Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gra që braktisin fëmijët: Janë me qindra raste në të gjithë vendin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gra që braktisin fëmijët: Janë me qindra raste në të gjithë vendin
Kronike

Gra që braktisin fëmijët: Janë me qindra raste në të gjithë vendin

Published: November 13, 2023
Shpërndaje

Gra që braktisin fëmijët, bashkëshortin, familjen, nuk janë më ngjarje sporadike, por janë kthyer në fenomen të përhapur në vendin tonë. Janë një sërë arsyesh që çojnë drejt kësaj vendimmarrje, që këto gra apo nëna të heqin dorë nga gjithë sa patën dhe t’i rrezikojnë pa menduar dy herë.

“Kemi me qindra raste në një vit në të gjithë vendin, të nënave që largohen nga familja, duke pretenduar se ka ardhur momenti që të merren dhe të shikojnë gjërat e tyre, që të ndihen të lira, të ndihen të pavarura, të mos kujdesen më për gjithë familjen, të mos ndihen të shtypura nën tutelën e bashkëshortit.

Kemi nëna që referojnë se kanë gjetur një partner dhe janë shumë të lumtura me të, apo gra që duan të bëjnë karrierë ndoshta edhe jashtë Shqipërisë, d.m.th. nëna që heqin dorë nga të gjitha përgjegjësitë për fëmijët, nuk kanë kontakte për një kohë të gjatë me fëmijët e tyre, nuk kanë informacion se si shkollohen fëmijët, nuk kanë informacion të përditshmërisë së fëmijëve, të problematikave të tyre, dhe mbi të gjitha nuk kanë informacion për gjendjen emocionale të fëmijëve dhe traumën që iu vënë përsipër atyre në momentin që largohen, pa dhënë asnjë informacion se ku ndodhen.

- Publicitet -

Arsyet që qëndrojnë pas këtij fenomeni unë vlerësoj se janë së pari media, keqinterpretimi i barazisë gjinore, të mos harrojmë ndikimin që kanë rrjetet sociale, lehtësia me të cilën bëhen gjërat, lehtësia me të cilën bëhen paratë, karriera, fama.

Doja të theksoja edhe një faktor që ne evidentojmë, shoqet që flasin dhe shkëmbejnë mendime me njëra-tjetrën, që ndikohen nga njëra-tjetra, për vendimet që marrin, për ta lënë gjithçka kanë, për të rrezikuar. Të mos harrojmë që martesat në moshë të vogël apo martesat me shkuesi që i gjejmë dhe sot e kësaj dite, çojnë ndonjëherë në vendime të nxituara dhe dëshirën për t’u ndjerë e lirë dhe për të bërë jetën që do, duke mos e perceptuar drejt se çfarë është liria dhe duke mos perceptuar drejt që një nënë përpara se të ketë lirinë, duhet të ketë përgjegjësinë për të vegjlit që ka sjellë në jetë”, – tha Valbona Treska, Psikologe, Urdhri i Psikologëve të Shqipërisë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen si piromanë për zjarrin që përfshiu Himarën, pas çobanit Policia shoqëron edhe dy persona të tjerë
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?