Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
Lajmi i funditopinion

Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Nga Sherif BUNDO

Nuk e di se si më erdhi në mend ky titull. Ndoshta nga ekrani që më solli përpara dhe më tregoi fytyrën e vërtetë të një gazetari që mban në dorë një shtizë flamuri dhe në çantë 20 flamuj. I ndërron flamujt në çdo hap. Heq njërin nga shtiza dhe vë tjetrin, sapo ia kërkojnë interesat, sapo i vjen në sofër një propozim i ri.

Ja, kjo më erdhi në mendje kur ndoqa një intervistë/monolog me zë dhe figurë të një gazetari dhe opinionisti të gjithëditur, që hesht kur është duke brejtur ndonjë kockë të hedhur nga agallarët e pushtetit, të cilët, ulur këmbëkryq në sofrën e muhabeteve, hedhin pas krahëve kockën që ka ngelur pasi kanë ngrënë mishin e shijshëm të pushtetit.

- Publicitet -

Unë e kuptoj që në këtë botë ka profesione dhe profesione. Ka sipërmarrje që të bëjnë të pasur, ka mjeshtëri që të japin kënaqësi dhe të krijojnë mundësinë të jetosh në komoditet. Ka profesione që personalisht i quaj misione dhe jo punë. Kështu do të quaja rolin e mësuesit dhe të profesorit në auditor, rolin e priftit, hoxhës dhe Babait të teqesë, rolin e mjekut. Por nuk mund të konsideroj të tillë profesionin e politikanit, të punonjësit të administratës publike, të gazetarit, punonjësit të drejtësisë apo diplomatit.

Të gjithë këta kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të bërë funksionale atë që quhet bashkëjetesë në komunitet. Këto funksione publike kanë në dorë një pushtet që nuk ndahet në copa, që nuk mund të shitet dhe të blihet. Por çfarë ndodh me një gazetar? Çfarë dëgjova në intervistën e gazetarit/analist që më tronditi dhe më shokoi?

Gazetari, i vetëquajtur edhe analist, para tre javësh mbështeti fort protestën. Madje bëri një deklaratë të fortë. E bëri se e ndjente? A bëri deklaratën se formimi i tij profesional e kishte bindur që protestuesit kishin të drejtë? E bëri se në rolin e analistit në këtë vend u bind që niveli i korrupsionit ka arritur shifra të frikshme? E bëri se kuptoi shpirtin dhe lexoi ëndrrat e protestuesve dhe veçanërisht të rinisë? E bëri se, duke parë rininë në sheshet e Tiranës, i dolën para syve fëmijët e tij? Cilado qoftë arsyeja, bëri mirë që mbështeti protestën.

Por ironia dhe paradoksi qëndrojnë në deklaratën e para tre-katër ditësh. Ai sot është kundër protestës. Çfarë ndryshoi tek ky gazetar? Çfarë e prishi pozicionin e një gazetari të tillë? A është i besueshëm një njeri i tillë, dreqi e di se çfarë profesioni ka dhe çfarë roli apo profesioni ushtron? Çfarë ka ndodhur vërtet? Mos pyet më, thotë një miku im. Ka ndryshuar flamurin. Ka hequr nga shtiza një flamur dhe ka vendosur tjetrin. Ai shtizën nuk e ndryshon. Ka ndryshuar grazhdin. Ka ndryshuar tagjinë.

Madje, në prononcimin e tij, pyet: Pse nuk kanë strategji studentët? Çfarë mendojnë ata lidhur me faktin se si mund të qeveriset vendi që t’i ftojmë nëpër studio? Sa ironike dhe fëmijërore më tingëllon kjo pyetje! E kam dëgjuar nga disa gazetarë, madje edhe të njohur, në “studio të tjera”. Pyesin studentët sikur të ishin kryetarë partish, sikur të ishin ministra.

Pse, zotërinj gazetarë, nuk pyesni për këto strategji ministrat dhe qeverinë? Pse jeni kaq naivë? Asnjë student nuk ka dalë në protestë sepse ka vënë kandidaturën për të qeverisur vendin. A është përgjigjja e kësaj pyetjeje vërtet detyrë e studentëve dhe e gjimnazistëve të Tiranës apo të Shqipërisë? Çfarë kërkuan studentët në vitin 1990? Thjesht dhe vetëm: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Kërkuan ndryshimin. Shprehën pakënaqësinë. Shprehën revoltën me mënyrën se si veprohet dhe si përdoren paratë që paguajnë ata dhe familjet e tyre.

Këtë po bëjnë studentët edhe sot: “Birbot” të largohen nga karriget që sillen ndaj tyre si në çairet e babait. Zullumqarët e fryrë nga babëzia të kuptojnë se, nëse nuk kanë ndërgjegje dhe autokontroll, ka protesta.

A kanë fëmijë këta gazetarë? Si do të silleshin ata me fëmijët e tyre? Si do t’u pëlqente atyre që të sillej shteti me fëmijët e tyre? Sigurisht, pyetja ime ka vend nëse kanë familje normale, nëse kanë lidhje shpirtërore me fëmijët e tyre dhe jetojnë me fëmijët. Nuk e di në jam i saktë, por mendoj se qëndrimet e ndryshme ndaj protestës nuk vijnë thjesht prej këndvështrimeve tona personale apo prej formimit të ndryshëm profesional që ka secili. Mendoj se kjo ka lidhje edhe me familjet ku jemi rritur dhe formuar. Me familjet dhe mjedisin ku kemi kaluar fëmijërinë dhe kemi filluar të kuptojmë mbi shoqërinë.

Mua më dhimbset shumë çdo gjë që dhunohet. Në prononcimet e mia nënvizoj se jam kundër dhunës. Jam kundër shkatërrimit të pronës. Më dhimbsen policët e policisë së shtetit. Por nuk rri dot pa bërë një nënvizim. Mendoj se në këtë pikë duhet të reflektojë kushdo, në radhë të parë gazetarët, pavarësisht se në cilin organ shërbejnë.

Policët paguhen nga paratë që paguajmë ne në trajtën e tatimeve dhe taksave. Policët dhe kryeministri, ministrat dhe çdo pushtetar tjetër, paguhen nga paratë tona. Edhe skafandrat e policëve janë paguar nga paratë tona. Madje edhe kokoret, edhe veshjet antiplumb, edhe kambalecat dhe veshjet e posaçme. I kemi paguar ne që jeta e policëve, për të vendosur rendin dhe qetësinë në rastet kur durimi qytetar kapërcen cakun, të jetë e sigurt.

Edhe kur kryeministri deklaron që paga e policisë të shkojë 2500 euro në muaj, kuptohet, atë pagë e paguajmë ne. E paguajmë me tatimet dhe taksat në çmimet e çdo produkti dhe shërbimi që blejmë, të atyre çmimeve që rriten ditë pas dite. Dhe mirë bëjmë.

Ne paguajmë edhe armët e policisë, edhe bombat me gazin lotsjellës dhe me efekte paralizuese, edhe makinat që policët kapardisen dhe ndjekin me shpejtësi marramendëse në sheshin Skënderbej studentët dhe fëmijët që vrapojnë. Ne i paguajmë të gjitha dhe mirë bëjmë, por jo për t’i ndjekur ata si gjahtarët kafshët e egra në pyje. Por përfytyroni çfarë ndodh me studentët e pambrojtur kur sulmohen nga policia. Sulmohen pse grumbullohen, pastaj pse prishin kangjellat dhe kaq është puna. Sulmohen kur policia u hedh gazin dhe u merr frymën. Policia i godet me shkopinjtë e gomës dhe u thyen këmbët. Policia i godet fëmijët e pambrojtur edhe me gurët e kalldrëmeve dhe të trotuarëve.

Ata nuk kanë kundragaz, nuk kanë skafandra, nuk kanë kostume speciale, nuk kanë makina. Ata janë në këmbë. Këta fëmijë duhet t’i dhimbsen këtij gazetari nëse ka fëmijë dhe familje. Dhe gazetari nuk i sheh këto. Atij i intereson grazhdi, tagjia. Ai ka frikë se soset tagjia.

Për këtë gazetar kam një mesazh: O gazetar, bëj dallimin midis shkakut dhe pasojës. Protesta është pasoja. Shkaku i vërtetë është korrupsioni, është keqqeverisja, është abuzimi, janë zullumet që thua ti në autointervistën tënde, janë të ulurit këmbëkryq mbi fondet e buxhetit të shtetit, është përdorimi dhe shitja e interesave kombëtare, për arsimin me shkollat që po boshatisen përditë, për fshatrat, zonat dhe krahinat që po shkretohen, për klientelizmin, për administratën e politizuar, për kapadaillëkun e pushtetarëve, për memecërinë e deputetëve, për shkatërrimin e institucioneve, për drejtësinë e padrejtë, për shëndetësinë falas që kushton shumë shtrënjtë, për të gjitha. Ja, ky është shkaku.

Gazetarit tim i janë errësuar sytë, nuk kërkon burimin. Vrapon pas pasojave. Sheh të sëmurin në spital, por nuk pyet nga i erdhi sëmundja. A mund të mjekohet dhe të diagnostikohet një i sëmurë i tillë pa pyetur për origjinën e sëmundjes?

Kam parë shërbëtorë dhe sahanlëpirës edhe herë të tjera, por nuk kam parë asnjëherë sjellje dhe ndryshime kaq të forta në sjellje. Luhatjet e forta në sjellje kanë shkaqe të tjera. Të gjithë kemi të drejtën të ndryshojmë, por të ndryshojmë si një lëvizje që vjen natyrshëm si progres, që vjen për shkak të evolucionit të shoqërisë dhe teknologjisë, por jo për shkak të flamujve që mbajmë në xhepat e xhaketës dhe tagjisë në grazhdin e rradhës.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Dudumi says:
    October 19, 2026 at 5:47 pm

    Fiks! Do paguajë policët 2500 € me paratë tona. Që të na rrahin kur të mos jemi dakord. Imagjino, një polic 2500 €/muaj, kushedi sa do paguajë mësuesit?. Jo, mësuesve varu hejbet, se ata nuk po mësojnë këtë brez të lidhë ushkurin e brezit, dmth 7 fjalë. Kemi një kryeministër që ka shpikur fjalë të bashkuara sa orient express me gjithë vagona. Kur përdor fjalë kaq të gjata, imagjino sa te gjate e ka oreksin për përqindjen e tij në punët publike. Se nuk diskutohet që Balluku nuk kishte dalë me lopatë të madhe pa interesin e Palloshit. Ore, le të dalë dikush e ti thotë kryeministrit se ke quan Pallosh Balluku shume e thjeshte. Ky që gjen duart e huaja në demonstrata duhet ta gjejë kush është Palloshi I gjate. Nje kuriozitet kam për autorin: pse nuk e përmend me emër dhe mbiemër gazatorin. Kush është ky gazatori?

    Reply
  • Te tjeret jane te shitur says:
    October 19, 2026 at 5:47 pm

    KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  • ​E vërteta e “fletëthirrjeve” në SPAK, si u përdor një faqe satirike për goditjen e Top Channel
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!

Komentet e Fundit

  1. Te tjeret jane te shitur on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Dudumi on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  3. 1thundrak on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s’lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  4. Ai qé ti ashtu robt on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s’lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  5. Mesila on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s’lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?