Një kontroll “blic” në Tiranë ka sjellë ndalimin e Endrit Dokles, një prej personazheve më të njohur të bandës së Durrësit.
Pas informacioneve që me të në makinë qarkullonte dhe një i shumëkërkuar, ka bërë që mjeti i Dokles t’i nënshtrohet një kontrolli rutinë.
Brenda mjetit, së bashku me Doklen, ishte dhe Fatjon Murati dhe Gentian Reçi.
Mësohet se makina me të cilën lëviznin Dokle, Reçi dhe Murati ishte e blinduar.
Të tre janë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku po bëhet edhe marrja në pyetje. Për Muratin është prerë fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë që Dokle është ndaluar dhe po merret në pyetje. Murati ishte shpallur në kërkim që prej finalizimit të operacionit “Ruger”, të finalizuar më 12 korrik të këtij viti. Policia, në kuadër të “Ruger”, vendosi në pranga Kristian Gjinin dhe Franceska Kolgjegjën.
Në banesat e dy të rinjëve, ku është gjetur një arsenal armësh dhe municionesh por jo vetëm. Janë gjetur dhe sekuestruar: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.
Kush është Endrit Dokle?
Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.
Data shënonte 14 janar 2020, kur Endrit Dokle doli nga qelia ku duhet të qëndronte përjetë…sepse ishte sjellë mirë. Aq mirë saqë gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha i fali 5 vite burg. Në muajin tetor të vitit 2019, avokatët të mbrojtës të Dokles kishin depozituar një kërkesë për lirim me kusht me pretendimin që klienti i tyre pjesën më të madhe të dënimit e kishye shlyer në qeli. Gjithashtu avokatët kanë rreshtuar edhe disa ligje së miratuara së fundmi dhe amnisti në favor të lirimit të klientit të tyre.
Mësohet se gjatë seancës, avokatët e Dokles kanë kërkuar lirimin e klientit të tyre me pretentimin se gjatë 15 viteve burg ai ka pasur një sjellje të mirë, por tani nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kështu edhe u nxorr nga burgu nga gjyqtarja që do të futej vetë brenda qelisë pak kohë më pas, pasi akuzohej për korrupsion. rkesa e avokatëve është kundërshtuar nga Prokurorët, duke pretenduar se ka një vendim të formës së prerë siç është vendimi i 2014 që dënonte Doklen me burgim të përjetshëm. Ata kanë kërkuar që Endrit Dokle të qëndrojë në burg për të vuajtur dënimin e plotë brenda katër mureve të qelisë.
j.l./ dita

Bordello Shqiperi!
Endrit Dokle te shpallet non grata nga USA dhe ne rregull puna.