Redaksionale DITA
Vendosja e emrit “shqiptar” në çdo raport për krim të organizuar ndërkombëtar, sidomos në Amerikën Latine, rrezikon të bëhet një etiketë që i shërben më shumë spektaklit politik sesa së vërtetës
Teksa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës kanë hyrë në një fazë të re përplasjesh politike dhe ushtarake, befas në këtë panoramë është përfshirë edhe Shqipëria — më saktë, termi i njohur tashmë: “mafia shqiptare”.
Në një shkrim të publikuar së fundmi në revistën amerikane The Antagonist Magazine, gazetari Arturo Dominguez ndalet në mënyrën se si emri i Shqipërisë përmendet gjithnjë e më shpesh në diskursin politik të Amerikës Latine, kryesisht përmes akuzave për trafik droge, operacione mercenare dhe ndërhyrje në politikën e brendshme të disa shteteve.
Presidenti venezuelian Nicolás Maduro, i njohur për retorikën e ashpër ndaj Perëndimit, ka deklaruar në muajin maj se një grup prej 38 mercenarësh të arrestuar në një komplot të dështuar për vendosjen e bombave në territorin venezuelian, ishin dërguar nga Ekuadori, “nën ndikimin e mafias shqiptare”.
Ai shoqëroi deklaratën me imazhe telefonash të sekuestruar, duke pretenduar se posedonte prova të qarta për këtë lidhje.
Por përtej toneve dramatike, mbetet e paqartë se çfarë fshihet pas këtij përdorimi të shpeshtë të termit “mafia shqiptare”. Dominguez thekson se këto akuza nuk duhen parë thjesht si propagandë e zakonshme — por as si të vërteta të pakontestueshme.
Ato përfaqësojnë një rrëfim të qëllimshëm që synon të ndërtojë një armik të jashtëm, të përdorshëm si alibi në lojën e ndërlikuar të gjeopolitikës dhe manipulimit të opinionit publik.
Ndërkohë, SHBA po rrit praninë dhe ndikimin e saj në Ekuador, përmes ndihmave ushtarake dhe planeve për rikthimin e një baze detare. Në të njëjtën kohë, ajo vijon të akuzojë Venezuelën për trafik ndërkombëtar droge dhe destabilizim rajonal.

Ky standard i dyfishtë, sipas Dominguez, buron nga interesat e mëdha ekonomike mbi burimet e natyrës së Venezuelës — nga nafta te litiumi dhe uji i pijshëm.
Nga ana tjetër, vendosja e emrit “shqiptar” në çdo raport për krim të organizuar ndërkombëtar, sidomos në Amerikën Latine, rrezikon të bëhet një etiketë që i shërben më shumë spektaklit politik sesa së vërtetës.
Nëse ka grupe kriminale me përbërje shqiptare që operojnë në rajon, përgjegjësia është individuale dhe përfaqëson, si në çdo vend tjetër, një minorancë.
Por përdorimi i termit “mafia shqiptare” në mënyrë të përgjithësuar, në kontekste të pasakta dhe pa prova të plota, nuk është më thjesht akuzë — është një narrativë që ndërton frikë dhe justifikime politike.
Në këtë mënyrë, Shqipëria përmendet në një skenar që nuk ka të bëjë me diplomacinë apo marrëdhëniet bilaterale, por me pasojat e të qenit një emër që tani për tani “bën bujë” nëpër raportime, për të gjitha arsyet e gabuara.

©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Mafia shqiptare nuk eshte aspak nje Gogol, por eshte tashme nje realitet nderkombetar. Dhe e ka kaluar me kohe Atlantikun drejt Amerikes Jugore ku gjenden dhe rezervat e medha te narkotikeve. Jane fakte qe ne c’do grup qe kapet andej ka shqiptare brenda. Numrin e emrat e tyre i ka deklaruar edhe media shqiptare me pas.
Pra ky realitet nuk mund te fshihet pas asnje Gogol. Sic ka dhe mafia italiane, kineze, kolumbiane, ruse etj. por qe askush nuk mundohet tu krijoje alibi me Gogole.
A nuk u ngrit mu ne mes te Shqiperise ne Xibrrake nje alamet Laboratori perpunimi Kokaine ekuivalent me ata te Escobarit ne Kolumbi te cilen erdhen gjermanet dhe e sinjalizuan se te ishte per qeverine Rama aty do vazhdonte pune me kapacitet te plote.
Kur ishte ish Ministri i Brendeshem shqiptar ne pazare e makine te perbashket me eksponente te droges si Habilajt.
Kur pasuesi i tij si Minister i Brendeshem kishte te vellain te denuar per trafik drpge ne Itali.
A nuk jane tonelata droge nen urdhera te karteleve shqiptare si p.sh. Copja nga Elbasani e jo vetem, qe jane sekuestruar e sekuestrohen matane oqeanit? Pra mafia shqiptare eshte nje realitet qe nuk fshihet as me Patriotizem fals as me Gogole ne media. Ajo i ka rrenjet e kembet ne vend. Ka dhe suportin gjithashtu. Prandaj dhe i rri ngushte Shqiperia e po duan te nderkombetarizohen ashtu sic edhe jane nderkombetarizuar si faktor.
Ik ore koqe, qenkemi ne me te fuqishem se Italianet, Ruset, Kinezet etj etj etj…. Drejtperdrejt por je shtrember…. spo kupton si funksionon bota, dhe urrejtja politike te ben te zmadhosh nje problem qe egziston gjithandej, per te share vendin tend…. kjo nuk ndodh kurre me serbet, psh… sbehet fjale te shajne kurre njeri tjetrin ne bote, jo se eshte e drejte kjo gje, por ne kalojme ne anen tjeter, ne per politike i urojme kundeshtarit edhe vdekjen.
Ka vite që flitet për mafian shqiptare. Kemi namin e zi jo vetëm në Amerikën Latine, Ekuador, Kolumbi, Venezuelë etj, por po ashtu edhe në Belgjikë, ku veprojnë organizata të tmerrshme droge, por edhe në Angli me “çunat e Londrës” apo të Hasit! E keqja është se jemi një popull tejet i vogël me një kriminalitet tejet të lartë. Këtu nuk ka vend as patriotizmi, as bërja e shqiponjës. Shqiptarët nuk janë mësuar ta respektojnë ligjin as në vendin e tyre dhe as në vendet e huaja. U mungon morali qytetar prandaj janë gati të bëjnë çdo krim për të fituar para! Ndryshe si janë bërë gjithë ato hotele, vila dhe restorante ngado në vend?! Gjysma nga shitja e Shqipërisë dhe gjysma tjetër nga krimi.
E verteta duhet pare ne sy e pranuar! Mafia shqiptare ekziston kudo e eshte prezente gjithandej ku kapen sasi droge e kjo nuk mbulohet me gjethe fiku patriotizmi fals a shqiponja me duar.
Kjo na turperon e na ben pastaj dhe qesharake.
Xyz , thua që gjysma e Shqipërisë është bërë nga shitja e Shqipërisë . Edhe unë shqiptar jam dhe nuk di ndonjë shitje të ndonjë copë Shqipërie . Ka mundësi të na sqarosh cila pjesë e Shqipërisë është shitur dhe janë fituar lekë , për të ndërtuar gjysmën e vëndit .
Nuk e ke kuptuar mirë. kam shkruajtur që gjysma e vilave, restoranteve dhe hoteleve në vend janë bërë ose nga krimi ose nga shitja e Shqipërisë. Që të ta lehtësoj pak kuptimin: nga shitja e pasurive të saj tokësore dhe nëntokësore, nafta, (bankers, tap etj), mineralet si kromi, bakri, etj. Apo edhe nga privatizimi i pasurive publike që kanë përfunduar në disa duar! Kaq e vështirë qënka për tu kuptuar?!
Gadi të gjitha ish shtetet socialiste kaluan në pluralizëm të rrënuara ekonomikisht dhe krejtë kjo falë propagandës kapitaliste reakcionarve të mbrendëshëm politikanëve dhe intelektualëve hajdutë por i vetmi ish shtet socialistë që ra në duar të mafias është Shqipëria ku vetëm për vetëm 4 vite ngritën Kolumbian Europiane me kryeqendër Lazaratin mafi politike që çoi në shembjen e shtetit presedan i pa parë në Europë u desh që bota të ndërhynte ushtarakisht dhe prap juridikishtë me SPAK që të menjanojnë mafinë politike aq fortë e lidhur me krimin
E kam parashikuar qe heret, qe aktore te caktuar,, atehere kur grup- kapitujt te jene drejt fundit per pranimin ne BE, qe kemi 35 vjet qe zvarritemi per t’u bere pjese, do gjendet apo do SHPIKET nje sebep, ne menyre qe nje vend “jo miqsor” me Shqiperine ne Veri te Europes pjese e BE-se, te vere VETON per mospranimin e shqiperise, tashme jo si vend me shumice muslimane, por si
vend me mafie droge…! Deshiroj te jem I gabuar ne kete parashikim!
Kjo është ajo, që Kadareja e ka quajtur !jashtëqitja e kombit”! Të burgosurit për çfardo arësyeje-janë të burgosur dhe askush nuk kishte të drejt ti nyxirrte nga burgu poa vendime gjykatash! Kjo që ndodh tani në Ammerikën, latine e që ka ndodhur për mbi 30 vjet në të gjithë europën dhe në amerikë, ka dëmtuar ,jo vetëm imazhin e shqipërisë, por të të gjithë emigrantëve.Ata kudo, që shkojnë ju thonë: Mafija shqiptare! Pyetja: Ai që s’ka vjedhur, përse të paguaj për atë, që ka vjedhur? Në fillim ishin të dalët nga burgu, por më vonë kjo u bë sëmundje kombëtare dhe, por endjekin edhje mosha të reja! Nuk dua të mbroj Kadarenë, por për këtë shtresë e kishte fjalën Kadareja! Kadareja nuk ka etiketuar emigrantë, por të burgosurit!
Ti ta kesh per nder te mbrosh Kadarene, se eshte nder i kombit, por duhet te kuptosh qe keto “pune” dmth, e perfolura ne fushen nderkombetare fillon nga nje deklarate e dikujt pa shume rendersi, vazhdon per inerci dhe kapet dhe shfrytezohet nga lobe Te caktuara propogandistike me nje qellim te vetem, sulmin mediatik ndaj nje personi,, grupi, etnie apo vendi te caktuar…. dhe interneti ben punen e tij pastaj. Qellimi mund te jete, sic thote dikush me lart, vonimi apo pengimi i hyrjes Shqiperise ne UE. Psh, Hollanda nuk eshte kurre me e paster se Shqiperia ne ate fushe apo ne fusha te tjera por eshte vend qe vepron ne menyre te zgjuar si ne te kaluaren me shrytezimin e kolonive te tyre dhe sot me elasticitetin e saj ne limitin e legales. Dhe jo vetem Hollanda do te thoja….
Pyesni Sali Berishen qe bertet nga mengjezi ne darke per “narkoshtet”,se e shpjegon me mire se Maduro i Venezueles.Bravo Sali ,ke mbeshtetjen e Maduros ,100% per sa thua.2 udheheqes ka bota nje ne Venezuele dhe nje ne Shqiperi.
Jo mo ç’ne. Genjen ky diktatoiri i poshter. Nuk i bejne shqiptaret keto pislleqe. Edhe ai anglezi genjen, edhe i hollandezi genjen. te gjithe genjejne….