Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goli na kthehet në ‘gogol’, barazim 1-1 në Letoni, zbehet ëndrra amerikane për Kombëtaren
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Goli na kthehet në ‘gogol’, barazim 1-1 në Letoni, zbehet ëndrra amerikane për Kombëtaren
Lajmi i funditSport

Goli na kthehet në ‘gogol’, barazim 1-1 në Letoni, zbehet ëndrra amerikane për Kombëtaren

Published: 10 Qershor, 2025
Shpërndaje

Me mendje jo të kthjellët dhe këmbë të rënda, Shqipëria e futbollit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Letonisë në Riga për ndeshjen e katërt në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Në minutën e 17 Gutkoskis rrëzohet në zonë, arbitri turk Umut Meler akordon 11 metërsh. Protesta nga tanët pasi në pamje duket që Kumbulla nuk ka kontakt me sulmuesin vendas. Pas këshillimit në kufje arbitri nuk e anullon penalltinë.

Por Strakosha i ka kuptuar krahun dhe ka ndalur penalltinë e dyshimtë të gjuajtur nga Ikaunieks.

- Publicitet -

Pak minuta më vonë, Shqipëria kalon në avantazh me një autogol nga Cernomordijs. Një krosim nga Hoxha nuk u ndal si duhet nga portieri, me topin që pas një ping-pongu u përplas te Cernomordijs dhe u ndal në rrjetë.

Kur u duk se pjesa e parë do mbyllej me fitore, akordohen 5 minuta shtesë. Në minutën e katërt të kësaj shtese Cernomordijs shlyen gabimin e autogolit dhe shënon për Letoninë duke vendosur ekuilibrat në 1-1. Një aksion nga këndi shfrytëzohet nga kapiteni vendas për t’u kthyer nga “djall në engjëll”. Gol me kokë nga mbrojtësi që kërceu më lart se Balliu.

Pjesa e dytë nuk pati gola dhe ndeshja u mbyll në barazim.

Në historinë mes Shqipërisë dhe Letonisë nuk ka asnjë fitues në pesë përballjet e mëparshme. Të pesta barazime, me skuadrat që kanë shënuar nga gjashtë gola në portat respektive. Ndërkohë, takimi i fundit i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Letonisë daton më 4 shtatorin e vitit 1999, pra diçka më pak se 26 vite më parë.

Për herë të parë Shqipëria dhe Letonia u ndeshën më 11 nëntor 1992 në Tiranë, për kualifikueset e Kupës së Botës 1994. Ndeshja mbyllej në barazim 1-1, ndërsa në barazim pa gola (0-0) mbyllej sfida e kthimit më 15 majin e 1993. Më 10 shkurt 1998 Shqipëria dhe Letonia barazonin 2-2 në një turne të zhvilluar në Maltë.

Më pas dy skuadrat janë përballur në të njëjtin grup për kualifikueset e Euro 2000. Më 28 prill sfida në Letoni mbyllej 0-0, ndërsa në atë të kthimit në Tiranë dy skuadrat barazuan 3-3 më 4 shtator 1999.

Barazimi është rezultat i kënaqshëm për letonezët nëse kihet parasysh që kombëtarja shqiptare vlen më shumë se 11 fishi i asaj letoneze. 109.35 milionë euro është vlera e lojtarëve që Sylvinho ka grumbulluar për ndeshjet e qershorit, sipas faqes ‘Transfermarkt’.

Nga ana tjetër, trajneri Paolo Nicolato ka një ekip modest në letër, pasi gjithë vlera e ekipit shkon në 9.58 milionë euro. Lojtari më i vlefshëm i Letonisë është mbrojtësi i Aberdeen, Kristers Tobers, me 1 milion euro. Vetëm Ernest Muçi (11 milionë euro) vlen në treg më shumë se gjithë ekipi i Letonisë.

Gjithsesi ky rezultat i ka komplikuar pozitat e skuadrës shqiptare për ëndrrën e madhe të një vendi në finalet e këtij kompeticioni që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

n.s. / dita

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Komente
  • Vl thotë:
    10 Qershor, 2025 te 9:12 pm

    Ça botrori duan keta, keta jan pa pik gjaku me duken mua.

    Përgjigjiuni
  • xyz thotë:
    10 Qershor, 2025 te 9:16 pm

    Faji është i gjithi i Silvinjos. Nuk di të bëjë formacion. I ka ngelur mendja te Manaj dhe Broja. Të dy kuaj të këputur. Në rast se do kishte zgjedhur formacionin e 10 minutave të fundit, do ta kishim fituar ndeshjen me sy mbyllur. Gjynah. Në pikëpyetje është vendi i tretë. Silvinjo e ka mendjen te paratë që fiton. Aq i bëhet për ekipin tonë.

    Përgjigjiuni
  • NATO thotë:
    10 Qershor, 2025 te 9:21 pm

    Luajten mire.Rei Manaj ishte i pepermbajtshen pjesen e I.Ate Lacin sikur ta kishte ndrruar qe pjesen e I.Nuk krosoi nje top te rrezikshem nga kornja.Tek goli i Letoneve ishte para shenuesit,nuk kerceu fare,Asllani e tregoi veten superklas,.Ne i mbyllem ne porte per 90 minuta.Kur nuk do!?

    Përgjigjiuni
  • TOPI thotë:
    10 Qershor, 2025 te 9:44 pm

    KOT HARXHONI KOHEN
    ME BUDALLA;LLEQE
    GJERSA PER PUNE TJETER
    JU NUK KENI KELLQE

    VATANI PO NGORDH
    JU I QANI HA;LIN
    FUTBOLLIT TE DUKES
    QE NE THES FUT MALIN

    O JU HENGERT TENJA
    FARE E SHKERDHYER
    ME CA KAKERDHI
    JU KANE GENJYER

    SHIFNI MOR VATANIN
    QE PO SHKON PER DREQ
    POPULLIT QANI HALLIN
    PER GJOTHCKA HEQ

    RACE EUNUKESH
    QE JU SHOFTE FARA
    MOS KERKONI GJURMET
    KUR UJKU ESHTE PERPARA

    Përgjigjiuni
  • Miza thotë:
    10 Qershor, 2025 te 10:08 pm

    Nje ” Idiot” trajneri,ky duhet te zhduket menjehere! Ky idiot luani per 90 minuta,nje skeme cic- mic,nuk ndryshoje asgje,kundershtari ne pjesen e dyte , na mori frymen,ky legen vetem kercen ne fushe si qen I zgjebosur,ky legen ruan vetem barazimin dhe me skuadra shume me inferior se ne! Turp turp turp dhe per Magjarin Duka

    Përgjigjiuni
  • Remo thotë:
    10 Qershor, 2025 te 10:19 pm

    Akoma vazhdoni me kete enderren amerikane?
    Skuader pa vizion, bjeri t’i biem…supozojme
    s’e penalltia nuk ishte dhe albitri turk Umut, na
    ndeshkoi me pa te drejte. Po me vone, perse
    shkaktonin aq faulla ne zone?! Mbrojtja pertoke,
    mesfusha as lidhte e as zgjidhete gje. Sulmi po
    ashtu, edhe ai gol, erdhi ne rremuje ashtu sic
    e kane edhe koken shqipot…e po ashtu e
    pesuam….shkurt fjales, vari
    leshte. E shkruajtur per barazim!…. t’u kete
    “shpetuar” pa luajtur stafit te nerum te Fshf-se?
    Nuk bejne ata nga keto prapesira…..”enderr amerikone” shoqeruar me pordhe syfyri….edhe sikur ne vend te Anglise e Serbise, te kishim fjala vjen Irlanden dhe Sllovenine, prape do te diskutonim vendin e trete me Letonine….nje “keshille kuq e Zinjve” tane. Mesoni te respektoni kundershtarin gjate luajtjes se himnit( sic na
    respektuan sot ne Riga ), nuk e keni bere vetem
    me Serbine, por sistematikisht me gati gjithe
    te tjeret, edhe gjate europianit.Vetem me turqit,
    si me “magji” beheni te urte. Stadiumi nuk eshte kopesht zoologjik te hungerini si majmune, por eshte vend ku shikohet nje ndeshje futbolli, edhe pse nuk ja themi shume(si ne cdo gje tjeter), kjo s’do te thote qe fajin na e kane te tjeret!….

    Përgjigjiuni
  • Detari thotë:
    10 Qershor, 2025 te 11:08 pm

    =NUK LOZIN DOT FUTBOLL ANADOLLAKET ISLAMIK

    vitet e fundit kjo skuader islamikesh nuk ka fituar asnje ndeshje ju akoma vazhdoni dhe shpresoni

    Përgjigjiuni
  • fery thotë:
    10 Qershor, 2025 te 11:38 pm

    Doemos se do te zhbehet endrra per paraqitje te kombetares ne Amerike ne botrorin e 2026 kur kete e ka kerkuar Vuciq nepermes legeneve te tij Rama dhe Duka..!
    Vuciq e di se cfare atmisfere spekrakulare krijuan tifizet kuq e Zi ne Gjermanu dhe Europe dhe nga ajo cfare pa ai u tmerrua prandaj nuk do ta ndiente vehten keqe edhe ne Amerike ku shqiptaroamerikanet do te benin namin e botes..!
    E dyta,Shqiperija kesaje radhe eshte ne grup qe ta ndihmoje Serbine qe ajo si e dyta te shkoje ne Amerike dhe per kete qellim Vuciq nepermjet renegatit Rama dhe varesit te tij Duka ushtron dikatst te Silvinjo qe ky te deklaron se ishte ai qe i dha urdher gjuajtjen e penalltis Rej Manajt,ky te gjyante drejte ne pirtjerin serb..!
    Tifozet nuk duhet te lejojne qe ky skenar i fliqur serb te realizohet neper mes renegatit Rama dhe sherbetorit te tij Duka te cilet ushtrojne ndikimin e tyre tek Silvinjo kombetarja te luaj lojra defanzive te cilat asaje i garantojne hupjen e botrorit 2026 ne Amerika andaj, hujt ne krah dhe drejte te rrethohet selija e FSHF ne Tirane dhe ai parazit ploncmadh te debohet nga FSHF..!

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    11 Qershor, 2025 te 12:16 pm

    Sa hajvan që je o fery ! Domethënë Rama na qënka tifos me sërbët , po ashtu edhe Duka . Rama agjent i Vuçiçit !!! Po çfarë përfitim ka Rama nga një president sërb , që po i dridhen këmbët e gati për t’u përmbysur nga protestat në gjithë Sërbinë ? Rama vlen sa për 10 Vuçiçë dhe as që i plas cari nëse ka ndonjë Vuçiç në këtë botë . Rama një udhëheqës evropian me plot dinjitet midis homologëve të Evropës , Vuçiçi një person që nuk e ve në kandar askush në Evropë e botë . Rama triumfon në zgjedhjet e 11 majit me 83 deputetë , Vuçiçi në prag të dorëheqjes . Çfarë përfitimi mund të ketë Rama nga një politikan i pa dëshirueshëm nga të gjithë si Vuçiçi ? Atë e di një mëndjepjerdhur si fery . Madje ai bën thirrje të rrethohet FSHF-ja , tamam spermë berishiane , (të rrethojmë kryeministrinë , parlamentin , bashkinë , madje edhe selinë e SHQUP-it me shkallë , vare , qysqi e t’i vrasim tradhëtarët) . Ikë o idiot ikë , shkruajnë të gjithë , shkruan edhe ti .

    Përgjigjiuni
  • Noc sbokthi thotë:
    11 Qershor, 2025 te 1:40 pm

    @xyz
    E çfaj ka ram me fal Sylvinho qe lojtaret han dardha e kumbulla (jo marashin) pas kraheve te tij?!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. TRENI në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  3. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  4. Mentori në Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dy të akuzuarit lihen nën masën “arrest në burg”
  5. TRENI në “Ta harroni se do legalizohen”, Rama: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do rrafshohet
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?