Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gruaja e tij fiton betejën me sëmundjen e rëndë, Tritan Kalo: Për NE fillon një kapitull tjetër gëzim-jete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gruaja e tij fiton betejën me sëmundjen e rëndë, Tritan Kalo: Për NE fillon një kapitull tjetër gëzim-jete
Lajmi i funditShoqëri

Gruaja e tij fiton betejën me sëmundjen e rëndë, Tritan Kalo: Për NE fillon një kapitull tjetër gëzim-jete

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e mirë. Bashkëshortja e tij ka fituar betejën me kancerin në pankreas.

“Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit”, shkruan doktori i dashur për të gjithë shqiptarët.

Doktor Kalo shkruan se gruaja e tij u trajtua për një vit në qendrën “BC-Cancer Victoria” në British Columbia në Kanada dhe nuk nguron të ndajë me ndjekësit edhe eksperiencën në këtë klinikë.

- Publicitet -

Postimi i doktor Kalos

17.11.2023……Fillimi i fundjavës për të gjithë shqipfolësit kudo në Botë, ndaj e kalofshi atë sa më mirë mes të dashurve tuaj…..Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotëshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit/“Steve Job’s disease” (mes Nëntori 2022 – mes Nëntori 2023)…..Një “ëndër e keqe” e përjetuar plot shqetsime e përpjekje pas një operacioni mjaft radikal (“Whipple’s procedure”) e gjashtë muajve kemioterapie…..Mbështetja dhe ndihmesa ime si bashkëshort e si mjek, po ashtu edhe ajo fëmijëve ka qënë dhe do të mbetet e kurdokohëshme për të…..Doja ta ndaja me dashamirësit e mi këtë gëzim të jashtëzakonshëm…..Një rikujtesë për Autoritetet Shëndetsore Shqiptare në lidhje me përkujdesin ndaj të sëmurëve me kancer në Kolumbinë Britanike….1- Qëndra për diagnostikimin dhe mjekimimn e këtyre sëmundjeve është nga më modernet në Botë….2- Ndjekja dhe mjekimi është plotësisht falas….. 3- Për asnjë moment nuk mendohet ndërprerje të mjekimit për mungesën e medikamenteve….4- Parkimi është falas dhe i veçantë për të sëmurët që mjekohen në këtë qëndër ekselence…..5- Në rast largësie gjeografike me “BC – Cancer Victoria”, mqse Ishulli i Vankuverit është pak më i madh se teritori i Shqipërisë londineze, pranë spitalit donatorët jo oligarkë të modelit të pamodeltë “Made in Albanistan”, kanë ndërtuar dhe financojnë rregullisht një ndërtesë ku të sëmurët dhe të afërmit e tyre strehoen dhe ushqehen përgjatë kohës së mjekimit…..6- Çdokush e ka të mirëpërcaktuar kohën e bërjes së ekzaminimeve imazherike, të marjes së kemioterapisë dhe të konsultave me Onkologët, ndaj nuk është aspak e nevojëshme vajtja dhe pritja aty me ankth nëse do të ekzaminohesh apo do të mjekohesh atë ditë…..7- Një grup pensionistësh vullnetarë me mjetet e tyre sjedhin të sëmurët për mjekim dhe i kthejnë më pas ato në shtëpi, jo se nuk ka shërbim transporti me ambulanca, POR psikologjikisht kjo ndikon më mirë për të sëmurët të cilët kanë përshtypjen se janë me të afërmit e tyre të munguar…..

Nga tash e tutje për NE fillon një kapitull tjetër gëzim-jete, përgjatë së cilit vigjilenca e përkujdesi nuku do të mungojë, mqse kanceri është një sëmundje e pabesë dhe disa herë jo e parashikueshme….Kapja e shpejtë një vit më parë dhe mjekimi me kohë i sëmundjes, atë çka sot e hodhëm pas shpine, na e bën të detyrueshme një qëndrim të tillë….

Të afërmve, miqve dhe mirëdashësve u jemi shumë-shumë mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre përgjatë këtij viti mjaft të vështirë për NE….Together forever!!!

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Knesseti në Kashar
  • Kush e ka të drejtën në epokën dixhitale? Shteti apo ndërgjegjja e qytetarëve të vjedhur?
  • Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanit në Himarë, tymi mbulon zonën
  • Rama poston fotot nga takimi i Parisit me “Vullnetmirët”
  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Komentet e Fundit

  1. Pol on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. chp on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  3. demo on Jemi në të njëjtën linjë me BE-në, por… Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  4. ETNIK on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Doktorri on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?