Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës
Ekonomi

SHIFRAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

Published: December 11, 2025
Shpërndaje

Përqendrimi i aktivitetit ekonomik dhe i popullsisë në Tiranë po thellon pabarazinë ekonomike ndërmjet 11 qarqeve të tjera dhe kryeqytetit.

Të dhënat mbi ekonominë e Rajoneve të publikuara së fundmi nga INSTAT që i referohen vitit 2023, tregojnë se, gjysma e qarqeve rreth 5 prej tyre e kishin PBB-në për frymë më pak se gjysma e kryeqytetit.

Qarku me të ardhurat më të ulëta është Kukësi, me vetëm 40.2% të Tiranës, çka vë në dukje pabarazitë e mëdha territoriale në vend. Pas tij vijnë Dibra dhe Berati, me rreth 43–44% të nivelit të Tiranës, ndërsa Elbasani dhe Korça shfaqin një situatë pak më të mirë, por sërish nën 50% te të ardhurave për frymë të Tiranës.

- Publicitet -

Lezha dhe Shkodra gjithashtu kanë të ardhura për frymë që variojnë nga 50.7% deri në 56.4% të Tiranës, Gjirokastra ngjitet në 62.5%, duke hyrë në grupin e qarqeve me të ardhura më afër mesatares kombëtare.

Në vijim, Vlora, Fieri dhe Durrësi paraqiten si qarqet më të zhvilluara jashtë Tiranës, me nivel të të ardhurave që shkon nga 71% në mbi 79% të vlerës së kryeqytetit, për shkak të peshës së lartë të sektorëve të turizmit, industrisë dhe transportit në këto rajone.

Në vitin 2023, në rajonin e Veriut, ku bëjnë pjesë qarqet e Shkodrës, Durrësi, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës PBB për frymë është 819 mijë Lekë ose 16,80 % nën mesataren e vendit.

Në rajonin Qendër, ku bëjnë pjesë Tirana dhe Elbasani, PBB për frymë rezultoi 1,9 milionë lekë në 2023 ose 21,8 % mbi mesataren e vendit.

Në rajonin e Jugut të vendit, ku përfshihen qarku i Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Korçës PBB për frymë ishte 845 mijë lekë në 2023 ose 14,12 % nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2023, u regjistrua në Qarkun Tiranë, me 1.3 milionë lekë, duke u vlerësuar 38,9 % mbi mesataren e vendit. Pas tij renditet Qarku Durrës me PBB për frymë 1.086 mijë Lekë, duke u vlerësuar 10,31 % mbi mesataren e vendit dhe Qarku Fier me 1.042 mijë Lekë, 5,82 % mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 549 mijë Lekë dhe PBB për frymë, e ndjekur nga qarku Dibër me rreth 595 mijë Lekë dhe PBB për frymë e këtij qarku dhe qarku Berat me 599 mije Lekë.

Në vitet në vijim hendeku i ekonomik me rajonet e tjera pritet të thellohet më tej, për shkak se PBB-ja e kryeqytetit po rritet me ritme më të shpejta.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • info analitike says:
    December 11, 2025 at 10:13 am

    Me nje qeverisje per 3 mandate keto rezultate jane nje katastrofe. Kushdo qe mendon per te miren e Shqiperise kur ulet ne kolltukun e pushtetit duhet ti perkushtohet 5 themeleve mbi te cilat mbahet nje shtet si yni: Arsimit, Industrise, Bujqesise, Turizmit dhe Infrastruktures. Jo ti perdore si fasada per vjedhje por duke kryer investime serioze e me objektiva afatgjate te matshem e te mbikqyrur rreptesisht per te shmangur abuzimet. Pa produkt e pa nje raport te balancuar pozitiv eksport-import nuk ecet perpara. Te vjen keq se si jane katandisur tokat bujqesore nga ndertime pa plan e pa organizim, pa folur per bregdetin me ndertime katastrofe. Fundi i Air Albania eshte simbolika me e qelluar per qeverisjen e Kriekaqolit.

    Reply
  • Kryesori says:
    December 11, 2025 at 4:36 pm

    Infoanalitikë, kryehaleja e komentuesve .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?