Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gomonia lëshon sinjal “SOS” pranë Korfuzit, zbulohet sasi e madhe droge, një në pranga
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gomonia lëshon sinjal “SOS” pranë Korfuzit, zbulohet sasi e madhe droge, një në pranga
AktualitetKronike

Gomonia lëshon sinjal “SOS” pranë Korfuzit, zbulohet sasi e madhe droge, një në pranga

Published: October 25, 2025
Shpërndaje

Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin e emergjencës “SOS” pranë brigjeve greke, duke vënë në lëvizje autoritetet detare të dy vendeve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Menjëherë pas sinjalit të alarmit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë detare greke nga Korfuzit dhe Igumenica, ndërsa njoftim për ndihmë është dërguar edhe në Policinë Kufitare të Sarandës.

Sipas burimeve zyrtare, policia greke ka gjetur në vendngjarje një gomone gjysmë të fundosur, brenda së cilës ndodhej drejtuesi, një shtetas shqiptar. Ai është transportuar drejt portit të Igumenicës dhe më pas në Spitalin e Filatit, ku po merr trajtim mjekësor.

- Publicitet -

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i gomones është 50-vjeçari nga Saranda, Edmond Musa, i njohur me pseudonimin “Çimoni”, person me precedente penale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Fillimisht, autoritetet greke kanë arrestuar Musën me akuzën për “kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “mbytje të mjetit lundrues”. Por pas dyshimeve të ngritura, policia është rikthyer sërish në vendngjarje për kontroll të detajuar.

Siç raportojnë mediat greke, për shkak të rrymave detare, gomonia është gjetur më pas pranë zonës së Sajadhës, ku gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e madhe marijuane, e fshehur me kujdes brenda mjetit lundrues.

Sasia e lëndës narkotike është transportuar drejt Portit të Igumenicës, ku po peshohet nga autoritetet greke. Ndërkohë, kanë nisur hetimet e përbashkëta për rastin, i cili dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr
  • Si u bë biznesmen me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  • Votoi pro Hartës së re Territoriale, Braçe: Rama i dashuruar me pushtetin, nuk më blen e as më shantazhon dot
  • Vendimi i Sylvinhos, ish-trajneri i Kombëtares refuzoi kthimin te klubi i njohur brazilian
  • Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?