Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Greqia i përgjigjet Erdoganit: Mos kujto se trembemi nga kërcënimet e tua
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Greqia i përgjigjet Erdoganit: Mos kujto se trembemi nga kërcënimet e tua
AktualitetBote

Greqia i përgjigjet Erdoganit: Mos kujto se trembemi nga kërcënimet e tua

Published: December 12, 2022
Shpërndaje

Qeveria greke reagoi ashpër të hënën pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi gjatë fundjavës se do të godiste Athinën me raketa balistike.

“Zoti Erdogan duhet ta dijë mirë se vendi ynë nuk mund të terrorizohet dhe as të frikësohet,” tha zëdhënësi i qeverisë greke, Giannis Oikonomou gjatë një konference shtypi në Athinë.

Greqia, tha zoti Oikonomou, “është absolutisht e vendosur, është gjithmonë e përgatitur, e gatshme, të mbrojë ligjshmërinë ndërkombëtare, të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane.”

- Publicitet -

Ai shtoi se “sado të këmbëngulë zoti Erdogan në shtrembërimin e realitetit dhe në retorikën provokuese, të gjitha këto kërcënime dhe lëvizje të tij janë një rrugë pa krye.”

Duke folur gjatë një takimi me të rinj në qytetin verior turk të Samsunit të shtunën, presidenti Erdogan tha se Turqia ka filluar të prodhojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të quajtura “Tayfun”, diçka që siç tha ai “po frikëson grekët”.

“(Grekët) thonë se ato ‘mund të godasin Athinën’, tha zoti Erdogan, komentet e të cilit u bënë publike të dielën vonë.

“Sigurisht që po. Nëse nuk ruani qetësinë, nëse bëni përpjekje për blerje nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera (për të armatosur) ishujt, një vend si Turqia duhet të bëjë diçka”, tha ai .

Marrëdhëniet midis fqinjëve dhe aleatëve të NATO-s kanë qenë prej kohësh të tensionuara. Të dyja palët kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, përfshirë pretendimet territoriale në Detin Egje dhe të drejtat për eksplorimin e energjisë në Mesdheun lindor.

Ato kanë qenë në prag të luftës tre herë gjatë gjysmëshekullit të kaluar.

a.m/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ambasada says:
    December 13, 2022 at 4:00 am

    Greket te ndalojne sabotimet dhe diversionet ne Shqiperi.
    Jane duke u mbajtur ne vemndje nga afer operatoret e spijunazhit te drejtorise me seksion “ene037” ku rreth 478 persona të ndare pa komunikim ne dy memesi te stacionuar ne Sarande dhe Korçe. Demi grek ndaj ekonomise Shqiptare eshte 1.2 miliard dollare ne vit.
    Nevoja e deshperuar Anglo-Amerikane për Greqine nuk eshte justifikim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?