Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditen 2 raste të kontrabandës në Durrës, sekuestrohen fishekzjarrë, pije alkoolike dhe pajisje elektroshtëpiake 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goditen 2 raste të kontrabandës në Durrës, sekuestrohen fishekzjarrë, pije alkoolike dhe pajisje elektroshtëpiake 
AktualitetKronike

Goditen 2 raste të kontrabandës në Durrës, sekuestrohen fishekzjarrë, pije alkoolike dhe pajisje elektroshtëpiake 

Published: December 27, 2023
Shpërndaje

Goditen 2 raste të kontrabandës në Portin e Durrësit, ndërsa 5 persona janë proceduar penalisht. Policia ka sekuestruar fishekzjarrë, pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike.

NJOFTIMI I POLICISE

Shërbimet e DVP Durrës dhe të DVKM Durrës, kontrolle të shtuara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për parandalimin e kontrabandimit të mallrave dhe të tregtimit të tyre në kundërshtim me ligjin.

- Publicitet -

-Goditen në Port Durrës, 2 raste të kontrabandës së mallrave të ndryshme (për disa prej tyre paguhet akcizë).

Sekuestrohen 600 fishekzjarrë, pajisje elektroshtëpiake, pije alkoolike dhe mallra të tjera. Procedohen penalisht 3 shtetas (2 drejtuesit e autobusit dhe drejtuesi i automjetit, ku u gjetën këto mallra).

-Goditen edhe 2 raste të shitjes së mallrave të ndryshme të kontrabanduara, pa pullë fiskale. Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontrolle në port Durrës dhe në subjekte të ndryshme tregtare, për të evidentuar raste të kontrabandimit të mallrave dhe të tregtimit të tyre në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve me metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave, për të cilat janë proceduar penalisht shtetasit:

B. C., 24 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 6 kuti me nga 100 fishekzjarrë secila, të padeklaruara;

O. A., 57 vjeç dhe Xh. H., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në autobusin e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 200 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pajisje të ndryshme elektroshtëpiake (mallra për të cilat paguhet akcizë) dhe mallra të tjera të padeklaruara.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë goditur 2 raste të shitjes së mallrave të kontrabanduara, për të cilat janë proceduar penalisht shtetasit:

D. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën pije të ndryshme alkoolike të kontrabanduara, pa pullë fiskale, të cilat ky shtetas i shiste duke fshehur të ardhurat;

A. V., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën qindra paketa me cigare, të kontrabanduara, pa pullë fiskale, të cilat ky shtetas po i transportonte me qëllim shitjen.

Në përfundim të veprimeve procedurale, fishekzjarrët dhe mallrat e tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?