Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Groenlandën duhet ta kishim që nga Lufta e Dytë Botërore”, Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën për ta marrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Groenlandën duhet ta kishim që nga Lufta e Dytë Botërore”, Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën për ta marrë
AktualitetBote

“Groenlandën duhet ta kishim që nga Lufta e Dytë Botërore”, Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën për ta marrë

Published: January 21, 2026
Shpërndaje

Donald Trump thekson se vetëm Shtetet e Bashkuara kanë fuqinë që ta mbrojnë Groenlandën nga rreziqet si Kina dhe Rusia. Nga Forumi i Davosit, ku mbajti një fjalim, presidenti i SHBA tha se nuk do të përdorin forcë.

Trump theksoi se Danimarka e ka treguar se nuk mund ta mbrojë ishullin kur ra nën pushtimin gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara, asokohe e mbrojti dhe se që prej atëherë do të duhej ta kishte marrë nën zotërimin e saj.

“Çdo vend duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të siguruar Groenlandën siç e bën Amerika. Ne jemi një fuqi e madhe. Kemi treguar në luftë e dytë botërore kur Danimarka ra në ushtimin gjerman dhe nuk mund të mbronte dot as veten. SHBA të detyruara dërgoi forcat e saj në Groenlandë dhe fituam. Nuk patëm më shans që ta merrnim”, tha Trump, duke shtuar se tanimë SHBA duhet ta marrë ishullin.

- Publicitet -

Sipas presidentit të SHBA, ishullin nuk e synojnë për metalet e rralla por për sigurinë në Hemisferën Veriore. Ai theksoi se atje do të ndërtojnë “Kupolën e artë” për sigurinë e vendeve, përfshirë Kanadanë.

“Ne nuk e duam Groenlandën për metale të rralla. Vetëm për Sigurinë Globale në Hemisferën Veriore, për sigurinë tonë, por edhe për sigurinë perëndimore në tërësi. Në vitin 2019, Danimarka kishte deklaruar se do të siguronte fonde të konsiderueshme për mbrojtje. Ka dhënë vetëm 1%. E tëra çfarë duam nga Danimarka, për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për të mbajtur larg armiqtë tanë potencialë shumë energjikë dhe të rrezikshëm, është kjo tokë në të cilën do të ndërtojmë kupolën më të madhe të artë të ndërtuar ndonjëherë”, tha presidenti i SHBA-së.

Ajo copëz akulli, theksoi Trump, është jetike për sigurinë botërore. Theksoi gjithashtu se nu do të përdorin forcë për ta marrë ishullin.

“Nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë të tepërt, do të ishim të pandalshëm, por nuk do ta bëjmë këtë. Nuk kam pse të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë, nuk do të përdor forcë. E tëra që SHBA-të po kërkojnë, thotë ai më pas, është “një vend i quajtur Groenlandë”, shtoi ai. 

Trump tha se nuk do të përdorë forcën për të marrë Groenlandën, deklarata e tij më e qartë deri tani që përjashton përdorimin e fuqisë ushtarake për të aneksuar ishullin Arktik.

“Ne ndoshta nuk do të marrim asgjë, përveç nëse vendos të përdor forcë dhe fuqi të tepruar, ku do të ishim, sinqerisht, të pandalshëm,” tha Trump. “Por unë nuk do ta bëj këtë. Në rregull. Tani të gjithë thonë, oh, mirë.”

“Kjo është ndoshta deklarata më e madhe që kam bërë, sepse njerëzit mendonin se do të përdorja forcë. Nuk kam nevojë të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë,” tha Trump.

“E gjithë ajo që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë është një vend që quhet Groenlandë,” tha ai.

Më vonë, Trump përsëriti se ai e imagjinon pronësinë e plotë amerikane mbi Groenlandën, dhe jo thjesht një marrëveshje të zgjeruar.

“E gjithë ajo që po kërkojmë është të marrim Groenlandën, përfshirë të drejtën dhe pronësinë e plotë, sepse ke nevojë për pronësinë për ta mbrojtur,” tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • jugu says:
    January 21, 2026 at 6:00 pm

    Burre me legen nuk mund ta gjesh ne dynja. Europa dhe gjithe vendet e tjera duhet te behen me burra dhe ti kundervihen ketij psikpati pasi po behet i rrezikshem per boten.

    Reply
  • xxx says:
    January 21, 2026 at 7:02 pm

    Puna esjte se nuk eshte i vetem
    Gjithe psikopatet skizofrenet e amerikes e botes ne lirine e tyre te te drejtave te “njeriut”, jane mbledhur rreth tij. Perfsjore edhe psikopatin tone te gjate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Toka e projektit në Zvernec rezulton e vjedhur. Kryeministri thotë që megjithatë ajo u takon arabëve që e kanë blerë. A është kjo normale?
  • Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin? Qeveria ka mbledhur vetëm 1 për qind të gjobës 120 milionë euro
  • INVESTIGIM: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e kokainës
  • Operacion antidrogë në Stamboll, 22 të arrestuar, mes tyre aktorja Beren Saat dhe personazhe të njohur
  • Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  2. ¿? on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës
  3. Aqif on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  4. Aldrin on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  5. Aldrin on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?