Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Greqia ngrin pasuritë e eurodepuetes të arrestuar për korrupsion në Bruksel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Greqia ngrin pasuritë e eurodepuetes të arrestuar për korrupsion në Bruksel
BoteKryesore

Greqia ngrin pasuritë e eurodepuetes të arrestuar për korrupsion në Bruksel

Published: December 12, 2022
Shpërndaje

Greqia ka ngrirë të gjitha pasuritë e Eva Kaili , ish-zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian, ka njoftuar qeveria e Athinës.

Skandali që po pushton Parlamentin Europian, për disa njerëz konsiderohet një “italian job”, siç shpjegohet nga një zëdhënës francez i një grupi parlamentar në Eurodhomë, duke iu referuar filmit të famshëm britanik me Michael Caine.

Gati 750 mijë euro në shtëpinë e babait

- Publicitet -

Më herët, eurudeputetes greke iu sekuestruan qindra mijëra euro në shtëpi dhe nga çantat që mbante babai i saj kur u ndalua nga autoritetet.

Paratë ende nuk janë numëruar, por sipas gazetës belge “L’Echo”, vlerësimet e para flasin për mbi 750 mijë euro në prerje 20 dhe 50 euro.

Dyshohet se 600 mijë euro ishin në valixhen e sjellë nga babai i Kailit dhe pjesa tjetër në shtëpinë e eurodeputetes 44-vjeçare.

Sipas deklaratës së pasurisë së saj, ish-eurodeputetja e PASOK-ut, ka depozita të konsiderueshme që arrijnë në 460 mijë euro, prej të cilave rreth 400 mijë euro janë në bankën belge KBC. Pjesa tjetër është në llogari të tjera në bankat greke.

Gjithashtu ajo ka deklaruar një apartament 55 m2 në Bruksel, të cilin e ka blerë në vitin 2015, si dhe tre apartamente në Selanik, në lagjen “Psikiko” në kryeqytet, si dhe një në qendër të Athinës. Po ashtu ka edhe tre makina.

Ditën e diel policia në Belgjikë e ka arrestuar Kailin pas 48 orë hetimesh, nën akuzat për korrupsion për përfshirjen e saj në një organizatë kriminale të dyshuar në një skandal korrupsioni të lidhur me Katarin dhe për pastrim parash.

Bashkë me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, një lobist i Brukselit, identiteti i të cilit nuk dihet, ish-eurodeputeti eurosocialist italian, Antonio Panzeri, që konsiderohet si autori i skandalit të financimit të paligjshëm nga Katari, si dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij, Francesco Giorgi, ky i fundit bashkëshorti i eurodeputetes greke Kaili.

Kush është Antonio Panzeri 

Sipas akuzave, ish-deputeti Antonio Panzeri dyshohet se ka ndërhyrë politikisht me deputetë që punojnë në Parlamentin Evropian. Ndërhyrjet do të kishin qenë në dobi të Katarit dhe Marokut.

Në Bruksel, në shtëpinë e Panzerit, sipas disa mediave, hetuesit do të kishin gjetur 500 mijë euro cash.

Ndërkohë, Katari që në ditët e para të hetimit, “ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përpjekje për ta lidhur me akuzat për korrupsion”./Si

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Xha Xhai us says:
    December 12, 2022 at 5:06 pm

    O SA MIR ME KEN GREK
    https://www.youtube.com/watch?v=YrQsJKqmi90

    Reply
  • Shqiptaro-greko-kosovaro-maqedonas says:
    December 12, 2022 at 5:08 pm

    Ehhh si jemi ne shqipot nga te gjitha anet e kufirit …..

    Reply
  • mali says:
    December 12, 2022 at 5:27 pm

    Po pasurite e Rames,Ilirit ne qiprion greke nuk ngrijne?

    Reply
  • Oh sa kom qesh says:
    December 12, 2022 at 6:15 pm

    Me kaq euro te kapura z/presidentes se PE, Zaho i Rames do te qeshte me te madhe.
    Cdo strukture ne BE jane pjese mafioze te zhvatjes, hajdute me damke e imorale.
    BE dhe PE jane shembulli me i mire i strukturave kriminale.

    Reply
  • Pylli says:
    December 13, 2022 at 9:46 am

    JU KAM THENE ME KOHE
    HAJN NE GEN ESHTE GREKU
    RACE KANIBALESH
    KA MENDJEN TEK LEKU

    Reply
  • Antidiplomati says:
    December 13, 2022 at 10:23 am

    O qesharaku eurot e grekes s’kan t’bejn me t’birin e Edit! Ty aq ta thote dhe nese e ndjen veten te vjedhur e poshtruar duket se e meritoke!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë Europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dordolecët e Propagandës
  2. Igor on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Fjalë me vend on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. Lexuesi on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?