Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gruaja e parë evropiane që drejton Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gruaja e parë evropiane që drejton Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
AktualitetKuriozitete

Gruaja e parë evropiane që drejton Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Published: September 28, 2022
Shpërndaje

Samantha Cristoforetti nga Italia u bë të mërkurën gruaja e parë evropiane që mori drejtimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërdrejt nga hapësira.

Komandanti në largim, kozmonauti rus Oleg Artemyev, shfrytëzoi rastin për të bërë një referencë të rrallë në hapësirë për luftën në Ukrainë, duke thënë se “pavarësisht stuhive në tokë, bashkëpunimi ynë ndërkombëtar vazhdon”.

Gjatë një ceremonie të relaksuar, Artemyev i dorëzoi Cristoforettit një çelës të artë, duke simbolizuar se ajo është komandantja e re e ISS-së, derisa të kthehet në tokë më 10 tetor.

- Publicitet -

Cristoforetti, një astronaute 45-vjeçare e Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe ish-pilote e forcave ajrore italiane, mbërriti për turneun e saj të dytë në ISS në prill.

Ajo mban rekordin për qëndrimin më të gjatë në hapësirë nga një grua, pasi kaloi 199 ditë në orbitë në vitin 2014 dhe 2015.

Ajo është gruaja e pestë – dhe gruaja e parë jo amerikane – që bëhet komandante që nga krijimi i këtij funksioni në vitin 2000.

Stacioni Hapësinor, prej kohësh një simbol i lidhjeve më të ngushta të pas Luftës së Ftohtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka qenë në një pozitë të vështirë që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt.

Jehona e luftës në hapësirë

Artemyev vlerësoi punën e të 10 njerëzve në bordin e Stacionit Hapësinor – katër amerikanë, pesë rusë dhe Cristoforetti.

Ai tha se e sheh ISS-në si “një vazhdimësi të programit Apollo-Soyuz”, misioni i parë hapësinor ndërkombëtar me ekuipazh i kryer së bashku nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1975, në mes të Luftës së Ftohtë.

Kjo ishte një kohë “kur marrëdhëniet midis vendeve nuk ishin gjithashtu të thjeshta, kur kishte njerëz që gjetën rrugën që të çon drejt paqes dhe mënyrën se si lufta përfundon kudo”, tha Artemyev, duke mos përmendur Ukrainën me emër.

Cristoforetti vlerësoi punën e kolegëve të saj, duke thënë se ata të gjithë përbëjnë “një pjesë të vogël të ekipit gjigant në tokë” që menaxhon operacionet e Stacionit Hapësinor.

Komandanti është përgjegjës për të gjitha detyrat e kryera nga anëtarët e ekuipazhit në bordin e Stacionit Hapësinor, i cili orbiton më shumë se 400 kilometra (248 milje) mbi tokë.

Gjatë ndonjë emergjence, komandanti ka autoritetin të marrë vendime pa pritur udhëzime nga kontrolli tokësor.

Në rast zjarri, uljeje të presionit ose zbulimit të atmosferës toksike – tre skenarët e përcaktuar të emergjencës – i takon komandantit të sigurojë që së pari të shpëtohet jeta e ekuipazhit.

Astronauti francez, Thomas Pesquet, i cili ka shërbyer si komandant ISS-së, tha vitin e kaluar se “është si të jesh në një varkë – në bord ka vetëm mjeshtër pas Zotit

Vendimi se kush do të bëhet komandant merret bashkërisht nga pesë agjencitë hapësinore të përfshira në stacion: NASA, Roscosmos i Rusisë, ESA e Evropës, CSA e Kanadasë dhe JAXA e Japonisë. /REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën 17-të. Ironizohet edhe Marta Kos
  2. Kiri on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën 17-të. Ironizohet edhe Marta Kos
  3. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  5. K R on Me “bukë me vete”? PO!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?