese, jo thjesht për të vendosur mbi një padi, jo vetëm për të plotësuar vakancën, por për të ndalur shkeljet e për të vendosur: A mund t’iu imponohet një komision me sekretarë gjyqtarëve?

Gjykata Kushtetuese që është mbi të gjithë në hierarkinë e drejtësisë ka në dorë që t’i rikthejë drejtësisë besimin e cenuar nga një proces i dyshimtë që ka vene në pikëpyetje integritetin e votës së fshehtë në Gjykatën e Lartë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?