Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditet trafiku i armëve nga Kosova, pranga 26-vjeçarit në Morinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goditet trafiku i armëve nga Kosova, pranga 26-vjeçarit në Morinë
AktualitetKronike

Goditet trafiku i armëve nga Kosova, pranga 26-vjeçarit në Morinë

Published: August 28, 2023
Shpërndaje

 Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të trafikonte armë. 26-vjeçari me inicialet Ilirjan Skacaj, u kap gjatë kontrolleve në Morinë, pasi tentoi të fuste në Shqipëri dy armë zjarri pistoleta. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në Shkodër, Policia gjeti një tjetër armë zjarri, municion luftarak, sasi dhe fara të cannabis sativës.

Njoftimi i policisë:  

PKK Morinë/Kontrolle të shtuara, me përzgjedhje, bazuar në inteligjencën policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

- Publicitet -

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transcendence”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Kosova, drejt vendit tonë.

Vihet në pranga një 26-vjeçar që tentoi të fuste në Shqipëri, 2 armë zjarri pistoleta.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në Shkodër, Policia gjeti një tjetër armë zjarri, municion luftarak, sasi dhe fara të cannabis sativës.

Sekuestrohen 3 armët e zjarrit pistoleta, fishekë luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 400 fara të cannabisit dhe 2 targa.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me përzgjedhje, për shkak të fluksit të qytetarëve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe krimeve të tjera kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Transcendence”, si rezultat i të cilit u parandalua dhe u godit një tjetër rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Kosova, drejt Shqipërisë.

Në kuadër të këtij operacioni, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës, shtetasi I. S., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, 26-vjeçarit i janë gjetur me vete dhe në çantë, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin në vendin tonë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, është koordinuar me Policinë e Shkodrës, ku është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. S., në Shkodër, ku janë gjetur një tjetër armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 400 fara të dyshuara të kësaj bime dhe 2 targa automjeti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 pisoletat që iu gjetën shtetasit I. S., në PKK Morinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Përgënjeshtrohen pretendimet për shpërblimet te RENEA: Çdo efektiv i angazhuar në terren do të trajtohet sipas VKM-së
  • Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, Rusia liron amerikanin e burgosur
  • Protestat, Rama: Donin të më vrisnin me dron me eksploziv
  • Bojkoti i pedagogëve, pa afat: Nuk duam dialog, por dorëheqjen e Ramës
  • “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele
  2. . on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele
  3. Anonymous on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele
  4. Vl on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele
  5. IA on “Do iu ndjekim këmba-këmbës”, Rama vijon kërcënimet për protestuesit: S’do keni akses në aeroporte, trena, hotele

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?