Nga Koço Danaj
Edhe Krishti në na thëntë / Unë jam grek, jakni pas meje (Ejani) / Do t’i themi, pa mblidh mëntë / Se shqiptari s’vjen pas teje
Petro Nini Luarasi – (Mallkimi i shkronjave shqipe dhe mbrojtja e shqiptarit)
—-
– Kush është Lulja e Vilajetit (Shqipërisë) / Himara në breg të detit…
Kjo trajtesë i drejtohet, politikës dhe opinionit publik serb, grek, maqedonas, malazez, I drejtohet qëndrës së BE që është Brukseli . Qëllimi i saj, është evidentimi i fakteve, se shpallja e Shqipërisë Natyrale që lindi në 28 Nëntor 1912, nuk drejtohet as kundër paqes rajonale dhe as kundër fqinjëve të Shqipërisë. Në të kundërt, Shqipëria Natyrale, është një ofertë për paqe, për stabilitet dhe mirëqënie të të gjithë popujve të Ballkanit. Njëkohësisht, kjo trajtesë është edhe një ftesë për debat me cilindo, studiues apo politikan, serb, grek, maqedonas apo malazez etj. Vërtet rajoni I Ballkanit ndodhet para sfidave serioze që kanë synim kryesor Paqen dhe Progresin. Por, zgjidhja e parë dhe kryesore në Ballkan, e cila përbën sot Kyçin e paqes rajonale, është bashkimi i shqiptarëve, është krijimi i Shqipërisë Natyrale. Pse e them këtë? Po paraqes disa fakte për dijeni, por edhe për gjykim.
Rregullimi i statusit të trojeve shqiptare, përgjatë një shekulli i është nënshtruar 6 Marrëveshjeve ndërkombëtare, vendimet e të cilave ose kanë qenë koloniale ose kanë qenë rregullime pjesore të pjesëve të ndryshme te kombit shqiptar. Ato janë Marrëveshja e Londrës, Marrëveshja e Versajës, Marrëveshja e Jaltës e vitit 1945, Marrëveshja e Rambujesë e cila ju kushtua vetëm një pjese të territorit shqiptar siç ishte Kosova, Marrëveshja e Konçulit e marsit 2001, që ju kushtua një pjese të kombit shqiptar siç është Lugina e Preshevës, marrëveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua një pjese të territorit shqiptar në MV. Aktualisht kombi shqiptar jeton në dy shtete që janë Shqipëria artificiale dhe Kosova, në Shqipërinë Lindore në MV me status te popullit shtetformues dhe në dy pakica kombëtare në Mal të Zi dhe në Serbi. Por nuk ekziston fare në krahinën shqiptare të Çamërisë, pasi u deportua me dhunë në vitin 1944.
Të gjithë fqinjët e Shqipërisë natyrale, e kanë fituar pavarësinë e tyre para shqiptarëve. Shqiptarët e fituan me aktin juridik të Kuvendit të Vlorës në 28 nëntor 1912. Por çfarë ka ndodhur? Të gjithë fqinjët e Shqipërisë Natyrale janë zgjeruar si territore pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa vetëm shqiptarët janë rrudhosur dhe copëtuar si territor pas shpalljes së pavarësisë.
– Preambula e Kushtetutës së Shqipërisë
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në Preambulën e saj, pranon të drejtën e bashkimit të shqiptarëve në një shtet si të drejtë legjitime. Fuqitë e mëdha që e kanë miratuar këtë Kushtetutë e kanë pranuar këtë të drejtë, duke mos bërë asnjë vërejtje për Preambulën e saj.
Më duhet të bëj një korrigjim nocionit politik të përdorur nga fqinjët dhe disa politikanë serbë, grekë, maqedonas apo malazezë. Ata kur flasin për bashkimin e shqiptarëve, përdorin nocionin Shqipëri e Madhe. Unë jam kundër Shqipërisë së Madhe. Përse? Sepse nocioni Shqipëri e Madhe lindi pas marrëveshjes Ciano-Ribentrop të vitit 1941, pra është një nocion nazi-fashist. Ndërsa unë jam antifashist, prandaj pranoj Shqipëri Natyrale, domethënë, Shqipëria në kufijtë e saj natyrale. Dhe këto kufij janë ato që shpalli Kuvendi i Vlorës në vitin 1912.
Shqipëria Natyrale do ta qetësoje Rajonin, do ta stabilizoje atë, do të japë mundësi të stabilizohen edhe rajone të tjera si Bosnja, Sërbia apo Maqedonia. E kundërta, do vazhdoje ta destabilizoje rajonin, sepse do nxisë rryma radikale. Shqipëria Natyrale nuk drejtohet kundër askujt, ajo synon marrëdhënie miqësore me fqinjët, por secili në shtëpinë e tij. Shqipëri Natyrale do të thotë zëvendësimi i boshtit Beograd-Athinë me Trekëndëshin Tiranë-Beograd-Athinë, pas bashkimit të Kosovës dhe trojeve shqiptare në Maqedoni me Shqipërinë.
– Bashkimi shqiptar nuk sjell Efekt DOMINO
Disa politikanë serbë, grekë, maqedonas, malazezë, por edhe disa politikanë të Brukselit thonë se bashkimi i shqiptarëve do provokoje efektin Domino në rajon. Nuk është e vërtetë. Pse? Sepse në rajon nuk ka asnjë komb tjetër i cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë i kufizuar me veten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Në rajon dhe në botë nuk ka asnjë komb tjetër që të ketë jashtë kufijve të tij shtetërorë dy te tretat e vehtes së tij. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnjë komb. Efekti Domino ekziston thjesht për të trembur ata që nuk e dinë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.
Shqipëria Natyrale është një domosdoshmëri dhe një realitet që i duhet paqes dhe mirëqenies së rajonit të Ballkanit. Ja një shembull: Në Platformën e Shqipërisë Natyrale thuhet se Çamëria të shpallet zonë e lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Domethënë të jenë të lirë shqiptarët e Çamërisë të kthehen në territorin e tyre, nga i cili u dëbuan me forcë dhe padrejtësisht pra 70 vjetësh. A ka kërkesë me demokratike se sa kjo.
Tashmë Shqipëria në kufijtë e saj natyrale është një problem I shtruar për zgjidhje.
Tashmë i takon politikës ta legalizojë me mjete juridike këtë bashkim.
– Politikë kombëtare dhe europiane njëkohësisht
Përballë kësaj situate që ngjason me Rilindjen Kombëtare, janë anakronike dhe antivetvehtes, deklarimet që vijnë nga Athina, Beogradi dhe Shkupi zyrtar . Na porositin që mos shikoni 110 vjet pas!!!!. Por nuk kanë të drejtë. Pse? Nuk janë shqiptarët që shikojnë 110 vjet pas, por është tërë politika greke që shikon 158 vjet pas, në vitin 1864 kur kryeministri grek i asaj kohe, Janis Koletis formuloi famëkeqen “Megaliide” që synonte grabitjen e teritoreve shqiptare deri në lumin Shkumbin.
Ky projekt famëkeq, është akoma edhe sot në sirtarët e Ministrisë së jashtme greke. Eshtë politika greke që shikon 82 vjet pas, në vitin 1940, prandaj mban akoma në fuqi Ligjin famëkeq të Luftës me Shqipërinë, është politika greke që shikon 78 vjet pas kur dëboi me gjenocid nga trojet e tyre shqiptarët e Camërisë dhe sot nuk I lejon ata të kthehen në trojet e tyre. Eshtë politika sërbe që shikon 178 vjet pas, në kohën kur Ilia Garashanini formuloi Platformën mbi Sërbinë e Madhe, që shikon 87 vjet pas në kohën kur “Klubi i Beogradit”, miratoi Platformën mbi shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova të Çubrilloviçit. Politika fqinje, para se t’u japë “leksione shqiptarëve” , le ti djegë publikisht dhe zyrtarisht këto akte shoviniste ndaj shqiptarëve. Doni fakte?
Fakti i parë:
Masakrat greke në vitin 1914 që nuk kursyen as fëmijët e djepit në krahinën e Labërisë. Ja se cfarë thotë kujtesa popullore në këngë:
Me djepe ngarkuar
Me foshnja në dorë
Gratë e Kurveleshit
Shkojnë për në Vlorë
Qaj moj Shqipëri
Ulëri e gjorë
Fakti i dytë:
Shovinizmi grek nuk u ngop me masakrën ndaj shqiptarëve të Camërisë, Por vazhdoi akoma më tej, ai kërkonte bregdetin shqiptar që nga Fusha e Zonjës në Çamëri deri në Vlorë. Veçanërisht në Bashkinë e Himarës. Ja disa fakte të freskëta
-Tentuan ta merrnin Himarën me anë të Traktatit famëkeq të 1915 midis Antantës dhe Italisë, por dështuan
U përpoqën në periudhën pas 90 por dështuan. Dhe dështimi I fundit ishte shumë domethënës. Himara dhe bregu I detit ishte shqiptare, është shqiptare dhe do të mbetet shqiptare. Poeti i madh pilurjoti Lefter Cipa e thotë shkurt dhe saktë këtë. Ja disa vargje të tij:
O bregdet, ty të jam falë
Të jam falë, të shtrëngoj dorën!
Nxirre të keqen ndë anë!
Veç mbi krye mbaj shqiponjën.
Tek shqiponja kemi nderin
Ndaj e do shqipen Europa.
Ata që bishtin e dredhin,
Mot e mot i pështyn bota.
Fakti i tretë:
Në vitin 1985, një nga regjizorët më të mëdhenj shqiptarë, himarjoti, Dhimitër Anagnosti realizoi një nga filmat më të bukur dhe kombëtarë me titull « Gurët e shtëpisë time ». Vetëm gjuha e përdorur nga shumica e personazheve të tij të mbush mëndjen për thelbin e Himarës si kryeqëndra e Labërisë.
Ja disa shëmbuj nga skenari i filmit:
“E zeza o djem, qysh do vejë halli juaj……….
Po cbëre moj pse e çorre (Varianti lab i foljes : « E grisa ») »
Ajo »Po ti nuk pe gjë »
Ai « Po të pashë moj , qysh nuk të pashë »
Ajo «Epo në më pe të plaçin sytë”
Ik o Kate zeza ik, ti e pagove me kokë, nashti Këshilli I shpërndan nëpër shtëpi…….
Na janë nguluar xhandarët në stan…………
Ajo: Erdhe krushkëëë!!!
Ajo: “Arçë moj arçë !!!(Varianti lab I foljes “erdha”)
Shtojcë
Le të qëndrojmë pak më shumë tek Himara. Jo rastësisht, por edhe sot shovinizmi grek vazhdon ti bjerë borisë së vjetër të para 200 vjetëve të parë dhe Brukseli dhe Uashingtoni ja miraton. Nuk bëhet fjalë për 150 vjet para. Bëhet fjalë për tani. Ju lutem le ti referohemi historisë: Para 90 e ca vjetësh, pra ne 1925, një grup nga Himara me në krye Neço Mukën, u nisën në Paris dhe regjistruan për herë të parë disa disqe me këngë himariote. Ata u ndihmuan nga këngëtarja e famshme Tefta Tashko Koço. Ata regjistruan dhjetra disqe me këngë labçe. Dhe ne fund mbeti pa u regjistruar kënga Moj Nepërka pika pika. Pse? Sepse Neço Mukën nuk e linte gryka nga sëmundja ta këndonte. Prandaj ai e shkroi këngën që e kënduan shokët e tij: Ja teksti i himariotit Neço Muka:
Do këndoj po më zu grika.
Moj nepërka pika pika.
Ndënja në portë e të prita.
Moj nepërka pika pika.
Të prita mike të prita.
Moj nepërka pika pika.
Ti nuk erdhe, unë ika.
Moj nepërka pika pika.
Atë ditë qish e ngrisa.
Moj nepërka pika pika.
Qish e ngrisa atë ditë.
Moj nepërka pika pika.
Duke qarë e fshirë sitë.
Moj nepërka pika pika.
Ti mos qaj o ill o dritë.
Moj nepërka pika pika.
Se do të prishenë sitë.
Moj nepërka pika pika.
Dhe disa gjakprishur në Tiranë dhe shovinistë të egër në Athinë, Bruksel apo SHBA vazhdojnë progagandën antishqiptare
Rezyme
Mëndjet e ftohta të fqinjëve, të Brukselit dhe Uashingtonit tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria natyrale është faktori kryesor I stabilitetit të Ballkanit. Ata e kanë kuptuar se Lufta e Parë Botërore filloi pas coptimit të trojeve shqiptare në mënyrën më makabre dhe raciste ne vitin 1913. E kanë kuptuar se Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 Prill 1939 kur u pushtua Shqipëria nga fashizmi dhe jo ne 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia nga nazizmi.
Me dhimbje njëshekullore, por po realizohet parashikimi profetik i Mehmet Konicës, Filip Nogës dhe Rashih Dinos i janarit 1913 se pa Shqipërinë Natyrale nuk do të ketë paqe në Ballkan. Po realizohet parashikimi profetik i ish-ambasadorit francez ne mbledhjen e Londrës, Pol Kambon i qershorit 1913 se “ballkanikët tanë ikën po mbetën pa u zgjidhur kufijtë e Shqipërisë”.
Fqinjët do të jenë më të qetë me Shqipërinë Natyrale, sepse ajo do të “prodhojë” vetëm paqe dhe stabilitet në Ballkan. Mjafton një shëmbull për të gjithë fqinjët: Ka më shumë se 20 vjet që minoriteti grek në Shqipëri voton në shumicë dërrmuese për partitë politike shqiptare. Përse? Sepse e ka parë në praktikë se Kombi shqiptar edhe në kulmin e varfërisë së tij, minoritetet i ka trajtuar më mirë se vehten e tij. Eshtë një Vlerë Europiane.
Prandaj edhe Shqipëria Natyrale do të zëvëndësojë boshtin famëkëq dhe luftënxitës Beograd-Athinë, me trekëndëshin paqësor dhe progresist Tiranë-Beograd-Athinë. Luftën nuk e do askush, paqen e duan të gjithë. Një rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Partizanët e Paqes në rajon, Bruksel dhe Uashington do të mbështësin Shqipërinë Natyrale, sepse kështu mbështesin stabilitetin, paqen, progresin dhe civilizimin. Ata që kundërshtojnë sot Shqipërinë Natyrale, duan trazira, duan Luftë, ata duan të zëvëndësojnë Pëllumbat e Paqes me Shigjetat e Luftës. Kjo është e vërteta historike dhe aktuale. Të pohosh të kundërtën vetëm mashtron. Por dhimbja e së vërtetës është më e lehtë se dhimbja e mashtrimit.
Kundërshtarët e Shqipërisë Natyrale na thonë se kombi shqiptar nuk ka nevojë të bashkohet por duhet të ndjekë shëmbullin e Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Eshtë një tezë kundërhistorike dhe kundërshqiptare. Eshtë kundër historike sepse kur në vitin 1291, përfaqësuesit e kantoneve të Urit, Shëycit dhe Untervaldenit vendosën themelimin e Konfederatës Helvetike, në Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria në vitin 1815, pas disfatës së Napoleonit u bë kryeqëndra e Koncertit të Vienës duke u dhënë tonin për gati një shekull marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndërsa në 28 nëntor 1912, ata politikanë shqiptarë që u mblodhën në Vlorë, ishin jo vetëm nga gjithë hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallën pavarsinë e Shqipërisë Natyrale, që shtrihej në 4 vilajetet e atëhershme otomane me shumicë dërrmuese shqiptare ose 100 përqind shqiptare.
Por modeli që na serviret është edhe kundërshqiptar. Konferenca e Londrës e vitit 193, i coptoi shqiptarët në 5 pjesë, mbi bazën e llogjikës koloniale, duke shpërblyer me teritore shqiptare shtetet fqinjë që u konsideruan fitimtarë të Luftës ballkanike apo që kishin mbështetjen e kësaj apo asaj fuqie të madhe. Këtij pseudo argumenti ne do ti vëmë përballë një argument real dhe të freskët. Dhe ky është shëmbulli gjerman. Gjermania në vitin 1945 u nda në katër Zona Ushtarake dhe me vonë në dy pjesë për të kënaqur fitmtaret e Luftës së dytë botërore. Pas 45 vjetësh, kjo padrejtësi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua.
Ky është shëmbulli që vlen edhe për kombin shqiptar. Përndryshe, kemi të drejtë të pohojmë se përballë kombeve dhe cështjeve të tyre kombëtare, bashkësia ndërkombëtare aplikon dy standarte. Segmente të ndryshme të BE shprehen se në rastin e Gjermanisë kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar.
Po edhe ne, e kemi të sanksionuar ne Kushtetutë bashkimin kombëtar, bile në Preambulën e saj. Dhe këtë Kushtetutë pasi e miratuan shqiptarët e konsideruan të drejtë edhe juristët e Komisionit të Venecias, edhe ekspertët e NATO. Por kundërshtarët tanë na thonë akoma më shumë. Na thonë se tani që po shuhen kufijtë, nuk ka nevojë të bashkohen shqiptarët. Por ky nuk është argument, është thjesht një konstatim. Pse? Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptarëve, përkundër e shtron si imperativ të dorës së parë. Sa më shumë shtohet qarkullimi I lirë I njerëzve, aq më shumë lind nevoja e forcimit të shteteve në teritoret e të cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo për të garantuar cilësinë e këtij qarkullimi të lirë dhe për të parandaluar kaosin dhe rremûjën. Sa me shumë shtohet qarkullimi i lirë i ideve nga një vënd në tjetrin, aq më shumë forcohen identitetet kombëtare, të vëndeve të ndryshme.
Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se qarkullimi i lirë i ideve nuk do të thotë shuarje e identiteteve nacionale, por përkundrazi forcim I tyre. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i mallrave, aq më shumë po bëhen përpjekje për forcimin dhe përkrahjen e asaj që quhet sipërmarrje kombëtare. Globalizëm nuk do të thotë kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, që japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetërsuar njeri tek tjetri.
Njerëzit lëvizin të Lirë në gjithë Europën, por trojet mbeten aty ku janë, shtetet aty ku jane, kombet aty ku janë. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare i civilizmit te një kombi është e drejta e tij për tu bashkuar.
Dhe e fundit, disa politikanë dhe politologë fqinjë na thonë se trojet nuk bashkohen pa luftë. E kanë gabim ose vazhdojnë të gjykojnë me mentalitetin e Luftës së Ftoftë. Pse?
Sot kur të gjitha regjimet në rajon janë demokratike, atëhere edhe Shqipëria Natyrale do realizohet në rrugë demokratike, pa luftë. Prandaj ne kemi si devizë parimin:
– Dialog me këdo, dialog për çdo gjë
Ne ju themi fqinjëve: Ejani në Tavolinën e bisedimeve, pse kini frikë, le të hedhim faktet dhe argumentet. Dhe kush ka të drejtë, të marrë të drejtën e Mohuar. Drejtesi e Vonuar, nuk do të thotë Drejtësi e Cunguar.
Ne nuk jemi arbitra të marrdhënieve nderkombëtare, por veprimtarë të cështjes shqiptare. Arbitër eshte Brukseli, SHBA etj. Ne nuk jemi profesorë të së drejtës nderkombëtare, por profesorë të së drejtës shqiptare. Dhe e fundit: “Arbitri ndërkombëtar” deri tani ka anulluar vendimet e dy konferencave zyrtare sic kanë qënë ajo e Versajës dhe e Jaltës. Shpërbërja e Jugosllavisë dhe bashkimi I Gjermanisë janë vetëm dy shëmbuj. Mal i Zi ka qënë shtet i pavarur deri në konferencën e Versajës. Por kur u krijua mbretëria serbo kroato sllovene, pushoi se qëni edhe pavarsia e tij. Aso kohe në Mal të Zi u zhvillua nje luftë e ashpër që në histori ka mbetur si “lufta e jeshilëve me të bardhët”.
Por Versaja, pas viteve 90 pushoi se qëni, të gjitha vendimet e saj u riparuan, dhe në vënd të Jugosllavise lindën disa shtete. Ndërsa një nga vendimet kryesore të Jaltës ishte ndarja e Gjermanisë në katër zona ushtarake, që më vonë solli dy shtete, Lindore dhe Perëndimore. Pas 40 vjetësh, Gjermania u bashkua në rrugë paqësore, pra u riparua vetë Konferenca e Jaltës. Dhe të mos harrojmë se u bashkua në një kohë kur në Gjermaninë Lindore ndodheshin 155 mijë trupa sovjetike elitare. Por që nuk lëvizën nga kazermat. Atëhere, ka mbetur edhe një, ajo që konsiderohet Konferencë e Londrës e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale. Prandaj duhet të anullohet edhe Mbledhja famëkeqe e Londrës që i copëtoi shqiptarët në 5 shtete. Si do të bëhet kjo? Me rrugë demokratike. Po sjell për opinionin tuaj, disa fakte, nga kjo konferencë.
Fakti i Parë: Konferenca e Londrës nuk është një Konferencë zyrtare. Që në fillim ajo mori vendim që të mos mbante proces-verbal. Një veprim i tillë, të kujton veprimet e atij që bën një krim dhe merr masa të fshehë gjurmët e krimit. Këtë e pohon vetë drejtuesi i Konferencës ish-ministri i jashtëm britanik Grey në Kujtimet e tij.
Ja pohimi: …….Ne ishim gjashtë: Lichnowsky, Mensdorff dhe Imperiali, respektivisht ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorët e Francës dhe të Rusisë, dhe unë për Britaninë e Madhe. Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm ti thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një komitet miqsh, ashtu sic edhe ishim.
Ne mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri më gusht 1913…(Edwards Grey, Memoires, faqe 248, botimet Payot, 1927)
Fakti i dytë: Kjo konferencë nuk u mblodh, për të diskutuar pavarësinë e Shqipërisë së shpallur në 28 nëntor 1912, por për të pajtuar Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë me Turqinë. Ja pohimi i ambasadorit francez në këtë konferencë, Pol Kambon: “U mblodhëm sot datë 16 dhjetor për të arritur një marrëveshje midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Turqisë në zyrën e Greyt” (Kambon, Korrespodenca, faqe 31, Botimet Grasset)
Fakti i tretë: Pjesmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre, se ata nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre, te ngjan më shumë me një “Kazino Politike”, në Tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptare. Cilat janë Pohimet: –
Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253) Ne keto takime qe zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u perdoren per te qetesuar dhe kenaqur palet nderluftuese qe ishin fqinjet e Shqiperise. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë.
Ai pohon në Kujtimet e tij se:…. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackës së luftës….. (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246) Per te kënaqur Greqine, krahina shqiptare e Camërisë ju aneksua asaj, megjithëse shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptare.
Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës në vitin 1913, në Camëri jetonin 75 mije shqiptarë nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar. Per te kenaqur Serbine, krahina shqiptare e Kosoves me mbi 90 perqind popullsi shqiptare ju dha Serbise. Përsëri është vetë Grey që e pohon një gjë të tillë duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Ne Kujtimet e tij ai pranon se ….ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova….(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndërkaq, teritori që ju dha Sërbisë përbënte 24 mije kilometra katrore troje shqiptare.
Fakti i katërt: Përfaqësuesit e 6 fuqive te mëdha, nuk u morën asnjëherë me aktin e shpalljes se pavarsisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912 nga politikanet shqiptare që nga Kosova deri në Camëri, që nga Durrësi deri ne Shkup. Kemi te bëjmë me nje akt juridik i cili i u injorua përgjatë cdo takimi. Qeveria shqiptare që u krijua pas 28 Nëntorit ishte një qeveri e përbërë nga përfaqesues të të gjitha trojeve shqiptare. Për shëmbull, ministër I mbrojtjes ishte Mehmet Pashë Deralla nga Tetova, ministër I bujqësisë ishte Hasan Prishtina nga Prishtina. Kryetar I Asamblesë ishte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe.
Ndërsa dy vjet me pas po këta ambasadorë me Traktatin e fshehtë te Londrës vendosën ta coptojnë fare Kombin shqiptar, duke quajtur Shqipëri vetëm nje krahinë muslimane përgjatë lumit Shkumbin dhe duke ja dhënë teritoret e tjera Italisë dhe Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi.
Përgjatë një shekulli, bashkësia ndërkombëtare ka mashtuar opinioni publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar duke e justifikuar coptimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes europiane.
Në Kujtimet e tij të botuara në vitin 1927, vetë Grey shprehet se kishte mashtruar, lidhur me atë që kishte pohuar në Dhomën e Komuneve në 1914. Ja pohimi i tij ne Kujtimet e botuara: :…. lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave, sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë…..(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246)
Ndërsa, Pol Kambon në fund të Konferencës pohon se: “Ballkanikët tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur dy problemet më të rënda, Kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e detit Egje”. (Po aty, faqe 57).
Si përfundim, më duhet të pohoj se anullimi i Mbledhjes së Londrës, do të thotë “Legalizim” i Shqipërisë Natyrale. Dhe Shqipëri Natyrale me kufij nga Presheva ne Prevezë, nga Durrësi në Shkup, do të thotë paqe, do të thotë progress, do të thotë stabilitet i Ballkanit. Mjaft me arnime dhe riparime në kurriz të kombit shqiptar.
Shkrimit nga te paktit un me 33 Vjet me VLERE si por,tragjikisht di me nje vend pa’ un shtet e pa’ Zot nu km ka ‘Vlere prrdorimi’ !
PSE!?
Sepse popullit eshte analfabeta,autori shkrimit kAmunist!
Shkrimit nga te paktit ne 33 Vjet me VLERE por,tragjikisht ne nje vend pa’ shtet e pa’ Zot NUK-ka ‘Vlere prrdorimi’ !
PSE!?
Sepse popullit eshte analfabeta,autori shkrimit kAmunist!
Ke pire pak…
Sidoqofte shkrimi eshte me vlere ,per mendimin tim . Vetem nje gje, eshte pak jashte realitetit te mendosh qe fqinjet tane “te mire ” do ulen me ty ,ne menyre paqesore, te diskutojne copetimin e vendit te tyre….kjo eshte shume romantike. Gjermania u bashkua sepse ishte, dhe eshte nje superfuqi ekonomike, ushtarake dhe politike. Kush do te guxonte ti thoshte stop nje kombi te tille ???…..sidoqofte , mire se te vijne shkrime te tilla per te na treguar ne , dhe fqinjeve tane mbi te gjitha , se jemi gjalle dhe jemi akoma ketu….RESPEKT !
Keto muhabete te ndarjes se padrejte te Trojeve Shqiptare jane thne e jane sterthene.Turqia i perdori Trojet Shqiptare si Zonat e Lira Ekonomike per te shperblyer Investitoret Strategjike,Serbine,Greqine,Malezine me Toka Shqiptare.Edhe pashallaret Osmane te Shqiperise,kusur nuk i lane,.Esad pasha Toptani,Esad pasha Janina,Hasan Tahsin Mesareja,kusur nuk i lane.I shiten para se ti shese Turqia.Ti Koco ke qene i Sigurimit por Une po te them nje fjale te rende,vetem mos ja thuaj Deges puneve te brendshme. Shqiperia Madhe,Shqiperia Natyrale,Shqiperine vertete,Shqiperine e Bashkuar,E BERI WERMACHTI.
ay eshte atdhetari shqiptar qe bashkoi trojet shqiptare.Ushtria Gjermane e Hitlerit.
Rreckamanet e staneve te Zones I Operative,nuk ishin dakord. Sepse Rreckamanet e Zones I operative ishin Antifashista,Antinazista,sllavokomunista dhe i shtine pushke Gjermanit nazist kur po terhiqej nga Ballkani.
Une jo me Gjermanin nazist,por UNE JAM EDHE ME DJALLIN ME BRIRE E ME BISHT PREJ ZJARRI,PO TE BASHKOJE TROJET SHQIPTARE KU JANE E KU S`JANE.
Ato budalliqe qe shkruan per poezine popullore te Himares tregojne qe jo vetem nuk e njeh folklorin e Bregut,por behesh edhe altoparlant i disa karagjozave te Internetit qe cpikin Idole nga budalluku,nga injoranca,nga ngrefosja fshatarake. Himara ne breg te Detit, Vajze e Valeve,Kapedan more Nase,nuk jane kirijime te Neco Mukes,por te popullit virtuoz. Vajza e Tregetarit Thanas Tashko,patriot Rilindas te kolonise se Misirit,nga Frasheri i Dangellise,ka pasur aq njohje me Neco Muken,se jane ngrohur ne nje diell.Bukuroshja pasanike Tefta Tashko,studente ne konservatorin e Parisit,ne 19 vjetorin e saj,ne vitin 1931 rregjistroi diskun e pare me kenge ne Shtepine diskografike Pathe,,Ne te njejtin vit edhe qymyrxhiu i minierave te Lionit Neco Muko,rregjistri nje disk me kenge Himarjote ne Shtepine Diskografike Pathe. Ja kjo eshte njohja qe ka pasur Tefta Tashko me Neco Mukon.
Disa shkojne edhe me larg,si nje Mallaqkaswtrioti ne Internet,qe sajon nje histori dashurie te 40 vjecarit Neco Muka qymyrxhi nga bregu ne minierat e Lionit,,me kaverno tuberkulare,proces te avancuar ne spitalin e Parisit dhe 19 vjecarja Tefta Tashko qe i rrinte te koka i njomte buzet me shamine e qendisur…Ish Gramshaleshi nga Shenepremtja e Gramshit,Kastriot Muftaraj arrin te kombinoje edhe nje histori dashurie te Tefta Tashkos me ish klasikun e 5 te marxizem-Leninizmit,Enver Hoxhen,se ky i lante qenin,,pa dyshim i ka lare edhe ducin.Oooooo fshatareeeeeeeeeee!
Krijojne mite,me pallavra kot me kot.Miti i nje bejtexhiu patetik te koprativave te Bregut qe quhej Lefter Cipa,,hajde Rrih Uje ne Havan. Festivalet folklorike te koprativave bujqesore,ku zoteronin dithirambet per Partine e per Enverin,paskan qene ajka poesise.
KANE QENE MUTI POEZISE,O KOCO DANAJ,!
Nuk barabiten kurre me krijimtarine popullore,spontane,te lire, gjeniale!
Këto që shkruan Koço janë të vërteta. Por kjo nuk mjafton. Kush ka forcën, ka të drejtën, – thotë një fjalë e urtë. Ndêrkohë që vetê Shqipëria sot ështê katandisur si kokoshi një thelë. Pra shkrimi i Koços ka vlera historike dhe patriotike, por nuk ndryshon asgjë. Ne jemi dhe kemi qënë komb i vogël dhe i pazhvilluar në krahasim me fqinjêt tanê. Turqia na shtypi dhe na la si mos më keq; Keq më vjen ta them, por nuk ka asnjë shans të krijohet Shqipëria natyrale. Shikoni kurdët: 22 milionë banorê dhe nuk kanë ende shtetin e tyre. Se bota nuk interesohet pêr ta dhe fqinjêt nuk i lejojnë ta formojnë. Sikur të forconim ekonomikisht dhe ushtarakisht këto copa që na kanê mbetur, (Kosovë-Shqipëri) do tê ishte shumê mirê. Të tjerat janê llafe gazetash.
Argumentat janë të gjitha të sakta, që përputhen me historinë. Që të frenohen komshitë në ofensivën e tyre me Belerët dhe minoritetet e paqena, duhet të fillohet në këtë pikë. Këto duhet të jenë pretendimet e shqiptarëve, duke i theksuar çdo parti politike. Po nuk e hape gojën, tjetri nuk mendon për interesat e tua, sado mik që t’a kesh. Prandaj, mos ju duket utopi, por duhet një platforme afatgjatë nga politikanët e rinj. Them të rinj, sepse nuk besoj në këta që kemi njohur, veçanërisht berishistët, të cilët shiten për pak para!
Fund e krye pallavra !
Gjithçka fillon nga vetja. Ne akoma nuk jemi “vetje”. E jo më të aspirojmë për realizimin e Shqipërisë Natyrale. Është njësoj si të shkosh në provim pa studiuar dhe pa u përgatitur…Parapolitika. Mungesa e shtetit të së drejtës. Shoqëria tribale…etj.
Zoti Koço, me gjithë respektin për sa shkruani për çështjen shqiptare dhe konkretisht për Shqiperinë Natyrale,më vjen keq por mbeteni shumë folklorik dhe këto që shkruani me atdhedashuri të madhe ngelen vecse letra per riciklim (lexo : letra higjenike) nga “aleatet ” tanë të sotem që kanë meriten më të madhe për litarët në grykë që i kanë vënë kombit tonë pa përjashtuar dhe kuislinget tanë Berisha- Rama..Pra ju lutem mos hapni dëfterët e shekujve të kaluar por duhet të ULURINI për përdhosjen e dinjitetit kombëtar në kohën e sotme…Më saktë : para disa orësh Presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE), Manfred Veber i del në mbrojtje terroristit të CERTIFIKUAR euro deputetit Fredi Beleri….Si ka mundsi që këto GAY-ët e Europes kur Greqia një vënd i BE & NATO-s mbyllën sqepin për aktin terrorist të Peshkëpise në 10 prill 1994 ku u vranë 2 ushtarakë shqiptarë…I nderuar Koço…kam njohuri deri milimetrike për përfshirjen e Belerit në aktin terrorist të 10 prill 1994 dhe nuk habitem për Belerin që jep dhe jetën për Eladhen ( Haleadhen)… Problemin e kam me dipllomacinë & shërbimet inteligjente euroatllantike që e dinë 100% qe Beleri është (ishte) pjesë e bandës terroriste PIRRO-1 …..si dhe me Koçot e Ditës që vini mikroskopin për shekujt e kaluar dhe mbyllni sqepin për një nga aktet më të turpëshme te haleateve tanë..Tolerimi biles dhe gradimi i një terroristi shqipfolës si Beleri……
Ate vit e fitoi festivalin e koprativave te Zones I Operative,grupi folkloristik i Bences me kengen flemurmbajtese:
Rrofsh sa Moshe e kesaj Toke.Golik Jaupi.Paro dhe Dervishi,ja muare kuroren Lefter Cipes dhe grupit folkloristik te Pilurit. Lotet e shokut Enver gjate interpretimit te kesaj sureje ishin medalja e arte,qe i vune vulen Fitores.
Hakmarrja nuk vonoi.Gjate kthimit ne fshat ne karrocerine e Zisit te kooperatives,Bardi i Pilurit Lefter Cipa me grupin kenduan kenge per anijen me 10 himarjote,qe u arratisen nga Vlora ne Korfuz.Te kishte ndodhur kjo me grupin cam te Rrogoxhines psh.,I gjithe grupi do ishte arrestuar,por u trajtua si ndeshje midis tifozerive,si revolta e tifozave qytetstaliniste pas humbjes me Dinamon.Riktheja kuroren e Fitores,Koco Danaj grupit Folkloristik te Pilurit me ne krye Homerin e Bregut Lefter Cipa,Me kete merru!,se RIVENDOSJA E KUFIJVE TE SHQIPRISE DO BYTHE,DO ARMATIM MODERN,DO NJE ARMATE TE ARMATOSUR 200 MILJONESHE,DO MBESHTETJE NDERKOMBETARE,.Do edhe BURRA NE KRYE TE SHTETIT. Ky klowni Edi Rama te jete pikturist ne ndermarrjen e Dekoreve ku te shkruaje parrullen:Se Flamuri kuq e zi do valoje perseri ne Kosove e Cameri.
Se keshtu lakuriq me duar ne xhepa shkon per lesh dhe del i qethur.
Sado i bukur te jete njeriu sjellja e tije e ben te shemtuar…. Shkrime te kesaj natyre nuk duhet te mungojne. Nuk duhet te ulim pasqyren para fytyres te “bukurosheve” evropiane dhe sjelljes te neveritshme te tyre ndaj kombit tone. Koha le pas historine, por bart genin. Mos harrojme!
Gjithsesi, jashte temes, po bej nje pyetje qe kaheret me mundon.
Z. Danaj, Si ka mundesi qe tek sëra e juaj e filozofeve nuk gjej pyetjen “pse” per realitetet qe jetojme ne tranzicion?
Dakort, ne ate sistem nuk mund ta perdornit kete “çeles” filozofik sepse pergjigjet i kishit te gatshme nga “bibla” juaj ideologjike, po ne kete sistem çfare u pengon? Dhe pergjigjen na e jep filozofia, e cila nuk eshte thjesht dije, por dije plus qendrim. Pra mungon pyetja “pse”, sepse qendrimi ( menyra e te veshtruarit, te konceptuarit dhe te menduarit) i sëres te filozofeve tane eshte i kompremetuar.