Nga Skënder Hasmeta
Botuar në DITA
I ndodhur në detyrën e Komandantit te Batalionit të Policisë Ushtarake Tiranë në atë kohë unë dëshiroj të bëj publik fakte të pa njohura e të papublikuara me parë lidhur me ngjarjen e rëndë të 14 shtatorit 1998, që është cilësuar si ‘Grusht Shteti’, si dhe të evidentoj rolin e forcave të Policisë Ushtarake, efektiv të cilin unë e komandoja në këtë ngjarje të rëndë.
Politika i trajtoi sipas interesit të saj ngjarjen e 14 shtatorit, ndërsa Forcat e Sigurisë nuk analizuan, pra nuk nxorën kurrë mësime prej saj.
Siç dihet, më 12 shtator të vitit 1998, para selisë së Partisë Demokratike u vra deputeti Azem Hajdari. Më 14 shtator kur i ndjeri do përcillej për në banesën e fundit, protestuesit lëvizën arkivolin jo për në varrezat e Sharrës, ku do kryhej varrimi por drejt kryeministrisë. Turmat ishin të irrituara, të organizuara e të armatosura.
Ato braktisën arkivolin e funeralin, sulmuan godinën e kryeministrisë, parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar. Me veprime të organizuara, të dhunshme realizuan pushtimin me forcë të ndërtesave të selive të Kuvendit, të Kryesisë së Kuvendit, të Këshillit të Ministrave, të Gjykatës Kushtetuese, të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të Radiotelevizionit Shqiptar. Po ashtu, goditën me armë dhe Ministrinë e Rendit Publik.
Pas këtyre veprimeve, filluan të sulmojnë Bankën Kombëtare e plaçkitën dyqane, supermarkete, dhunuan e grabitën armë, automjete ushtarake, etj…
14 shtator 1998, ora 08:00
I urdhëruar nga Drejtoria e Policisë Ushtarake, në zbatim të urdhrave të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA m’u caktua si detyrë mbrojtja e Institucionit të MM e SHPFA, pasi, mbi bazën e të dhënave, ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për aktivitete kriminale në dëm të institucioneve të shtetit, përfshirë edhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes.
Me afro 60 trupa të Policisë Ushtarake u dislokuam në Ministrinë e Mbrojtjes. Trupa ishte e pajisura me katër transportues të blinduar me goma, armë të ndryshme përfshirë edhe snajperë, antiplumb, armë anti-tanke etj. Trupat tona kishin dhënë prova në disa operacione të ngjashme dhe ishin trajnuar për veprime nën presion.
Masa të tjera shtesë ishin ato për përdorimin e forcës vdekjeprurëse, e jo vdekjeprurëse, nëse do të paraqitej e nevojshme. Në pjesën e jashtme në veri të Ministrisë së Mbrojtjes, në fshehtësi dhe nën masa të plota sigurie, mbi një kamionçinë u vendosën municione dhe armë anti tanke kundër mjeteve të blinduara. Ky operacion drejtohesh nga Qemal Hoxha dhe Joland Plasari, të stërvitur mirë dhe të aftësuar për përdorimin e tyre me garanci.
U morën masa shtesë duke angazhuar një grup të konsiderueshëm oficerësh dhe agjentësh të policisë kriminale, u caktuan zonat e veprimit dhe metodat e marrjes së informacionit. Për të rritur besueshmërinë në kryerjen e detyrës, aktivizova dhe agjentë shumë të besuar nga sektori i informimit të brendshëm të BPU. Ky operacion drejtohesh nga oficeret Ali Mena, Namik Goga, Asim Gruda, Zenel Allaraj. Vëmendja do përqendrohej sidomos për veprime kriminale e synime në dëm të MM dhe SHPFA, nga brenda turmave.
Pranë kryeministrisë e RTVSH, kishim futur në turmë agjentë të policisë kriminale për marrjen e informacionit në dëmin tonë e njësive dhe reparteve ushtarake. Këta heronj të heshtur, të kërcënuar familjarisht me jetë (si Y.Gj, J.P, etj..), që nga ajo kohë, kanë braktisur Atdheun.
Mbrojtja e MM dhe SHPFA u realizua në formë rrethore me disa perimetra me formacione të shkallëzuara, me kate dhe në thellësi deri në tarracat e objekteve. Mjetet e blinduara u pozicionuan në pjesën lindore dhe perëndimore, zona këto ku mund të depërtohej e të sulmoheshin objektet. Operacionin e këtyre trupave e drejtonin oficerët Kujtim Doku, Leonard Tërthorja, Elmaz Sula.
U caktuan pikat e kontaktit dhe drejtimit, kryesore dhe rezervë, mënyra e funksionimit të ndërlidhjes dhe bashkëveprimit me trupat e institucionet.
Kështu nisi zbatimin e detyrës në ditën e 14 shtatorit të vitit 1998, batalioni i Policisë Ushtarake.
Rreth orës 10:00, nga informacioni i besueshëm mësojmë se në qendrat operacionale të MM dhe PU ishin me shërbim eksponentë që u jepnin informacion atyre që ishin në udhëheqje të rebelimit. Konstatova se disa prej tyre kishin ndërruar shërbimin për të qenë prezent në këtë datë. Nisur dhe nga ky informacion, konkluduam se revolta e armatosur, ishte e përgatitur.
Informohemi se njerëz të armatosur po dilnin nga lokalet në ish-Parkun Rinia, e bashkëngjiteshin turmave të PD, ndërsa furgonë të ndryshëm shkarkonin armë dhe municione në turmat civile…
OPERACIONI I PARË
Shefi i eskortës së Ministrit të Mbrojtjes, kërkoi ndihmë duke shpjeguar se situata po precipitonte dhe se eskorta e ministrit, nuk mundej.
Në këtë kohë, rrugët në drejtimet e hyrjes së MM ishin të bllokuara. Kishte qitje pa pushim në ajër e përhapje terrori. Parku ‘Rinia’ ishte kthyer në shesh lufte. Me automjetet ushtarake nuk mund të bëhej furnizimi në objektin e MM, pasi po të binin këto në duart e civilëve, dëmi do ishte shumë i madh.
Për realizimin e këtij operacioni, me qëllim fshehtësinë e sigurinë e tij, u përzgjodh oficeri Astrit Osmani, detyrë të cilën e pranoi, ndonëse nuk lidhje me veprimtarinë operacionale të PU. Me automjet privat me cilësitë e aftësitë e tij, ai mund të depërtonte në rrugicat për në MM. Ai bëri disa rrugë, çoi armatim, municione e pajisje antiplumb për eskortën e MM.
Guximi i tij, si dhe i të tjerëve, kurrë nuk u vlerësuan.
OPERACIONI I DYTË
Komandanti i Brigadës së Transportit në Pezë denoncon grabitjen e njësisë, automjetit, armatimit dhe municionit si dhe drejtimin e lëvizjes së agresorëve.
Në realizimin e këtij operacioni u angazhua oficeri Leonard Tërthorja me disa trupa të PU, si Agim Rasha, Luan Rasha etj. Ata, në kohë rekord bënë bllokimin dhe arrestimin e autorit, sekuestruan automjetin dhe armatimit të grabitur.
OPERACIONI I TRETË
Me qëllim zbulimin e autorëve të interesuar që mund të jepnin informacion turmave dhe të merrnin pjesë për akte sabotazhi, u bë një plan kombinacioni e operacion mashtrimi dhe kërcënimi me radiot në dispozicion të PU, nën drejtimin e oficerëve Ali Mena, Asim Gruda, Namik Goga etj.
Agjentët që dispononin radio raportuan për lëvizje trupash ushtarake dhe vendosje armësh të rënda, si dhe përforcime të tjera. Të gjitha ishin provokime dhe informacione të rreme. U bllokuan disa të dyshuar të cilët lëvizën menjëherë për të parë se ku janë vendosur këto armë të rënda.
Pas këtij operacioni, agjenti B. M, informon se kryetari i opozitës Sali Berisha ka dalë në konferencë shtypi dhe kërkon “largimin e trupave greke nga Tirana”. Ky ishte dezinformim. Një muaj më parë Policia Ushtarake ishte pajisur me uniforma të NATO-s dhe shenjat e tyre, automjete të blinduara, automjete të tjera për transport për mbështetje trupash, pajisje antiplumb, jelekë e skafandrave antiplumb, etj. Automjetet ishin të pa targuara. Mbase këto uniforma tonat dhe disa lëvizje trupash për ndërrim shërbimi u kanë ngjarë me trupa greke.
SULMI MBI KRYEMINISTRI
Pranë kryeministrisë ngjarjet precipituan në mënyrë të shpejtë e të dhunshme. Turmat braktisën arkivolin e Azem Hajdarit dhe sulmuan Kryeministrinë, përfshirë me armë antitanke.
Na njoftuan se është bërë grabitja e tankeve të Gardës dhe se kanë humbur kontrollin mbi detyrën Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit. Turmat vazhduan me pushtimin e TVSH. Tirana u vendos nën kontrollin e terrorit.
Unë ndiqja situatën duke marrë informacion nga agjentët brenda turmave të PD-së. Urdhërova vënien në gatishmëri për operacion të gjithë trupave të Batalionit të Policisë Ushtarake në vend-dislokimin e rajonit të përhershëm të cilat ishin në pritshmëri. Qëndrimi në pritshmëri e gatishmëri për marrje detyrash, mu raportua nga oficeri përgjegjës Arsen Mema
TANKET NË BULEVARD
Nga raportimet e reja mësoj se dy tanke me persona të armatosur me armë automatike mbi kullat e tyre, përfshirë edhe armë anti-tanke janë nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, drejt Ministrive të Mbrojtjes e Rendit. Informohem se mitralozët e tankeve kishin një komplet municioni dhe shiritin e vendosur në folenë e fishekëve.
Pas pak, para syve të mi, para MM, u shfaqen tanket. Nuk kryen veprime në drejtim të objektit tonë, ndonëse hidhnin parulla kërcënuese e fyese. Vazhduan rrugën në drejtim të Bankës.
Agjenti sipër Ministrisë së Energjetikës më informon: “Po sulmojnë Bankën Kombëtare, por një eksponent i PD-së, Ferdinand Xhaferri, doli para tankut dhe i paralajmëroi se ‘me bankën nuk keni punë, do shkojmë tek PD-ja’”. Tanku u nis drejt PD-së.
Për momentin plaçkitjet po vazhdojnë në rrugën Qendër-Stacioni i Trenit. Është sulmuar një supermarket me pajisje elektro-shtëpiake dhe pranë tregut çam u sulmua e po plaçkiten dyqane televizorësh.
URDHRI, “RA SHTETI!”
Rreth orës 15:30 minuta, më komunikohet një urdhër i papritur: ”Merr trupat e Policisë ushtarake dhe largohu nga detyra, pasi shteti ka rënë!”. M’u tha gjithashtu të lëvizja me trupat në drejtim të Tiranës së Re për në vend-dislokimin e rajonit të përhershëm. Ky urdhër mu komunikua në prani të oficerit B.L dhe agjentit Q.H.
Oficeri B.L, pasi dëgjoi këtë urdhër fyeu rëndë titullarin dhe u larguan së bashku duke shkëmbyer midis njëri-tjetrit fjalë fyese e kërcënuese. Oficeri B.L. ka debatuar edhe me ish-Ministrin e Mbrojtjes. I njëjti oficer që tani ndodhet në emigrim, ka trajtuar informacion të mëtejshëm me ish-Ministrin e Mbrojtjes Sabit Brokaj, kryesisht lidhur me panikun e titullarëve të Ministrisë.
Jam oficer me kapelën e vënë në kokë që në moshën 14 vjeç (skënderbegas). Në këtë situatë të rëndë, duhet të zgjidhja: Ose turpin (të braktisja ndërgjegjen dhe moralin tim e të zbatoja një urdhër të paligjshëm) ose bindjen. Vendosa të qëndroj pavarësisht kostos që mund të paguaja.
Urdhërova trupat e dislokuara në Sauk të paraqiteshin pranë Ministrisë së Mbrojtjes me drejtim lëvizje: Sauk-Rruga e Elbasanit–Qendër-kthimin në rrugën drejt RTV Shqiptar-daljen pranë Kryeministrisë-drejt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të marë detyrën në Ministrinë e Mbrojtjes.
Sapo kolona e trupave të PU u fut tek RTVSH , pushtuesit e RTVSH-së, kishin ulëritur prapë se erdhën trupat “greke”. Ne kishim agjentët tanë në vend. Ata na raportojnë se ka shumë persona të çorientuar që nga dialekti duken si kosovarë. Ata pyesnin për rrugët, pasi dukej që nuk e njihnin Tiranën.
URDHËRI PËR OPERACION
Në vend Drejtim-Komandim pranë MM, urdhërova operacionin për marrjen e tankeve të gardës pranë PD-së. Caktova në këtë operacion si përgjegjës Namik Gogën dhe Ali Menajn të cilët u nisën me katër transportues të blinduar.
Trupat sapo mbërritën drejt selisë së PD-së u goditën me zjarrin e mitralozave të tankeve të vendosura para godinës si dhe me armë të tjera automatike. Në xhiron e parë të patrullimit pati vetëm disa dëmtime në xhama dhe gjurmë në pjesët ballore dhe anësore të automjeteve. Xhirot patrulluese vazhduan. Vazhdonte edhe sulmi me zjarrin e armëve nga mbështetësit në PD që e kishin kthyer godinën në fortifikatë.
Rezultoi se plumbat e mitralozave 12.7 mm të tankeve dhe armëve automatike nuk depërtonin brenda transportuesve të blinduara ku ndodheshin trupat tona. Patrullimi vazhdoi pa ndërprerje, gjersa agresorëve u mbaroi municioni. Pas mbarimit të municionit personat e armatosur u futën në bodrumin e PD-së dhe tanket u dorëzuan.
U identifikua një nga autorët që qëllonte me mitralozat tek PD-ja mbi trupat e policisë ushtarake, shtetasi M.R. Ndërsa shtetasi L.S, i ka treguar agjentit mbi ngjarjet në bodrumin e PD-së. Ai tha se me ushqim për të ngrënë janë furnizuar nga motra e A.H.
VAZHDIMI I OPERACIONIT
Mbërritja e trupave shtesë të Policisë Ushtarake në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shënoi edhe daljen e 5-6 makinave të operacionit “Shqiponja” nga drejtimi jugor i Ministrisë së Rendit për në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, e në drejtim te kryeministrisë.
Në këtë kohë, trupat e Policisë Ushtarake u caktuan në operacion kërcënimi me patrullimin e rrugëve në Tiranë me drejtimet: Sheshi “Nënë Tereza”- Stacioni i Trenit, patrullim në rrugën Kombinat-Kinostudio, Ministria e Mbrojtjes- Spitali Ushtarak, dhe rreth unazës së Tiranës.
Tek qytetarët filloi të kthehej shpresa. U raportova eprorëve të mi, ish Ministrit të Rendit, të ndjerit Perikli Teta (në radion e përgjegjësit të eskortës së tij), përgjegjësit Islam Duçkollari.
Raportova për një numër të madh njerëzish në posedim armësh të futur në bodrumin dhe në selinë e Partisë Demokratike, duke këmbëngulur vazhdimin e operacionit për çarmatimin e tyre.
Rreth orës 19:30, nëpërmjet agjentit Y.GJ, informohem për tentativën (nga të rebeluarit e mbetur në godinën e PD) për të blerë 2 transportues të blinduar. Pasi informacioni u vërtetua nga oficeri N.G, u bë ndërrimi i shofereve të transportuesve të blinduar. Në këtë ofertë ishin shuma të mëdha parash. Transportuesit kërkoheshin për të larguar personat e armatosur nga bodrumi i PD-së.
Pas mbërritjes në MM të trupave shtesë, trupat e Policisë Ushtarake u futën në operacion të drejtuar nga Alfred Ahmetceni dhe morën nën kontroll RTVSH. Të drejtuar nga Hasan Rakipi, morën nën kontroll Prokurorinë e Përgjithshme, të Tiranës e Gjykatën. Të drejtuar nga oficeri Ramiz Mulgeci, morën nën kontroll Bankat. Të drejtuara nga Murat Fejzo, Albtelekomin, të drejtuar nga Elmaz Sula, morën nën kontroll e siguri DTN.
Në orën 21:00 më sollën në përforcim trupat “Komando” të cilët morën nën siguri e ruajtje godinat e djegura e plaçkitura të Kryeministrisë, të Parlamentit dhe të KLSH-së.
VIKTIMA DHE PASOJA
Nga ky operacion i policisë ushtarake nuk pati incidente, përjashtuar faktin që pranë Kryeministrisë u vra një grua nga një plumb rikoshetë gjatë provokimit të një roje të armatosur.
Në operacionin kundër atyre që organizuan ‘Grushtin e Shtetit’ të 14 shtatorit, për përgjegjësi ndaj Atdheut dhe popullit, veçoj ushtarakët Frrok Simoni, Behar Guri, Aqif Muça, Perlat Shehu, etj komandantët e kompanive, Saimir Reçi, Ramiz Mulgeci, Kujtim Doku etj, drejtuesit e oficerët e policisë rrugore, Mehmet Ramce, Gëzim Rama, Ramazan Hysa, Bareq Sadiraj, Xhemal Pepnika, Shefit Mero, i ndjeri Fatmir Jashari, Kujtim Duka, Ardian Draci, Vesel Sulika etj të policisë kriminale e gjyqësore Artur Brahimi, Murat Plaka, Robert Gjini, Bashkim Malaj, Istref Istrefi, Adem Bruci, Nevruz Kreka, Luan Cani, Avdulla Hysa, etj.
Në këto operacione u angazhuan afro 240 trupa dhe 70 automjete të Policisë Ushtarake dhe transportues të blinduar.
REFLEKSION
Për mendimin tim, 14 shtatori qe një revoltë e mirë organizuar e një grupi njerëzish, që me mbështetjen e disa simpatizantëve e anëtareve të PD-së, shpërthyen me zemërim dhe me dhunë kundër pushtetit politik në Tiranë, duke kërkuar, hakmarrje dhe përmbysjen me dhunë të pushtetit. Këta i hapën rrugë bandave kriminale që filluan djegiet, terrorin dhe plaçkitjen në Tiranë.
Dyshimi im për një bashkëpunim më të gjerë u vërtetua pas marrjes së urdhrit për të braktisur detyrën.
Gjatë një operacioni për sekuestrimin e disa raketave të vjedhura në bazat e ushtrisë në Tiranë në vend-dislokimin e trupave të UCK ose FARK-ut, të krahut të Bujar Bukoshit në Mamurras, trupa këto të komanduara nga Kolonel Tahir Zema, me të cilin kam kontaktuar personalisht në zyrën e tij, oficer e agjentë të policisë ushtarake, identifikuan efektive të këtij reparti se ishin parë pranë Kryeministrisë në ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998.
Oficeri N.G në një informacion “sekret” kish vënë në dijeni MM, Drejtorin e Policisë Ushtarake, në kundërshtim me procedurën e qarkullimit të informacionit e jashtë dijenisë time.
Unë përpilova dokumentet dhe kallëzova në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë veprimtarinë antiligjore, por nuk mora përgjigje gjatë kohës që isha në detyrë. Më vonë u informova për pushim çështje me ligjin e aministisë.
Pas afro 10 ditësh u thirra në zyrën e MM, Luan Hajdaraga, në praninë e tij, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralit Aleks Andoni, Drejtorit te Policisë ushtarake Kolonel Piro Lutaj. Ata më falënderuan vetëm mua personalisht për aktin heroik të trupave të policisë ushtarake. E asgjë më tutje në rrugën zyrtare për ata heronj të heshtur, trupat e policisë ushtarake.
Pata kërcënime për të kyçur gojën. Nga koha dhe situatat si rrodhen, pasiguria për fëmijët e familjen, ishte i pamundur publikimi i këtyre fakteve më parë. E gjykova sot, ka ardhur koha që t’i besoj gazetës ‘Dita’ këto të vërteta të pa thëna me të cilat u përballëm më 14 shtator 1998.
*Nënkolonel Skënder Hasmeta është ish- Komandant i Batalionit të Policisë Ushtarake në ngjarjet e 14 shtatorit 1998
respekte per te gjithe ushtaraket e ndershem te cilet vendosin atdheun perpara politikes. Vdekje tradhetarve!
Nga cili titullar e more urdhrin per braktisje pozicioni komandant? Tregoje emrin.
Mbaj mend de nga ora 15 dolen 2 furgona me nga 3-4 police, u futen te rruga pall. Agimi Ames lanes, ku une me 4-4 shoke te tjere, te armatosur me cifte me leje, ruanim bizneset tona. Per 10′ nuk ngeli kembe maloku ne rruge. Shtetin e rivendosen ato dy furgonat me police, me automatike qe dilnin nga dyert e hapura. Respekt per ata police, se disa i njihja dhe I shkova te nesermen i mora per kafe.
Une nuk e kuptoje qe nje pune duhet te lavderohet kur nuk ka rrezultat. Faleminderit zoterise per perpjekjet e bera por derisa institucionet rane, puna = 0.
Cfare rendesie ka informacioni mbas 24 vjetesh,
Shkrim qe ka vlera njohese,te rendesishme.Ky batalioni Policise Ushtarake mbrojti Ministrine e Mbrojtjes dhe Shtabin e Pergjithshem.Zbatimi i kesaj detyre ne ato kushte ka qene nje pune e veshtire.Prandajme te drejte komandanti kerkon vleresimin e oficereve ,agjenteve policeve qe u shquan .Kjo duhet te behet .Me mire vone se kurre.
Do te doja qe autori te tregonte se nga kush e mori urdherin per te braktisur detyren dhe ne c’ore.Pse ky epror nuk eshte ndeshkuar?
Kush ti vleresonte, vakabondet ?!
KA SHUME RENDESI INFORMACIONI EDHE MBAS 24VJETESH QE POPULLI TI THERRASI MENDJES DHE MOS TE SHKOJ PAS SALI MOTERQIRIT KETI KRIMINELI QE PER PUSHTET DHE PER TE VJEDHUR KA VRAR E KA PRER KA ÇUAR SHQIPERINE VITE PAS DUKE SHKATERRUAR SHTETIN DHE VENDIN KETIJ QELBESIRI DUHET TI HEDHIN HEKURAT DHE TE KALBET NE BURG
Respekte per sakrificen.
Aqif Muca (nese eshte ish shefi i armatimit te shkolles “Skenderbej” dhe Kujtim Duka (me origjine nga Gramshi) jane njerez qe shume mire mund te sherbenin si idhuj per rinine e sotme.
Aqifi ka qene nje nga oficeret me korrekte, gjithnje shume i rregullt si ne pamje edhe ne sjellje.
Sakrifica e ushtarakeve te atehershem u hodh poshte nga te mallkuarit politikane (lexo bastarde) qe qeverisin Shqiperine dhe qe kane bere njerezit te marrin rruget e botes.
Krenar qe i perkas atij brezi qe sakrfikoi rinine, por qe fitoi burrerine.
Hasmetaj a hasmutaj si e ka ky qe i shkon koka si centrifuge, ti dhe ato pacavuret qe ke vene aty ne lista vec heronj nuk keni qene. Ca i ke ato informacione ketej e andej brenda turmes, kush ti jepte tur brahimaj tu shit ne laprake nje delenxhi e i paskrupullt, Arsim koktrashe gruda, ali pijanec mena apo kush. Ik o skendo letraxhiu shkruj ndonje anonime se ato di te besh ti.
Situaten e ktheu ish-presidenti Rexhep mejdani, se si e di ai, edhe tutje me gjithe keto gelbaza qe hidhni ne gazete pas cerek shekulli.
Hasmetaj a hasmutaj si e ka ky qe i shkon koka si centrifuge, ti dhe ato pacavuret qe ke vene aty ne lista vec heronj nuk keni qene. Ca i ke ato informacione ketej e andej brenda turmes, kush ti jepte tur brahimaj tu shit ne laprake nje delenxhi e i paskrupullt, Arsim koktrashe gruda, ali pijanec mena apo kush. Ik o skendo letraxhiu shkruj ndonje anonime se ato di te besh ti.
Situaten e ktheu ish-presidenti Rexhep mejdani, se si e di ai, edhe tutje me gjithe keto gelbaza qe hidhni ne gazete pas cerek shekulli.
Rreshton ca emra laskaresh qe ato qe i njohin vetem qeshin kur i lexojne ne kete gazete te nderuar: kujtim doku u merrte leke policeve, perlat shehu lapanjos, ramis mulgeci spiun, elmaz sula kampioni i trashesise, ramazan hysa skuth, ali mena pijanec, e c’te te them me per te tjere… tutje
Enver Hoxha ishte nacionalist i madh shqiptar. Enveri beri aq sa i lejohej nga qeveria boterore (Illuminati) per kombin shqiptar. Nuk mund te bente dot me shume se po ta kishte lejen nga Londra (qeveria boterore) ENVER HOXHA do i kishte cliruar me lufte sa hap e mbyll syte te gjithe trojet shqiptare nga Nishi ne deri ne Arte e Preveze te Camerise. Enveri ne 1949 e shpartalloi ushtrine greke edhe poshteroi duke vrare mbi 300 ushtare greke edhe duke kapur rober 605 ushtare greke te tjere edhe keta i mbajti per 8 vjet ne burg ne Shqiperi. Ky ishte Enveri edhe ata ushtaret e UCK kishin si frymezim te gjithe Enver Hoxhen edhe me armet e Enverit nga Shqiperia u ngriten ne lufte. Edhe me armet e Enverit ushtaret e UCK vrane 4.000 ushtare serbe ne luften e Kosoves. Pa luften e UCK ne Kosove nuk do arrinte Kosova pavaresine kurre ashtu sic nuk e kane arritur pavaresine trojet e tjera shqiptare.
Ishin te gjithe enveriste ata shqiptaret e Kosoves qe krijuan UCK edhe i ben thirrje gjithe Kosoves per lufte kunder serbeve. Edhe nga Shqiperia ata 200 luftetare qe vajten tek UCK ishin te gjithe enveriste. Askush nga ballistet-zogistet nuk vajti tek UCK ne Kosove. Arsyeja eshte e qarte fare sepse ballistet-zogistet jane ca budallenj dru me pre tradhetare injorante pa vlere fare per kombin shqiptar.
Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe kete e vertetojn keto fotografi dhe ky shkrim:
https://www.voal.ch/disa-foto-qe-shtojne-dyshimet-mbi-vetevrasjen-e-mehmetit-nga-xhevdet-shehu/multimedia/dossier/
Ka vetem nje plage aty edhe kjo plage nuk eshte plage por eshte vetem nje lyerje me boje.
Te godiste me pistolete zemren Mehmeti edhe ta kishte kraharorin edhe barkun plotesisht te paster nga gjaku pastaj? Jo se do ishte plot me gjak nese do kishte bere vetevrasje me pistolete Mehmeti!
Mehmeti ne keto fotografi eshte i parruajtur sikur ka 2 ose 3 dite pa u rruajtur. Mehmeti me 17 dhjetor 1981 ishte i rruajtur se nuk shkonte askush ne byrone politike pa u rruajtur.
Pse jane ne keto fotografi prane krevatit edhe shapkat edhe kepucet e Mehmetit edhe ca i duhej atyre qe kane bere fotografite qe i fotografuan edhe ato?
Pse nuk ka fotografi sic gjoja e gjeten Mehmetin sapo hyne ne dhome? Pse pas vetevrasjes ishte mbuluar vet Mehmeti?
Pse eshte here me syze edhe here pa syze Mehmeti ne keto fotografi?
Si i mban duarte e perthyera Mehmeti madje edhe ne pozicione te ndyrshme pasi gjoja ka vrare veten?
Pse nuk u degjua krisma e pistoletes se Mehmetit? Gjoja Mehmeti vuri nje jastek para kraharorit para se te vriste veten. Atehere ku eshte ai jasteku? Mehmeti i ka te dy jasteket poshte kokes edhe ata jane te paster pa gjak.
Bluzja ose kemisha e Mehmetit eshte e lyer siper ne ate vendin e gjoja plages me boje. Ne ate fotografi ku eshte ngritur larte bluzja e Mehmetit per te fotografuar gjoja plagen duket qarte qe Mehmeti nuk ka plage sepse ajo bluzja e Mehmetit eshte e paster nga poshte edhe i duket vetem njolla e bojes qe e leu vet Mehmeti bluzen me boje nga larte por gjaku do kishte njollosur bluzen nga poshte pra nga kraharori edhe jo si nje njolle boje qe Mehmeti e vuri me dore siper bluzes. Kjo eshte shenja me e qarte edhe me e pakundershtueshme qe Mehmeti luajti rolin sikur vrau veten. Mehmeti jetonte edhe pas kesaj loje ne byrone politike iku me njerez te besuar te vet edhe te Enverit ne Kanada. Edhe Duro Shehu ne Kanada eshte sot.
Ishte vetem nje loje e regjimit te Enverit dhe Mehmetit kjo edhe asgje tjeter. Mehmeti ishte shume i forte edhe ne 1989 me 200 vjetorin e revolucionit francez te 1789 qe e bene masonet me illuminatin ne krye do behej nderrimi i sistemit socialist ne te gjitha vendet e Europes lindore ne sistem kapitalist. Ashtu edhe u be.
Nuk mund te ishte ne Shqiperi Mehmet Shehu ne 1989 ose 1990 ne pushtet sepse Mehmeti ishte shume i forte. Mehmeti ishte trim me flete edhe shume inteligjent. Prandaj nuk do i pershtatej Mehmetit tranzicioni me gjithe shkaterrimin e industrise, ushtrise edhe shtetit sic u be. Ne pushtet duhet te ishte nje lolo si Ramiz Alia te cilit do i pershtatej tranzicioni ashtu sic u be.
Pastaj politika ka edhe show sepse i duhet politikes se illuminatit show si fejesa e Skender Shehut me Silva Turdiun qe Enver Hoxha e njihte shume mire. Asgje nuk u ndodhi Turdinjeve ne Tirane. Si ka mundesi? Ishte nje skenar hollivudi kjo fejese edhe prishja e fejeses me gjithe gjoja kritikat qe i beri Enveri Mehmetit deri me 17 dhjetor 1981.
Atmosfera ne byrone politike ishte ate dite e qete edhe Mehmeti luante rolin pa bere kundershtime por thoshte here pas here “po”. Madje dhe Kadriu i beri nje gjoja kritike Mehmetit per largimin e rojeve ne plazhin e Durresit kur ishte Mehmeti atje ne plazh. Pse serioze ishin keto diskutime? Enveri diten tjeter e kishte gati te gjthe skenarin edhe e shpalli Mehmetin armik edhe paralajmeroje qe me vone do dalin edhe gjera te tjera si Mehmeti poliagjent. Pse i besonte njeri nga familjet Hoxha, Shehu, Kapo e Hazbiu keto fantashkenca hollivudi?
Ne kete video eshte mbledhja e byrose politike te 17 dhjetorit 1981:
https://www.youtube.com/watch?v=DXcaSGrCCOo
Edhe Kadri Hazbiu nuk u ekzekutua edhe te gjitha gjerat kunder Kadriut ishin false edhe vetem teater politike. Kadriu ishte gjithashtu shume i forte edhe nuk mund te ishte ai ne pushtet ne 1989 ose 1990.
Keto fotografite e Mehmetit e kane vulosur plotesisht kete teater sepse jane prova te pamohueshme qe Mehmeti ne keto fotografi eshte gjalle edhe luan rolin sikur ka vrare veten.
Familja Kapo si mori ne 1991 direkt pasaportat amerikane?
Jane plotesisht ndryshme gjerat e politikes nga ca duken.
Pse nuk kishte mjaftueshem qumesht Shqiperia qe ne vitet 1978 deri 1990 ishte cmenduria e radheve te qumeshtit? Pse nuk kishte grure Shqiperia qe fshataret kishsin shume kohe vetem buke misri? Po minoriteti i Dropullit pse kishte gjithemone buke gruri? Se ne fashtra ishte minoriteti. Pse? Epo duhet te kishte edhe gjera per te cilat kundershtaret e regjimit te Enverit brenda vendit mund te flisnin kunder regjimit. Edhe pakenaqesira duhej te krijoheshin ashtu si edhe me tufezimet qe te shpallej ne 1990 sistemi i deshtuar edhe qe duhej nderruar. Se po te mos kishte pakenaqesira pse duhej ndryshuar sistemi?
Ajo piramida e Enverit ne mes te Tiranes eshte simboli i masonerise dhe i illuminatit. Prandaj Erion Veliaj e quajti nje here ne 2015 si ndertesen me me vlere te Tiranes edhe eshte ne internet kjo thenje e Veliajt. Por me bunkieret tallen Rama e Veliaj.
Mehmeti e luajti rolin e vet ne teatrin politik.
Ky qe shkruan keto gomarlleqe, ka ardhur nga ceta e Babe Lymit.Ky myteber flet tani pas 25 vjetesh, ky nuk e din se njerzit kane qene aty!! Ministrise se MM, drejtorise se Personelit, nuk i eshte gjuatur as nje gure, policeve ushtarake ne hyrje ne bulevard nuk ju eshte bere asnje kercenim, apo bastisje, njerzit i donin ushtaraket se ishin te pa perlyer, per ata qe flet ky ” partizani” ishin partizanet e Zabitit te veshur ne policine ushtarake dhe te ardhur nga Ura Mifolit!
Ky myteberi mos te flase brockulla, se kembe polici e ushtari nuk perptinte, vetem pas ores 4 doli policia, kur ambasadat i futen dy kembet ne nje kepuce Saliut!
Mjafte me keto artikuj per partizanin Velo!
Ka nje tendence per ta zbutur cilesimin e ngjarjes.Lexoni konkluzionin”rebelim i mire organizuar e nje gruppi njerezish qe….etj”Grabitja e armatosja e organizuar,e kthyer ne lufte per marrjen e pushtetin,Duke grumbulluar mercenari kuksiane e kosovare te Forcave qeveritare te bujar bukoshit,tevena nen komanden e shtabir politiko kriminal te PD,eshte vetem grusht shtetit qe ne fakt u realizuan.Institucionet u pushtuan dhe shkaterruan per te ardhe ne pushtet sali Berisha.Vendi shpetoi ne saje tuaj.Por krimi dhe sot nuk eshte ndeshkuar.Cfare pret prokuroria,parlamenti,ATA qe i thone vehtes patriotet.Saliu duhet vrare Nese nuk Ka gjukate ta gjukohen.Dosja e 1997-1998 duhet hapur domosdo.Nese nuk hapet e mbron vete amerika qe behet pengesr
Mentealternativa1. blogspot.com mund të ketë të drejt për ato që thot. por pytja ësht: Enveri në 85 duhet të ketë vdekur se kishte probleme shum me shëndetin.
i ka rën infarkt edhe në ditëlindje
apo edhe kjo e stisur ësht?
Berisha ishte gati ti vinte flakën shqipëris por Frank Shkreli, filoserbi vegël e Elez Biberit, agjent filoserb dhe shërbëtor i amerikanit, që ka edhe VOA, i bëri telefonat Salës dhe i tha të mos e rrëzonte qeverin e stabilitetit. se ashtu kish urdhëruar Amerika. Sala duhej ta merrte pushtetin çik më von që plani filoserb të mos dështonte