Ngjarja e rëndë që u shënua dy ditë më parë në Shkodër ka tronditur opinionin publik, kur u mësua se një nënë e hodhi foshnjën e saj të sapolindur në lumin Kir.
Ndonëse gruaja është vënë në pranga nga ana e Policisë dhe madje është vënë nën akuzë dhe po hetohet nga Prokuroria, asnjë autoritet shtetëror nuk doli ditët në vijim të shpjegonte se çfarë ka ndodhur vërtet me gruan e re, e cila ndërmori aktin e tmerrshëm të vrasjes së fëmijës së saj. Ajo pritet që ditën e sotme të dalë para Gjykatës së Shkodrës ku do të njihet edhe me masën e sigurimit personal deri në zbardhje të plotë të rrethanave të atij akti horror.
32-vjeçarja Orjana Gremi ka braktisur në lumin Kir, foshnjën e saj vetëm një javë pasi e ka lindur. 32- vjeçarja ishte e pamartuar. Ajo jetonte me dajën e saj në fshatin Myselim, komuna e Postribës në Shkodër. Orjana Gremi është paraqitur me dhimbjet e lindjes më 30 dhjetor 2022. Ajo ka lindur atë natë në spitalin e Shkodrës. Burime nga Spitali i Shkodrës bënë me dije se gruaja kishte dalë nga materniteti më datë 4 janar 2023.
Orjana Gremi në polici ka deklaruar se arsyeja e një veprimi të tillë ishin arsyet ekonomike.
Në certifikatën e parë të lindjes, fëmijës nuk i është regjistruar atësia. Ndërkohë, që gruaja ka komunikuar me stafin e spitalit, të cilëve nuk iu ka rrëfyer për planin makabër që kishte në plan të kryente. Ajo ishte shprehur se fëmijën do ta hidhte në lum pasi nuk kishte ku ta linte. Edhe pse gruaja e ka bërë këtë njoftim, nuk është marrë asnjë masë, si nga Policia e Shkodrës, qoftë edhe spitali rajonal për të trajtuar 32- vjeçaren dhe për të ruajtur jetën e fëmijës. Por gruaja është lënë të dalë nga spitali, ku më pas ka shkuar dhe ka hedhur fëmijën në lumin Kir. Atje, bebja njëjavëshe është gjetur e mbuluar me batanije dhe plastmasë. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë.
Reagimet
Për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 7 janar në Shkodër kanë folur psikologë dhe mjekë duke treguar edhe shkaqet e rënda që kanë çuar gruan të kryejë aktin makabër kundër foshnjës së saj. Sipas sociologëve bëhet me dije se duhet të ketë politika sociale që i mbështesin nënat e reja me kopshte, me çerdhe, bonusin e qirave, duhen shtuar punonjësit social, të kemi më shumë shërbime shëndetësore.
Po ashtu kanë folur edhe mjekët, të cilët kanë dhënë opsionin e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë të cilët kishin besuar se gruaja do ta çonte foshnjën në jetimore, pasi ajo jo vetëm e kishte pa atësi, por madje ishte ankuar se edhe nuk mund ta mbante për shkak se kishte një pagë të papërfillshme për të rritur një fëmijë e vetme.
j.l./ dita

Shqiperia po boshatiset nga rinia e te lindesh e rritesh femije me ate kosto qe ka arritur jeta ne vend ne krahasim me rrogen mesatare, jane dy probleme madhore dhe me te rendesishmet te kohes qe kerkojne zgjidhje urgjente nga klasa politike.
Thuhet qe vajza jetonte me dajon!
Atehere femijen e ka ma Dajon! Babai i femijes eshte Dajo!
Burg dhe leri llafe dhe mashtrimet. Po seks dije te beje?