Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Hajde çfarë bën ashtu”, rrëfimi i shokut të vrasësit 15-vjeçar në Gramsh: Shkuam për sqarim, njëri tha ‘pse e nxore thikën, apo për presion?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Hajde çfarë bën ashtu”, rrëfimi i shokut të vrasësit 15-vjeçar në Gramsh: Shkuam për sqarim, njëri tha ‘pse e nxore thikën, apo për presion?
KronikeKryesore

“Hajde çfarë bën ashtu”, rrëfimi i shokut të vrasësit 15-vjeçar në Gramsh: Shkuam për sqarim, njëri tha ‘pse e nxore thikën, apo për presion?

Published: May 18, 2023
Shpërndaje

Tre shokët e E.K., autorit të vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh kanë treguar se si nisi sherri. Sipas O.Ç., bashkë me tre shokët e klasës ishin zënë rreth 3 muaj më parë me një grup tek fusha e lodrave tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, ku nga grupi tjetër njihte njërin. Ai deklaron në polici se sa herë që shkëmbeheshin, nuk kursenin të sharat, ndaj vendosën që të shkonin të sqzroheshin.

“Me vete ka patur, pasi e kishte marrë që në mëngjes në shkollë, një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh.Ç kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa E.K kishte marrë me vete thikë që hapej me buton dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zëzë të cilat i kishte të vetat, ndërsa, S.M. kishte marrë me vete thikë që hapët me dore dhe një dorezë hekuri”, deklaron O.Ç.

Pas mësimit në shkollën 9-vjeçare në fshatin Drizë, tre shokë kanë shkuar me makinën e mësuesit në qytetin e Gramshit ku janë takuar më pas me E.K. Ata kanë shkuar tek shkolla “Asllan Shahini” dhe kur kanë arritur atje kanë parë djalin me të cilin kanë pasur konflikte bashkë me shokët e tij ku mund të ishin shumë persona.

- Publicitet -

“Sapo janë afruar, ka filluar të komunikojë me Q.H për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga Çunat e Q.H ka sharë E.K nga ropt e shpisë. Deklaron se këtë person nuk e njeh, por ishte me flokë kaçurrela. Ai ka goditur E.K., me grusht në fytyrë, pikërisht në këtë moment që ky person goditi Ergin me grusht në fytyrë ka parë që E.K., kishte në dorën e djathtë të tij thikën me buton me hapje ngjyrë gri, ku pasi ky person e goditi E.K me grusht në fytyrë dhe tentoi të largohej atëherë E.K menjëherë e goditi me thikën në kurriz. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S.M me grusht në bark. Nuk mban mend nëse S.M. ka goditur njeri apo jo, por ka parë vetëm që S.M u godit me grusht në bark”.

Xh.Ç, ka treguar se ka parë që tek një fushë basketbolli ishin mbledhur disa persona, nga të cilët ka arritur të njohë Q.H, për të cilin mendon se në moshë sa ai ose edhe më i vogël, me të cilin ai është konfliktuar rreth 5 muaj më parë, kur kanë ardhur lodrat (xhirot me makina, trampolina etj) në Gramsh.

“Rreth 5 muaj më parë, Q.H bashkë me shokët e tij, e ka sharë atë dhe O.Ç., ku këtë të fundit e ka sharë nga familja. Sqaron se ky konflikt ka ndodhur edhe njëhërë tjetër para më shumë se pesë muajsh. Sot kur ishin duke bërë xhiro, Q.H ishte bashkë me shokët e tij, që ishin shumë persona bashkë. Ata janë mbledhur para tyre dhe kanë folur duke i thënë që “Pse keni ardhur përsëri apo doni të ziheni me ne?”. Pikërisht në këtë momente ata filluan që t’i godisnin me grushte, ku është bërë një rrëmujë”, tha Xh.Ç.

Të njëjtën deklaratë bën edhe S.M., i cili thotë se kur janë afruar te grupi i djemve, shoku i tyre E.K., ka veshur dorashkat, është çuar nga stoli, ka nxjerrë nga xhepi një thikë me ngjyrë të bardhë dhe blu e cila hapej me anë të një butoni dhe i është drejtuar grupit të djemve duke ju thënë “kush kishte sherr me O.Ç”.

“O.Ç po përpiqej të sqaronte muhabetin me Qetsorin. Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thënë “pse e nxore thikën apo për presion” dhe e shau E.K, ndërsa E.K ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa atij i ka ardhur një djalë tjetër, i cili e ka gjuajtur me grusht në bark dhe ai i është kundërpërgjigjur po me grusht sepse dorezën e kisha në xhep. Në atë moment ka parë E.K., i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar”, tha S.M.

Më pas, deklaron se ka kapur E.K dhe i ka thënë “Hajde ç’farë bën ashtu” dhe janë larguar me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës. Gjatë rrugës i ka treguar thikën e gjakosur, të cilën deklaron se nuk ja kishte vënë re, duke me thënë “më duket se i gjuajta atij çunit”. Kur i ka kapur policia, E.K., e kishte hedhur dorezën e gjakosur në tokë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës

Komentet e Fundit

  1. Five company on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. K R on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  4. Zaho on A ekziston një kërkesë e dytë për arrestimin e Ballukut e dorëzuar dy javë më parë në Kuvend?
  5. K R on A ekziston një kërkesë e dytë për arrestimin e Ballukut e dorëzuar dy javë më parë në Kuvend?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?