Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Habib Rexha me alibi të re: Arjan Gosa më kërcënoi me jetë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Habib Rexha me alibi të re: Arjan Gosa më kërcënoi me jetë!
AktualitetKronike

Habib Rexha me alibi të re: Arjan Gosa më kërcënoi me jetë!

Published: May 25, 2023
Shpërndaje

“Arian Gosa më kërcënoi dy herë se do më vriste mua dhe familjen time, ndaj unë e vrava”. Kështu ka deklaruar Habib Rexha përpara grupit hetimor, lidhur me ekzekutimin e kryer më pasditen e 21 Majit në qytetin e Kavajës.

Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë hetimore të ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë Arian Gosa.

Në deklarimet e tij Habib Rexha shpjegon se si e përgatiti vrasjen e Goses, si dhe faktin se armën tip pistoletë e bleu në kufi me Kosovën për 200 Euro.

- Publicitet -

“Arian Gosën e kisha ndeshur dy herë përpara ngjarjes në qytetin e Kavajës teksa ndihmoja vëllain tim në biznesin që kishte. Sa herë më ka parë më është drejtuar duke më thënë se do të më zhduk mua dhe familjen time.

I ndjerë i frikësuar dhe në ankth që ndonjë nga familjarët e mi mund të pësonte fatin e vëllait tim të ndjerë, Altin Rexha, kam shkuar në Kukës në kufi dhe kam marrë kontakt me një Kosovar, të cilit i kam kërkuar të më gjejë një armë zjarri. Ai më ka siguruar një pistoletë TT që ia kam blerë për 200 Euro”.

Më tej në dëshminë e tij, ai tregon se i lindi ideja për ta vrarë Arian Gosës sapo e pa tek lokali ku ndodhi ngjarja.

“Më datë 21 Maj pasi kam ndenjur tek puna e vëllait deri në orën 16:00- 17:00 kam marrë makinën Volksëagen Tuareg, dhe kam shkuar tek lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë pistoletën e kisha me vete dhe e kisha të mbushur.

Sapo kam hypur tek shkallët e lokalit kam vënë re Arian Gosën të shoqëruar me një person tjetër të cilin nuk e njihja. Menjëherë më lindi ideja për ta vrarë, kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar. Më pas ika me vrap dhe mora makinën të cilën e kisha lënë rreth 200-300 metra larg”.

Përpara hetuesve, Habib Rexha ka shfaqur pendesë megjithatë ai ka shtuar se gjithçka e ka bërë nga frika.

Vrasja Arian Gosës, është vazhdim i përplasjeve mes familjeve Gosa dhe Rexha. Konflikt ky që ka zanafillat që në 29 Mars të 2023, ku në Kavajë u vranë Edmond Gosa, vëllai viktimës dhe Altin Rexha i njohur edhe me emrin Sali, vëllai autorit, Habib Rexha.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?