Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Grabitet me armë banka e nivelit të dytë në Tiranë, autori qëlloi me armë zjarri dhe…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Grabitet me armë banka e nivelit të dytë në Tiranë, autori qëlloi me armë zjarri dhe…
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Grabitet me armë banka e nivelit të dytë në Tiranë, autori qëlloi me armë zjarri dhe…

Published: February 12, 2026
Shpërndaje

Është grabitur me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Ngjarja ka ndodhur në “Fibank”, ku autori Bardhyl Fusha mësohet se kanë qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marrë lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

- Publicitet -
Blutë kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë armën e shërbimit dhe duke bërë të mundur arrestimin e tij në vendngjarje.

Sapo policët kanë mbërritur, ai mësohet t’i ketë dorëzuar çantën me kallashin brenda.

Mësohet se punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së filalit të FIBank, duke e zënë kështu në kurth.

58-vjeçari ka tentuar të bëjë manovrën e tij, duke qëlluar një herë me armë në dysheme, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar, siç ndodh gjithmonë në institucione të tilla financiare.

Më pas ka qenë policia që ka bërë të mundur arrestimin e tij. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. 

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.  Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. 

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin. 

Kallashnikovi që autori kishte me vete
Paratë që tentoi të grabiste

Po ndodh në mes të Tiranës, tenton të grabisë Exchange, policia i nxjerr pistoletën
Ekskluzive/ Një tentativë grabitjeje është shënuar në mes të Tiranës, në zonën e Pallateve Delijorgji. pic.twitter.com/5MlAQBzUdV

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) February 12, 2026

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Asnjëansi says:
    February 12, 2026 at 12:25 pm

    Po pse thoni grabitet banka ? Në fakt është thjesht tentativë se grabitësi u neutralizua e u arrestua brënda 10 minutash .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?