Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grumbulluesit do ulin me 15% çmimin e blerjes së qumështit nga blegtorët, çfarë pritet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Grumbulluesit do ulin me 15% çmimin e blerjes së qumështit nga blegtorët, çfarë pritet
EkonomiLajmi i fundit

Grumbulluesit do ulin me 15% çmimin e blerjes së qumështit nga blegtorët, çfarë pritet

Published: June 4, 2024
Shpërndaje

Nga muaji qershor, blegtorët e fermave të vogla në Lushnjë dhe Fier janë lajmëruar për një rënie tjetër të çmimit të qumështit të lopës dhe të deles, që u grumbullohet nga fabrikat e përpunimit.

Sipas blegtorëve të zonës së Myzeqesë, qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme po grumbullohet me çmim 65 deri në 67 lekë pa TVSH për litër nga 78 lekë pa TVSH që ishte më parë. Ndërsa nga fermat e vogla, qumështi po grumbullohet me çmim 60 lekë pa TVSH për litër.

Blegtorët e fermave të vogla pohuan se nga muaji qershor janë lajmëruar nga grumbulluesit se qumështi i lopës do t’u blihet me 55 lekë për litër pa TVSH apo 15% më pak sesa shitet.

- Publicitet -

Rënie e çmimit është lajmëruar edhe për qumështin e deles, nga 120 lekë për litër pa TVSH që shitet aktualisht, çmimi pritet të bjerë në 100 lekë për litër pa TVSH apo 16% më pak.

Rënie e çmimeve të qumështit është lajmëruar edhe nga grumbulluesit e zonës së Korçës, sipas Taulant Pupës drejtuesit të fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita 2001” në Nizhavec të Pogradecit.

“Është lajmëruar për një rënie të çmimit të qumështit të lopës nga 60 lekë në 57 lekë për litër pa TVSH, të deles nga 140 në 130 lekë për litër pa TVSH, dhe të dhisë nga 90 lekë në 80 lekë për litër pa TVSH ”, tha ai.

Ervin Resuli ekspert i bujqësisë pohon se çmimi i grumbullimit të qumështit të lopës 55 lekë për litër është i barabartë me koston ushqyese të kafshëve.

Sipas tij në ditë vetëm për ushqimin e një lopë fermeri shpenzon 1,200 deri 1,300 lekë, ndërsa fitimi neto, pa përfshirë kostot e fermerit për mbajtjen e fermës dhe shlyerjen e kredive, llogaritet të arrijnë deri 3 euro në ditë apo rreth 1 mijë euro në vit.

Ervin Resuli parashikon se rënia e çmimit të qumështit veçanërisht të të imtave do të sjellë tkurrje të tufave të bagëtive dhe falimentime te blegtorët.

“Në 2023 kur qumështi i të imtave i prodhuar nga fermeri u shit me çmime të larta prej 120 deri 180 lekë, shtoi numrin e krerëve të të imtave, pasi për fermerin ishte e leverdishme mbajtja e bagëtive. Për vitin 2024 kemi rënie të çmimit të qumështit të të imtave, por kemi edhe tkurrje të tufave të të imtave. Nëse fermeri e shet qumështin e deles apo të dhisë nën 140 lekë për litër, për të falimentimi është i garantuar”, nënvizon Resuli.

Në muajin prill për shkak të konfliktit me çmimet nga fabrikat nuk u ble qumësht te fermat e mëdha dhe të mesme. Të vetmit që shisnin qumësht me çmim 60 lekë pa TVSH për litër ishin fermat e vogla.

Ulja e çmimit të shitjes detyroi blegtorët të dalin dy herë në protestë, në mbrojtje të prodhimit tyre, duke kërkuar më tepër subvencione nga shteti shqiptar.

Pavarësisht uljeve të herëpashershme të çmimit, drejtuesit e fabrikave përpunuese pohojnë se çmimi i qumështit të lopës së prodhuar në vend është 38 cent për litër më i shtrenjtë sesa qumështi i importuar si lëndë e parë, nga Sllovenia, Serbia apo Hungaria, dukë përfshirë taksat dhe kostot e transportit.

Si për ekspertët dhe përpunuesit arsyeja kryesore e kostos së lartë të prodhimit vendas mbeten subvencionet e ulëta në vend krahasuar me rajonin.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Phoenix says:
    June 4, 2024 at 7:26 am

    Eshte nje axhende e mbrapshte Gkobale. I kane shpallur lufte Mishit, produkteve Blektorale dhe Pulave. Kjo tregon se duan te centralizojne produkte te rendesihme ushqimore ne pak duar, qe pastaj te militarizojne dhe kontrollojne ushqimin e Popullsise. Kjo te kujton koherat e erreta te Komunizmit, por ne kete rast metodat aplikohen dhe financohen Globalisht. Fabrikat e perpunimit marrin subvencionime te majme nga qeverite kuislinge e te shitura te kjo axhende, per te bashkepunuar ne shkaterrimin e Fermereve dhe prodhuesve.

    Henry Kissinger ka thene dikur: ” Who controls the food supply controls the people “. Kush kpntrollon ushqimin, kontrollon njerezit.

    Reply
  • papa says:
    June 4, 2024 at 8:35 am

    Habit vlera e lekut ! .. keto 3-4 vjet Leku eshte ne rritje !!! Eshte zhvlersuar Euro !!! Monedha jone eshte forcuar!
    Shqiperia e udhehequr nga administrata e qeverise (Rama dy) po j a kalon Gjermanise Italise Frances Anglise se bashku ?!

    Reply
    • Phoenix says:
      June 4, 2024 at 8:47 am

      Kur te vije uria, ti vure ta ziesh Lekun ne tenxhere me presion dhe haje pa buke qe te ngopesh.

      Reply
  • papa says:
    June 4, 2024 at 9:25 am

    Kete po them. Cmimet jane te larta dhe rritja e vleres se lekut ne raport me valuten nuk tregon rritje te ekonomise se shqiptareve po varferim te tyre ! Sitemi parase qe kalon dore me dore dhe jo bank me bank nga sipermarsit “kapitalist” gjoja anashkalon rritjen reale te nje vendi! Te gjithe punojne ne te zeze dhe do te vije dita qe nuk do te kesh pension para kur te plakesh ! Qeveria Rama dhe ajo Berisha me pare nuk e cajne dhe nuk e kane care trapin per fenomenin “kontribut per siguracionin” Oligarket se bashku me qeveritaret mendojne vetem per vete ! Kjo eshte nje mine me sahat! Eshte ceshtje kohe se kur do te pelcase !
    –
    Ndaj kemi krim te organizuar, largime nga vendi dhe pasiguri ne vend !
    –
    Populli genjehet me karamet e Rames dhe telenovelen Berisha Ahmetaj dhe televizionin Rai 3 !!
    –
    Ky lloj kapitalizmi qytetar shqiptar eshte i kalbur !
    –
    Ligji i xhungles eshte prezent dhe ka nje baze kulture qe sa vjen dhe behet me ieger!

    Rama aplikon te njejten metode dhe sistem si Berisha ! Por eshte pak modern!

    Reply
    • Phoenix says:
      June 4, 2024 at 9:37 am

      Edhe une ate po thosha, por ne nje shkalle me te gjere, sepse eshte Globale. Rama apo Berisha pak rendesi ka kjo, sepse qe te dy kane te njejtit pronare, dhe me nje axhende specifike e cila i kalon kufijte e Shqiperise. Rasti i Shqiperise, eshte nje ne mijera qe po aplikohet ne te gjitha vendet, sipas kushteve dhe specifikave qe i pershtaten nje vendi. Diku me agresiv e diku me i kamufluar. Megjithate, sakte e ke thene me siper, por me nje korrigjim te vogel nga mua. Askund nuk ekziston Kapitalizem i merfillte. Do ishte shume pozitive po te ekzistonte. Kur qeveri te shitura e te korruptuara, jane regullatore te Ekonomise dhe iniciatives se lire, ky nuk eshte Kapitalizem, por nje Komunizem i kamufluar si Kapitalizem.

      Reply
  • Phoenix says:
    June 4, 2024 at 10:24 am

    Qe ta mbyll, i ashtequajturi Kapitalizem eshte marre peng nga Bankiere okultisto-Satanisto-Komuniste, te cilet nepermjet ekskluzivitetit dhe monopolit te krijimit te Parase kudo ne Bote, kontrollojne c’do qelize te shoqerise, ekonomise dhe aktivitetit njerezor. E veshtire kjo te perceptohet, por e vertete. Nje komb apo shtet nuk eshte kurre sovran, kur parane e tij. ja ka borxh nje kulti global.

    Reply
  • papa says:
    June 4, 2024 at 10:38 am

    Kapitalizmi egziston por eshte i pabarabarte, pa kapitalizem nuk do kishte jete. Po nuk do analizojme ate sepse me mire se Marksi nuk e shpjegon asnji njeri ne bote! Por kemi pranuar qe te tilla probleme sociale dhe korruptive kapitalizmi ne vetvete i manaxhon por nuk i zgjidh perfundimisht ! Do te ishte ideale! Por nuk egziston! Ajo qe po them une eshte se “kapitalizmi” shqiptare nuk eshte ne terezi, dhe nuk eshte i ngjashem me kapitalizmin klasik dhe as me kapitalizmin modern ! Sepse ne kapitalizem paraja e kumuluar eshte shume e rendesishme dhe analizohet deri ne qindarke, dhe nuk nuk mund te lejohet te shkoje ne drejtim te paditur Para kontrolohet nga Shteti nga sistemi i forte ligjor pra kontrollohet si privatisht dhe publikisht ne interes te publikut dhe shoqerise pra paraja ndiqet me kujdes te madh nga vjen dhe nga shkon dhe si shkon Dhe ketu kapitalistet nuk te falin, te shkedhejne para mbrapa kush do qofte! Nuk te japin mundesi te ikesh pa e paguar mbrapsht !
    Ne Shqiperi Jo! Ne Shqiperi kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh !
    –
    Kemi 1997! Miliarda dollare ikesn per lesh Askush nuk e mori vesh ku shkuan! askush nuk mbajti pergjegjsi Ne krabe u vodh floriri! Askush nuk e mori vesh ku shkoi kush e mori ect ! Vetem histori me novela Like Flori apo Berisha ! edhe tani kemi te njetat fenomene,.. por emra te tjere : kemi koncesione tendera sponsorizime miliarda dollaresh, (porti i Durresit, landfilldet e plerave) …kampin e refugjateve ect ect …
    Di gje njeri te thote nga vijne dhe ku shkojne keto para regjestrohen ne banka aktivitetet si vlera produkti ?Kontrollohen nga sitemi ?! Transparenca eshte eshte shume edobet per ta kuptuar! Por di te them kete qe si Berisha dhe si Rama kane luajtur dhe poluajne me popullin shqiptar ! Si ka mundesi nje vend i vogel gati 4 milion 1 milion ti kete emigrant ?!! Ku eshte kjo mireqenie ? Ku jane njerzit ?Privatet dhe qeveria po kerkojne puntore nga Bangladeshi ! Shqiperia po plaket ! Statistikat po flasin per nje ulje te madhe te lindjeve ne Shqiperi dhe uljen mesatare te jetgjatsise nga 64 ne 59 vjec

    Reply
    • Phoenix says:
      June 4, 2024 at 10:48 am

      Fatkeqesisht, nuk me kupton kur permend Marksin. Marksi ishte nje vegel e Bankiereve Cifute, qe e financuan dhe mbajten me Para si parazit deri sa vdiq dhe pa punuar asnje dite, per te krijuar indoktrinimin social dhe nje reference ideologjike brezash. Ky muhabeti i ketyre Bankiereve, nuk filloi sot, por ka te pakten nja 300-vitet e fundit te historise moderne.

      Jemi shume larg.

      Reply
  • !!? says:
    June 8, 2024 at 1:40 pm

    Shteti ynë, dmth kusari kombçfarosës Edi Rama në bashkpunim të ngushtë me kusarët biznesmenë të përpunimit dhe grumbullimit të qumshtit janë të vendosur që të zhdukin blegtorin në vënd dhe të ngelen

    vetëm “lopët” e rracës buzëkuqe me sisët me botoks të Akademis së barinjëve të stallave të Edi Ramës që ai i mjel vetë personalisht direkt me duart e tija dhe

    dhe lopa statujë në oborrin e fabrikës Lufra në kujtim të kësaj specie dhe specieve motra të imta, dhi dhe dele, së shpejti , me uljen e çmimit të qumshtit në nivelin që blegtorit të shkret i ngelen fitim të stërmundimit të tij nga mëngjezi që pa gdhir deri vonë në darkë vetëm bajgat dhe kakërdhit ndërsa fitimi ngelet në thesin e kusaris së kusarit biznesmen të fabrikave të qumshtit të cilët , po nuk besoni verifikojeni,

    mbasi vjedhin blegtorin me çmimin skandaloz të qumshtit e shesin atëme çmim 3 herë më të lartë duke vjedhur edhe konsumatorin e shkretë dhe

    poshtërsia më e madhe qëndron që shumica e produkteve të fabrikave bëhen me qumësht kancerogjen pluhur të Arkanëve blegtor serb përpunuar termikisht dhe kimikisht që me qindra tonelata futet në dogana pa kontrollin doganor që është hequr jo pa qëllim në kuadrin e dobiçit sllavo serb Open Ballkan që përkundëte në djepin e tij diplomatik horri Rama i cili, mbasi ju dha dhuratë thesi me 600 miljon lejkë si llobim nga fabrikantët e qumshtit hoqi edhe taksën 100L për kg për qumshtin pluhur dhe

    maskuar me reklamën “qumshti i ferskët direkt nga ferma e blegtorit”, produktet e këtij qumshti kanceroz që nuk konsumohet kurr, kurrën e kurrës, nga familjet e pronarve të fabrikave dhe punonjsit e tyre se e din se çfar është, po s’besuat verifikojeni, u tregëtohet sa frëngu pulën shqipëtarëve të shkretë.

    NJerëz, me uljen e çmimit të qumshtit do të vdes blegtoria në vënd që është në grahmat e fundit dhe synimi i kryemafiozit, antishqiptarit , kusarit kombçfarosës Edi Rama dhe mafiozët e tij kusarët e fabrikave blegtorale është që edhee ata pakë blegtorë që kan ngelur në fshatra të mbyllin aktivitetit dhe të bashkohen me kopen e emigrantëve për tu bër “zotër shtëpie ” jo në shtëpin e tyre në Shqipëri por,sikurse po u thuhet për ti tallur, zotër shtëpie në Greqi, Itali…….

    që të ralizohet projekti i Ramë-Pashiq -Zevës, spastrimi etnik i vëndit nga shqipëtarët që po përfundon dhe

    ripopullimi me filipinasit, popullin e përzgjedhur nga i marrosuri nga kusaria dhe biznesmenët të marrosur si ai.

    Prokurorët e SPAK të hetojnë përse është hequr kontrolli doganor i cilsis së produkteve blegtorale që importohen dhe të hetojnë pse produktet blegtorale të fabrikave nuk konsumohen nga familjet e pronarëve të këtyre fabrikave dhe punonjsit e tyre dhe do të zbulojnë lojën e madhe të ndyrë të përmasave të një megakrimi që po bëhet nga mafiozët, dmth padrinua Edi Rama që përherë të parë në botë shtetin me të gjithë institucionet ekzekutive, legjislative , drejtësin, pushtetin e katërt …… e ka kthyer në organizat të lllahtarshme të mirstrukturuar mafioze, lojën e ndyrë me blegtorin dhe produktet blegtorale, në bashkpunim, në këtë krim që nuk është vetëm ekonomik, me mafiozët kusarë të fabrikave të produkteve blegtorale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?