Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hakerat “nxjerrin në shitje” databazën e plotë të TIMS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hakerat “nxjerrin në shitje” databazën e plotë të TIMS
KronikeKryesore

Hakerat “nxjerrin në shitje” databazën e plotë të TIMS

Published: September 12, 2022
Shpërndaje

Hakerat e grupit Homeland Justice pretendojnë se kanë nxjerrë në shitje databazën e plotë të e-Albania dhe sistemit TIMS, të vjedhura pas dy sulmeve kibernetike ndaj serverave të shtetit shqiptar.

Në rrjetin social Telegram, ata thonë se të dyja databazat janë në shitje për 0.025 Bitcoin secila, apo rreth 557 dollarë amerikanë.

Një prej hakerave të grupit, i pyetur nga Newsbomb.al shprehet se deri tani ka arritur të shesë rreth 20 kopje të databazave, te persona privatë, apo gazetarë si dhe persona të tjerë të cilëve nuk dëshiron t’ua zbulojë identitetin.

- Publicitet -

Vetëm databaza e e-Albania, pretendohet se është më shumë se 800 GB dhe ka çdo të dhënë për çdo person të regjistruar. Ndërsa databaza e sistemit TIMS pretendohet se ka të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare dhe pasaportat e qytetarëve shqiptarë.

Hakeri i grupit Homeland Justice thotë për Newsbomb.al se sulmi i tyre është ndaj qeverisë shqiptare që përkrah “një grup terrorist” si Muxhaheditën iranianë të cilët strehohen në vendin tonë.

“Disa gjëra nuk mund t’i zbuloj, duhet të mbrojmë veten”, shprehet ai.

“Mund t’ju them se databaza e TIMS dhe e-Albania është në duart tona. Këtë e bëjmë kundër qeverisë shqiptare që përkrah terroristët”.

Në lidhje me çmimin e databazës, hakeri thotë: “Nuk e bëjmë për para, e bëjmë t’i tregojmë qeverisë shqiptare që e posedojmë. Dhe do t’i lëndojmë ata”.

“0.025 Bitcoin është mjaftueshëm. Qytetarët e thjeshtë s’mund ta blejnë, por ata të një profili më të lartë e marrin”.

I pyetur se çfarë mendon për qytetarët e thjeshtë shqiptarë që nuk duan t’ia dinë për vendimet e qeverisë së tyre, por jeta e tyre është vështirësuar për shkak të sulmit kibernetik që rrezoi shërbimet “online” duke shkaktuar shumë vonesa, ai thotë:

“Shërbimet tashmë janë rikthyer. Të gjithë e dinë që ne s’mund ta ndryshojmë qeverinë, dhe gjithashtu vazhdojmë jetët tona pa shkëputje. Nuk do t’i ndalojmë veprimet tona deri sa ta lëndojmë akoma dhe më tepër këtë qeveri të korruptuar”.

I pyetur nëse planifikojnë të tjera sulme, ai shprehet:

“Po, kemi planifikuar sulme të tjera. Por për qëllimet, nuk them dot më tepër”.

Logo e grupit të hakerave Hmeland Justice përmban një shqiponjë që drejton kthetrat nga Ylli i Davidit, i pyetur për domethënien hakeri thotë: “Do ta zbulojmë në një të ardhme kuptimin e logos, por janë veprimet tona ato që duhet të shihen dhe dëgjohen nga të gjithë”.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • mali says:
    September 12, 2022 at 4:00 pm

    Ndaj “Haker”-ve edhe Amerika eshte e pafuqishme dhe dorezohet.Mos degjoni kete drogmen qe ben petulla me uje.Kompanite kane paguar miliona dollare qe i u eshte hapur rruga per te vazhduar busnesin.

    Reply
  • demo says:
    September 12, 2022 at 4:20 pm

    Mesoni nxenesit te shkruajne me pende e me boje.Ktheni Borderote me listpagesa,ku eshte e shkruar ditet e punes,raportet,ndalesat,oret jasht orarit,shperblimet e fundvitit,etj.Nuk kane nevoje pagat e punetoreve te kalojne neper banka,qe te vonohen me dite dhe ndonjehere me jave,se bankat fitojne perqindje,Ne bankomate nuk merr vesh cfare page merr,S`ke ku ankohe.Ja,ku perfunduan dicitalizimi,kompjuterat,interneti,ON LIne.Mesoni bresin e ri te eci ne kembe,mos perdorin makina motorra,se jane bere si Foka.Do vije dita qe njerezit do atrofizohen nga gjymtyret si fokat dhe balenat nga mosperdorimi.

    Reply
  • uskania says:
    September 12, 2022 at 5:15 pm

    Mos vallë janë hakera të opozitës?Sr këta, nuk lënë gjë pa bërë kundër vendit të tyre!

    Reply
  • Naiviteti në shkallën sipërore! says:
    September 12, 2022 at 5:40 pm

    Naiviteti në shkallën sipërore! Të gjitha numrat e kartave të identitetit u publikuan në listat e votimeve dhe cilido i interesuar mund t’i fotografonte. Numrat personale janë sekret në amerikë dhe asnjëri nuk e kërkon të plotë, vetëm katër shifrat e fundit. Në Shqipëri afishohen, sepse për politikanët ka rëndësi se ku do të shkojë vota dhe jo ruajtja e identitetit të votuesit. Nuk e kuptoni që nxjerja e të dhënave personale të individit është vepër penale që dënohesh me ligj. Prokurorija duhet të veprojë në këtë rast për ata që e kanë organizuar shpalljen e numrave të kartave të identitetit dhe të mos rijë pasive, sikur nuk ka ndodhur asgjë!

    Reply
  • Oh sa kom qesh says:
    September 12, 2022 at 8:26 pm

    Amani bre vellezer myslimane se jemi te nje feje Bektashinj, mos na denoni per hir te nje psiko te droguari Ed Kar staq Rama.
    Na thoni te verteten, po patronazhistet e brekushexhiut ju ja u siguronit te dhenat sekrete dhe personale te qytetareve ?
    Keshtu na del qe armiku i jashtem bashkepunon me armikun e brendshem, sic parashikonte e thoshte dikur diktatori Enver, paska qene “profet” i ndjeri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?