Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grupi BALFIN, memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Grupi BALFIN, memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Ekonomi

Grupi BALFIN, memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Published: November 3, 2022
Shpërndaje

Grupi BALFIN vendos një urë të re komunikimi me institucionet e arsimit të lartë. Dekani i Fakultetittë Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Prof. Dr. Spiro Drushku, zhvilloi një takim me Drejtoren Ekzekutive të Grupit BALFIN, Edlira Muka, gjatë të cilit zyrtarizuan edhe këtë hap të ri.

Memorandumi i bashkëpunimitkrijon hapësirën e nevojshme që kompanitë e Grupit BALFN të mbështesin Fakultetin e Shkencave të Natyrës për një proces akademik sa më cilësor për studentët dhe pedagogët, njëkohësisht edhe në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Dekani i këtij Fakulteti çmoi gatishmërinë e Grupit BALFIN për të qenë pranë universiteteve dhe pohoi interesin e studentëve për t’u përfshirë në aktivitetin e kompanive, si edhe vlerën që më të mirët e biznesit mund të sjellin për edukimin. “Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës është pjesë e katër programeve me prioritet kombëtar. Marrëdhënia e frytshme e tij me shoqëritë tregtare e bën më të denjë pozicionimin e institucionit dhe studentëve përballë partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si edhe ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm,” shtoi Prof. Dr. Spiro Drushku.

- Publicitet -

Edlira Muka theksoi se memorandumi i bashkëpunimit vjen pas përvojave të para me praktikat e studentëve në kompanitë e Grupit BALFIN dhe kontributit në infrastrukturën e këtij institucioni. Gjatë këtij viti, Grupi BALFIN ka pajisur me mjete të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit katër laboratorë tëfakultetit, nëpërmjet programit të vet B4Students, i cili i kushtohet posaçërisht edukimit. “Drejtuesit e kompanive tona ndajnë ekspertizën praktike në auditorët e universiteteve, duke u fokusuar në fushat me ndikim më të madh në të ardhmen e shoqërisë. Ne do të vazhdojmë shkëmbimin e praktikave më të mira, për të arritur tek nxitja e kërkimit të mirëfilltë shkencor dhe madje te konsulenca për kurrikulat akademike,” u shpreh ajo.

Grupi BALFIN është gati t’u krijojë studentëve mundësi të integrohen në strukturat e veta të biznesit në industritë e ndryshme të tij, por njëkohësisht edhe të ndihmojë përmbushjen e synimeve të atyre studentëve që kërkojnë karrierë profesionale në vendet e tjera ku ka aktivitet. Mbështetja e edukimit përbën një nga drejtimet e përgjegjshmërisë sociale të Grupit BALFIN, edhe me vëmendjen e veçantë të Presidentit të tij, Samir Mane.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar
  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi

Komentet e Fundit

  1. Miku i vjeter on Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  2. Aldo on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  3. anti25642654censurë on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  4. Nje shqiptar on Kush po bën pazar me Bankers?
  5. Vlora 97 on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?