Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grupi parlamentar i Rithemelimit publikon raportin për mandatin e Olta Xhaçkës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Grupi parlamentar i Rithemelimit publikon raportin për mandatin e Olta Xhaçkës
Politike

Grupi parlamentar i Rithemelimit publikon raportin për mandatin e Olta Xhaçkës

Published: April 10, 2024
Shpërndaje

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka publikuar këtë të mërkurë raportin që do t’i paraqesë parlamentit të enjten në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Grupi parlamentar i PD kërkon dërgimin e çështjes në Kushtestuese në mënyrë që të konstatohet papajtueshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

“Dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetes znj. Olta Xhacka, sipas Mocionit të paraqitur nga 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në raportin e deputetëve të PD.

- Publicitet -

Në argumentet e dhëna nga grupi i PD për papajtueshmërinë e mandatit të ish-ministres Xhaçka theksohet se kompania e bashkëshortit të saj fitoi të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit.

“Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve te plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhaçka, do të siguroje të ardhura, çka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit”, thuhet në raport.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Shkembi says:
    April 10, 2024 at 1:37 pm

    Xhacka duhet ta dorezoje vet mandatin, per te mos u telendisur me keq akoma.
    Ketu te con pangopesia!

    Reply
  • Po ju të PD-së?! says:
    April 10, 2024 at 1:43 pm

    Ju të PD-së thoni bëni si themi ne, por mos bëni si bëjmë ne! Meta ka ndërtuar vilën e tij në Lalëz, aty ku më parë ka dhënë lejen e ndërtimit të « Lura 1 ». Përse nuk jeni ndjerë për këtë konflikt interesi?! Si ky rast ka plot të tjerë. Duhet të pastrohet PD-ja nga figurat që kanë drejtuar dy herë Shqipërinë dhe pas kësaj mund të hiqeni si të ndershëm dhe të gënjeni votuesit. Nuk mund të vini në pushtet duke gënjyer tre herë, sepse del që fajin e ka votuesi.

    Reply
  • Trapajanet ne vijen e zjarrit says:
    April 10, 2024 at 2:30 pm

    Duhet te behet rregull.Me tu zgjedhur deputet,apo ministero,bashkeshorti ose bashkeshortja duhet te mos punonjes me.Edhe ne veprimtari private,ATA duhet te shpallun doreheqjen ose falimentin.Ne Pune shteterore? Urgjent doreheqjen e parevokueshme.Nje pietje per Gazbyth Kavajbardhin del ne evidente.Topallishkryetarja e kuvendit kur ishte ne detyre,dergoi vajzen dhe dashnorin e saj ne Paris per studime .Per ti lehtesuar i emeroi si diplomate ne ambasaden ne Paris.A eshte Shperdorim detyre me qellim perfitimi ky veprim?
    Burri i Oltes,kompania aksionere qe drejton blen token nga dy persona .I paguan nepermjet bankes,Pra Jo kesh ne d’ore.Dokumentat Jane nga organe ligjore,me noterizim,me kadaster.Cpergjegjesi Ka ky se une i kam pervehtesuar keto toka me dokumenta te fallsifikuara dhe ia kam shitur ne rruge e me dokumente ligjore.Aq me teper c’pergjegjesi Ka gruaja e tij,kur per shkak te detyrues ajo nuk Ka asnje ndikim ne shitblerjen e Tokes nga dy persona private ne nje kompania investuese private,qofte strategjine,operativo apo taktik?.Ka pergjegjesi vetem Nese Ka ndikim te drejtperdrejte me postino e saj zyrtar ne tjetersimi e prones shteterore ne ate private.Por kjo nuk eshte as ne kompetence te ministrise se jashtme e cila Ka fushe tjeter veprimi.Edhe sikur te ishte investitori i jashtem strategjine nuk Ka lidhje me ceshtjen.Me kete logjike neser ,kur kushneri i Ivanka Trampit te vije ne Sazan,sigurisht qe do denonconi Ministrine e mbrojtjes se i shiti token e idhullit te Sazanit.

    Reply
  • !!? says:
    April 10, 2024 at 3:41 pm

    Ju lutem mos hidhini baltë mbi ish ministreshën e mbrojtjes dhe të jashtëme të harremit qeverisës Rama. Ajo i vuri gjoksin mbrojtjes së atdheut, forcoj lidhet e vëndit tonë me NATO. Sa qe ajo ministreshë gjeneralët e NATO njeri pas tjetrit viniin, këmbenin mendime të vlefshme me të duke gjetur tek ajo një person shumë të thelluar dhe kompentent për çështjet politikave të strategjis ushtarake të Shqipëris dhe NATO., madje qe ajo që me dhuntit e saj ushtarake u mbushi mëndjen gjeneralëve të NATO të investonin miljona për bazën ushtarake të Kuçovës, natyrisht

    me mbështetjen dhe orientimin e ministrit real të mbrojtjes, poliministrit të qeveris shqipëtare, Edi Ramës i cili zbuloj dhe vuri në shërbim të mbrojtjes dhuntit ushtarake të Xhaçkësh.

    Gjithëashtu, Xhaçka u dallua në rivlersimin e pronave ushtarake, duke përdorur edhe shefin e shtabit të ushtris, gjeneral infermjerin sot president Barom Bega na Peqini, duke i shëndrruar ato

    nga në shërbim të strategjis ushtarake, në shërbim të strategjis së investitorëve strategjiko turistik si bazën e katerave silurues në Limjon strategji që po çohet më tej nga Edi Rama me strategjin e zhvillimit turistik të ishullit bazë ushtarake tepër të fortifikuar të Sazanit dhe më pas ,

    pasi të spastrohet nga shqipëtarët e gjithë Shqipëria nga vitet 2030 duke u bër si ishulli i pabanuar i Sazanit , të vihet në dispozicin të Alabarëve arapë, Kushnerëve dhe Grenelëve amerikan…….. e soj e sorrollop nga “frendët” në kuptimin anglisht të Edi Ramës si McGonigali i FBI, që të vën në jetë projektet gjigande të nivelit botëror të Shqipëris së lulëzuar turistike por …………pa shqipëtarët që kanë vetëm dy alternativa në projektet e Edi Ramës, ose të ngren leckat e të konvertohen në kope emigrantësh po të jenë në mosh pune ose të emigrojn sa më shpejt në botën tjetër po të jen pensionist,

    Po kështu, si ministreshë e jashtëme, ajo me përvojën dhe profesionalizmin e saj në këtë fushë, i vuri gjoksin problemeve të rëndësishme dhe të komplikuara të diplomacis duke konkuruar me sukses edhe me “ujkun” plak të diplomacis ruse Lavrovin, dhe, mendoni, vetëm një komunikum me kryeministrin hollandez, Mark Rrota, në Nju Jork, mbas një jave ai vrapoj në Tiranë për vazhdim të bisedimeve konstruktive me kryediplomaten e shquar Xhaçka, dhe,

    Markë Rrota nga penguesi kryesor i pranimit të Edi Ramës si dhëndërr kollovar në gjirin e bëshëm të miljonave të subvencioneve dhe investimeve të nuses BE, të bëhej, mbas kontaktit me Xhaçkën dhe mbasi mori ca dhurata diplomatike në ca qeska të bukura perimesh nga ministri real i jashtëm, gjithëministri Edi Rama, u bë partizani më i flakët që dhëndrri kollovar, me thesin e kusaris në dorë, me të gjithë gjatësin e tij 2 metra linear, të hynte në gjirin e lakmuar të nuses BE.

    Edhe tani, zonja Xhaçka, ky aseti me vlerë i shkollës Ramiane të strategjis ushtarake, të strategjis së suksesëshme të diplomacis ndërkombëtare të “udhëheqsit të shquar dhe kryeministrit të mirë”, kusarit kombçfarosës Edi Rama, nuk mund të hidhet poshtë sepse

    ajo po çfaq edhe dhuntit e saj në investimet strategjike turistike duke dhën kontribut që kur ishte ministresh në këtë fushë edhe familjarisht, prandaj,

    kolegu në kusari i Edi Ramës, polikrimineli Sali, Flamuri i tij dhe haleati Meta………..prokurorët e SPAK le të shijojnë ato rroga të majme që kanë, le të shijojnë pasuritë që kanë vjedhur e po vjedhin dhe

    të mos i prishin punë kryekusarit horror kombçfarosës Rama dhe xhepisteve, Xhaçkave dhe Krifcave të tij, zhurmë le të bëjnë, “zhurmë shumë zhurmë në Tironën e kontradiktave, por vetëm zhurmë” dhe të vjedhin e të ruajnë miljardat që kan vjedhur si hajdutët në qeverisje edhe hajdutët në opozitë por

    edhe Kondilët e SPAK që tunden për qejf me shkathtësi si bole midis dy “shalëve” të kusaris 30 vjeçare në opozitë dhe qeveri të mos të ngelen pas hajdutëve që u shërbejn me devotshmëri.

    Reply
  • X says:
    April 10, 2024 at 6:04 pm

    OLTA XHACKA….FEMER E PACIPE…HAJDUTE E LINDUR….

    Reply
  • Tellalli says:
    April 10, 2024 at 8:46 pm

    Gjallë qenke ti me dy pikçuditëse e një pikpyetje ? Neve të gjithë kemi kujtuar se I ke kthyer potkonjte nga dielli . Apo shkruan nga bota tjetër , se nuk rri dot ti pa bërë çarçafë me idiotlliqe . Yyyyyy burrë i shëmtuar.

    Reply
  • capi says:
    April 12, 2024 at 10:28 pm

    Sinqerisht jam pak konfjuz me kete termin “papajtushmeri”. Ka te beje me ndonje konflikt interesi deputet-bisnes? Apo ka perdorur poziten e saje shteterore te krijoj favore per kompanine e te shoqit?
    Ndoshta argumenti duhej te ishte pak me direkt. Besoj keta palloshet e PD-es ose kane veshtire te mbeshtesin akuzen, ose shtien kot ne ajer, per te bere zhurme, se nuk kane qellim vertet te denoncojne korrupsionin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?