Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grabisnin të rinjtë që konsumonin drogë tek Liqeni Artificial, policët mohojnë akuzat në gjykatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Grabisnin të rinjtë që konsumonin drogë tek Liqeni Artificial, policët mohojnë akuzat në gjykatë
AktualitetKronike

Grabisnin të rinjtë që konsumonin drogë tek Liqeni Artificial, policët mohojnë akuzat në gjykatë

Published: November 29, 2022
Shpërndaje

Pas dhënies së masës “arrest me burg” ditën e djeshme, dy efektivët Serxhio Cani  dhe Sajmir Muzikanti kanë ngritur pretendimet për të justifikuar aktet e kryera.

Ndërkohë që njëri nga djemtë-policë ka thënë se grabiste për shkak se nuk i mjaftonte rroga të paguante kredinë e shtëpisë, punonjësi tjetër ka ngritur pretendime në Gjykatë se është dhunuar nga policët e tjerë në momentin e arrestimit.

MASA E ARRESTIT

- Publicitet -

Dy efektivët e vënë në pranga ditën e djeshme kanë dalë para gjykatës. Për ta është caktuar ‘arrest në burg’ nga Gjykata Penale e Tiranës, konkretisht për efektivin e Komisariatit nr. 1, Serxhio Cani dhe efektivin e Policisë Bashkiake, Sajmir Muzikanti.

Ata u arrestuan të shtunën pasi akuzohen për vjedhje në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Cani dhe Muzikanti ishin në vëzhgim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët. Sipas policisë, duke shfrytëtë rinj në zonën e Liqenit, që i kapnin duke pirë cigare hashashi.

U vinin dhe prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën, dhe u merrnin lekët, duke i lënë më tej të lirë në këmbim që mos t’i shoqëronin në komisariat.

Dyshohet se dy autorët vidhnin sende me vlerë e celularë edhe qytetarëve që dilnin për shëtitje te Liqeni. Në Komisariat janë dokumentuar 3 raste grabitjeje dhe 9 kallëzime ndaj punonjësve të policisë. Këta të fundit pasi i ndalonin të rinjtë u merrnin shuma parash 20, 30 e deri në 50 mijë lekë të reja.

Menjëherë pas evidentimit të rastit, kanë nisur procedurat e përjashtimin nga Policia të punonjësit të patrullës Serxhio Cani. Efektivi i policisë bashkiake Sajmir Muzikanti, ka pretenduar se është dhunuar në komisariat.

Familjarët e tij pretendojnë se janë informuar që pas shoqërimit, efektivët kanë fikur dritën e dhomës së qelisë së paraburgimit dhe kanë ushtruar dhunë.

Për këtë arsye kanë depozituar kallëzim penal për ushtrim dhune pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Madje, në sallën e gjyqit Muzikanti ka bërë me shenjë togave të zeza ku pretendon se është dhunuar dhe ka shenja. Mbrojtja ka pretenduar se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë materiale që të provojë akuzat për veprimet që pretendon se është kryer vepra penale.

Mbrojtja shtoi se kallëzuesit janë element të njohur dhe me precedent, ata ndoshta kanë ngritur pretendime të tilla për hakmarrje.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”
  • Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?