Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GRAFIKU sipas qarqeve: Në 2024, një familje shpenzoi 93 mijë leke në muaj, 40% shkon për ushqime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > GRAFIKU sipas qarqeve: Në 2024, një familje shpenzoi 93 mijë leke në muaj, 40% shkon për ushqime
EkonomiLajmi i fundit

GRAFIKU sipas qarqeve: Në 2024, një familje shpenzoi 93 mijë leke në muaj, 40% shkon për ushqime

Published: October 7, 2025
Shpërndaje

Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%). Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.

Në vitin 2024, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh. Sipas INSTAT, ndër grupet me rritje më të madhe të shpenzimeve janë “mobilim dhe mirëmbajtje e banesës” (+5,7%), “transporti” (+5,2%) dhe “veshje e këpucë” (+4,4%). Megjithatë, pesha e tyre në buxhet ka ndryshuar shumë pak. Për shembull, shpenzimet për mobilim zënë tani 6,8% të totalit, nga 6,6% një vit më parë.

Në të njëjtën linjë, transporti përbën 7,1% të buxhetit (nga 6,8%), ndërsa veshjet dhe këpucët 5,1% (nga 5,0%). Në anën tjetër, shpenzimet për shëndet u tkurrën lehtë nga 4,3% në 3,8%, dhe ato për arsim nga 3,5% në 3,3%. Familjet shpenzojnë mesatarisht 8.944 lekë në muaj për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, që përbën 9,6% të totalit të buxhetit, me një ndryshim minimal nga viti i kaluar.

- Publicitet -

Në të njëjtën kohë, shpenzimet për restorante dhe hotele janë rritur me 4,1%, duke arritur 7,6% të buxhetit, për shkak të rritjes së kërkesës për shërbime akomodimi dhe ngrënie jashtë shtëpisë.

Tirana, me konsumin më të lartë

Sipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2024” të publikuar nga INSTAT, ndarja e shpenzimeve për konsum sipas qarqeve tregon dallime të dukshme në nivelin e mirëqenies dhe kostos së jetesës mes rajoneve të vendit. Familjet e qarkut Tiranë rezultojnë me shpenzimet mesatare mujore më të larta në vend, me 108.588 lekë, rreth 17% më shumë se mesatarja kombëtare (93.042 lekë). Kjo diferencë lidhet me çmimet më të larta të banesave, shërbimeve dhe ushqimeve në kryeqytet, si dhe me të ardhurat më të larta të familjeve urbane.

Tirana përmban gjithashtu një pjesë të madhe të popullsisë aktive ekonomike dhe të punësuar në sektorë me paga më të larta, si administrata, financat dhe shërbimet. Pas kryeqytetit, Korça dhe Durrësi renditen ndër qarqet me konsumin më të lartë, me përkatësisht 91.418 lekë dhe 90.218 lekë në muaj. Në rastin e Korçës, shpenzimet e larta lidhen me struktura familjare më të vogla, por me të ardhura relativisht të qëndrueshme, si dhe me ndikimin e turizmit dimëror dhe të prodhimit bujqësor vendas që nxit konsum lokal.

Ndërsa Durrësi, përveç ndikimit të turizmit bregdetar, përfiton edhe nga afërsia me Tiranën dhe një nivel më i lartë i punësimit në tregtinë dhe shërbimet portuale. Në rang mesatar ndodhen qarqe si Fieri (87.171 lekë) dhe Shkodra (85.891 lekë), që kanë ekonomi të bazuar në bujqësi, industri të lehtë dhe shërbime. Megjithëse të ardhurat janë më të ulëta se në Tiranë apo Durrës, kostot e jetesës janë gjithashtu më të përballueshme, duke mbajtur një ekuilibër të qëndrueshëm në buxhetet familjare.

Në grupin e qarqeve me shpenzime më të ulëta se mesatarja kombëtare përfshihen Elbasani (80.929 lekë), Berati (84.475 lekë), Lezha (84.542 lekë) dhe Gjirokastra (84.420 lekë). Këto qarqe kanë një strukturë familjare më tradicionale, me më shumë anëtarë për familje dhe me prirje për autokonsum — veçanërisht në zonat rurale. Në fund të renditjes qëndrojnë Kukësi (75.048 lekë) dhe Dibra (75.883 lekë), me gati 30% më pak shpenzime se Tirana.

Këto dy qarqe shfaqin nivelin më të ulët të konsumit dhe të ardhurave, për shkak të largësisë nga qendrat urbane, mungesës së tregjeve të zhvilluara të punës dhe varësisë nga remitancat. Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Doni says:
    October 7, 2025 at 9:02 am

    Pensionet 100p lek ju flisni 9000 lek buzheti po talloni me njerzit

    Reply
  • Pushteti i Varferise says:
    October 7, 2025 at 9:23 am

    Ato mencuraket e INSTAT sigurisht qe tregojne shpenzime neper familjet e tyre qe mbase kane harxhuar nga 930 mije leke ne muaj…
    …se nuk e kane idene fare se ka plot familje qe kane nga nje rroge ose jane ne Kemp e ca me keq me perkrahje.
    Sinkronizim i sentences “Derrat e kenaqur nuk duan tja dijne per Sokratet e varfer”.

    Reply
  • Mirësia says:
    October 8, 2025 at 1:10 am

    Të flasësh me shifra të tilla është një manipulim i vërtetë. Si mund të flasësh me këto shifra kur paga minimale e punëtorëve në ndërmarrjet shtetërore është 40000 lekë si dhe ajo në kompani të ndryshme private.. Këto paga nuk mjaftojnë për shpenzime ushqimore në një muaj Këto nuk janë pak si numër por zejnë një% të madhe të popullsisë në gjithë qytetet e Shqipërisë. Këtu pastaj nuk bëhet fjalë për pensionistët dhe familjet me ndihmë sociale që gjenden në gjendje të pamundur për të blerë ushqimet dhe ilaçet të domosdoshme për mbijetesë.
    Realitetin e kuptojmë që gjithnjë nuk tregohet real por jo një mashtrim kaq i madh mes ditës me diell.
    Mashtrohet si në kohën e Dullës kur njërëzit dënoheshin kur thonin nuk ka patate, keni rënë më poshtë se ajo kohë e mallkuar. E kuptojmë se duhet ta zbukuroni realitetin, por jo një mashtrim skandaloz të paimagjinueshëm. Ky është një poshtërim tjetër, sikur njërëzit e thjeshtë nuk kuptojnë mjerimin total që ka pëërfshirë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, prandaj emigrimi do të rritet dhe fuqia punëtore do të shterojnë, trajtimi si skllav në vendin tënd është të vdesësh për së gjalli. Jeni bërë të neveritshëm me mashtrimin e jetës reale të qytetarëve. Përpiquni të thoni realitetin, sepse vetëm realitetin nuk mund ta mohoni. Qytetarët realitetin e kanë mbi shpinën e tyre dhe e ndjejnë varfërinë e përditshme që po rëndohet nga data në ditë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?