Homeland Justice, ose ‘Drejtësia për Atdheun’, vazhdon të luajë me të dhënat personale të shqiptarëve.
Dje grupimi i hakerave qe sulmoi databazën e AKSHIT publikoi në rrjet rreth 14 milionë numra celularësh që iu përkasin shtetasve shqiptarë.
Nën titullin “numrat e telefonit të shqiptarëve”, ata kanë hedhur një databaze në llogarinë e tyre në “Telegram”, duk sfiduar hapur jo vetëm deklarata propagandistike të qeverisë sonë se gjithçka është nën kontroll, por edhe të ekspertëve të shumtë shqiptarë dhe të huaj që po merren me ringritjen e sistemit të sigurisë kibernetike.
Ky sistem prej muajsh thuajse është shkatërruar tërësisht, ndonëse vijohet të pretendohet se janë rimarrë disa prej sistemeve që përkojnë me databazat e Policisë së Shtetit. Ata dje kanë treguar se kanë në duart e tyre gjithçka që ka të bëje më Shqipërinë, duke dëshmuar kështu që e hëna tjetër do të jetë një databazë e re që mund të hidhet në qarkullim. Në fakt, numrat e telefonave të shtetasve shqiptarë kanë dalë edhe më herët, madje dikush edhe i shiste dhe ai person kishte emër dhe mbiemër, por askush nuk hetoi në lidhje me atë fakt, teksa ai iu bënte të interesuarve që mund të bliheshin e madje shumë lirë.
Hakerat, që pretendohet se janë iranianë, kanë publikuar databazën me numrat telefonikë të shqiptarëve dhe bëhet fjalë për një historik të të gjitha kompanive telefonike që kanë operuar në vendin tonë, konkretisht nga viti 2018 deri në vitin 2022, ku dëshmohet se janë marrë të gjitha ekstraktet e këtij historiku. Në databazën e dërguar në grupin Homeland Justice ndodhet një listë prej 14 milionë numrash celularë dhe vërehet se krahas numrave, hakerat kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, numrin e kartës së identitetit, datëlindjen dhe datë kur është regjistruar numri i celularit.
Ata kanë publikuar pamjet nga një bazë e iranianëve të MEK në Shqipëri, duke shkruar se ata kanë përdorur numrat e shqiptarëve për të kryer sulme terroriste në botë. “Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit në “Telegram”, llogari që sipas zyrtareve të hetimit të Tiranës është kërkuar të mbyllet nga autoritetet ruse, pasi dyshohet se kjo llogari është e hapur konkretisht në Rusi. Por, me sa duket, letërporosia e nisur nga Prokuroria e Tiranës nuk ka mbërritur ende atje, ndërkohë hakerat vazhdojnë të nxjerrin databaza dhe të çojnë mesazhe.
Hakerat thonë se shkak i sulmit është mbështetja për muxhahedinët që po strehohen në kampin e MEK në Manzë. Disa ditë më parë, hakerat publikuan lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit, teksa publikuan 4 lista me nga 300 emra, foto dhe të dhëna personale që iu përkisnin personave që kanë qenë ose janë pjesë e Policisë së Shtetit.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e të dhënave dhe mbylljen e faqeve online, në tri shtete: në Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe Rusi, të cilat publikojnë të dhënat e marra nga sulmet kibernetike në Shqipëri. Përmes këtyre tri letërporosive, autoritetet shpresojnë që t’u vihet kapaku të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme dhe AKSHI, të cilat po shpërndahen me episode të vazhdueshme në llogaritë “Homeland Justice”.
Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë së kryeqytetit, që në krye të katër muajve nga sulmi i parë kibernetik i thotë Britanisë, Kinës dhe Federatës Ruse se Shqipërisë i rrezikohet siguria kombëtare dhe jeta private e individëve. Prokuroria pranon se sulmi i 9 shtatorit në sistemet kompjuterike të Policisë është nga i njëjti grup që veproi në muajin korrik ndaj AKSHI-t. Me pretendimin se të tria shtetet do t’i përgjigjen në kohë Prokurorisë për sekuestrimin e të dhënave dhe sistemeve kompjuterike të Homeland Justice në ‘Telegram’ bashkë me publikimin e mëtejshëm.
j.l./ dita

Mirë bëjnë që sfidojn hapur deklaratat propagandistike të Qeverisë sonë,përgjegjsja për këtë katrahurë që filloi me shpërdorimin e të dhënave personale nga drogaxhiu Rama, duke survejuar qytetarët shqiptarë me sistemin Big Brother të patronazhistëve,një vepër penale për të cilën askush nuk është dënuar.Qeveri mafiozësh dhe Shtet halabakësh që nuk meritojn nga askush rrespekt.
Drogaxhiu Rama na survejon me Satelite ne Kozmos, ndersa Rusia me Iranin na survejojne nga nje kompjuter ne Moske.
Coji Rame, dhe dy satelite te tjere, qe te na dalin dhe morrat ne ekran, se te tjerat i kemi nxjerre te gjitha
Ke ambasade Armike do perzeje Edvini tani qe te beje servilin e SHBA te George Sorosit dhe Hillary Clinten&Lukuni?
njashtu:
SI ENVERI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES
Une nuk e kuptoje kete matematike. 14 million bunts pjestuar me 3 million popullsi = perafersisht 5 num/ njeri??
dakord, me “patriot-in”;
dhe dhjete numura te kisha,
kunder mek-m..utit do i perdorja .
kush iken nga vendi i vet dhe i sulmon
kundershtaret me ndihmen e mercenareve
te huaj, hurin ne byth t’u futesh .
Vazhdon strategjia e Sali Berishes te trazoje me rremuje, protesta pedagogesh, ish-funksionare te Gazidedes, tani pritet te vritet ndonje eksponent, keshtu i plotesohet korniza e trazirave Saliut.
Kujt i plas se i publik Ian? Ato numura jane publike ne librat e posted shqiptare dhe I kane kopjuar punonjesit e posted. Tralala zyra nje gale, do ta vesh do ta bej djale, do ti vesh nje pale qillota te cudi ter gjithe bota.