Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e fëmijës në Potam, Gledis Nano: Përjashtohet oficeri Arjan Tase, pezullohet drejtori i kufirit të Vlorës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja e fëmijës në Potam, Gledis Nano: Përjashtohet oficeri Arjan Tase, pezullohet drejtori i kufirit të Vlorës
KronikeKryesore

Vdekja e fëmijës në Potam, Gledis Nano: Përjashtohet oficeri Arjan Tase, pezullohet drejtori i kufirit të Vlorës

Published: August 2, 2022
Shpërndaje

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin e Potamit, ka reaguar menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ai ka vendosur të përjashtojë nga radhët e policisë, drejtuesin e gomones që përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç, Arjan Tase, i cili ka drejtuar më parë komisariatin e Himarës ndërsa aktualisht mbante postin e shefit të policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Gjithashtu është pezulluar nga detyra kreu i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, ndërsa Nano ka dhënë urdhër për angazhim maksimal të të gjithë forcave të policisë për mbarëvajtjen e sigurisë në plazhet përgjatë vijës bregdetare të vendit.

- Publicitet -

Reagimi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre 7-vjeçare, e cila u godit nga një mjet lundrues. Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi.

Ndërkohë, Drejtor Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.

Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mbështetje dhe inkurajon grupin hetimor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Eno says:
    August 2, 2022 at 2:29 pm

    Është Nano ai që duhet të japë dorëheqjen i pari.

    Reply
    • abc says:
      August 2, 2022 at 9:01 pm

      @ Dionis,
      Une them qe edhe Presidenti te jape doreheqjen. Edhe ai ka pergjegjesine e vet. Perse rrin ne krye te vendit kur nuk na mbron dot?!

      Po te ishte keshtu si thua ti, kryeministrat neper bote do nderroheshin cdo dy dite.
      Ne keto raste pergjegjesia eshte lokale. Zoti Nano e kishte dhene urdherin. Drejtori i pezulluar nuk kishte marre masa ta zbatonte sic duhet. Ndoshta Kuvendi duhet te miratoje nje ligj me te pershtatshem per mjetet lundruese motorike. Ato duhet te konsiderohen si makina qe nuk mund te levizin jashte “rrugeve” te themi, 500 metra larg bregut. Bregut i afrohen vetem ne kalate. “Shoferet” duhet te jene me patente dhe te paguajne siguracione per aksidente te mundshme.

      Reply
  • Tan says:
    August 2, 2022 at 2:31 pm

    Po shteti kriminal mbushur me mallista dhe qeflij ofiqesh ca do presesh nga ky lloj kontigjent pushtet-kriminelesh njerzit e thjesht do vujn pasojat e kti defrimi pa kufij, madje talles. Dhe ai qe vrau mesusin per parkim eshte dhe ky qe vret nga defrimi jane pasoj e mungeses totale te shtetit per te zbatu ate ligj qe regullon jeten ne komunitet. Nuk ka fajtor tjeter pervec mungeses se shtetit ligjor. Ky lloj modeli shteti ka qellim shfarosjen e shoqeris se shendetshme eshte cdo gje e qellimshme krijimi i kaosit social qe njerzit mos fokusohen te zhvillimi po vetem te mbijetesa.

    Reply
    • Realisti says:
      August 2, 2022 at 5:26 pm

      Sakte !!!

      Reply
  • Gim says:
    August 2, 2022 at 2:51 pm

    Jet ski for rent thite tabela aty ne breg…jane bere policat si me qen bejleret e turqise, vrasin presin e spyesin per njeri

    Reply
  • mali says:
    August 2, 2022 at 3:08 pm

    Z.Nano! Jam shume i vjeter por ne trurin tim regjistrohet c’do urdher e dale nga policia qe eshte ne sherbim te komunitetit.Leri grupet e posacme dhe verja prangat personit qe beri krimin duke shkelur ligjin tend,ndryshe edhe ti je i perfshire ne krim duke zvaritur krimin qe eshte sheshit.Eno mire thote :Jep doreheqje sepse je duke vrare femije.

    Reply
  • Aldrin says:
    August 2, 2022 at 3:13 pm

    dyshohet se, thote raporti, ndersa Autori deklarohet fajtor dhe arrestohet, Nderkohe raporti vazhdon me idiotizma, ne rradhen e idioteve qe nuk behen kurre njerez, po degradojne ne kafshe kriminele dhe me te rrezikshem se cjane sot

    Reply
  • mali says:
    August 2, 2022 at 5:45 pm

    Z.Nano ,ne mos gabohem je emeruar ne kete detyre pasi je trainuar ne USA.Nuk e ke mesuar qe policia,ushteria,gjykatat dhe nepunesit civile te shtetit jane robote ne zbatimin e ligjeve?Duket qe je prapa me kete mesim.Personi qe kreu krimin,une nuk e njoh ,mund te jete njeri shume i mire dhe familjar shume imire qe edhe vete e ka te qarte c’fare ka bere.Por ai ka kryer nje krim qe ndodhi ne mes te dites.Z.Nano e ke te veshtire te pranosh qe :Ligji eshte ligj.Vetem brezi juaj mund te vendose ligjin qe e do populli si ujet e paket.

    Reply
  • Arben says:
    August 2, 2022 at 7:43 pm

    Shtet funderrinash patronazhista hajdutaah. …cdo popull meriton qeverine qe ka thone te mencurit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç
  • Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
  • Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 20 Qershor 2026
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • 20 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  5. Mësuesi i fillores on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?