Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hakmarrje për atentatin e Fushë Krujës? Kapet me kallashnikov dhe makinë të blinduar Nikoll Sherrniku dhe një 34-vjeçare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hakmarrje për atentatin e Fushë Krujës? Kapet me kallashnikov dhe makinë të blinduar Nikoll Sherrniku dhe një 34-vjeçare
KronikeKryesore

Hakmarrje për atentatin e Fushë Krujës? Kapet me kallashnikov dhe makinë të blinduar Nikoll Sherrniku dhe një 34-vjeçare

Published: August 17, 2022
Shpërndaje

Policia e Lezhës ka arrestuar 28-vjeçarin Nikoll Sherrniku, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit Xhuliano Prela dhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës pak kohë më parë.

Autoritetet njoftojnë se ai ka thyer masën “arrest shtëpie” dhe i është gjetur brenda automjetit të blindur tip “Toyota” një kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje. Gjithashtu, është arrestuar dhe drejtuesja e mjetit 34 vjeçarja, Flutura Berisha, e cila ka tentuar të fshehë armën e zjarrit.

Sipas Policisë, bazuar në hetimet e deritanishme lindin dyshime se lëvizja e Nikoll Sherrnikut dhe Flutura Berishës me automjetin e blinduar, në role të ndryshme, ishte për të realizuar një ngjarje kriminale. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera në lidhje me rastin.

- Publicitet -

“Shërbimet e Policisë, pasi kanë lokalizuar automjetin tip “Toyota”, të parkuar në afërsi të një pallati në Kune, Shëngjin, kanë ndërhyrë për të neutralizuar shtetasit që ndodheshin në automjet, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë duke u afruar, kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap. Gjatë tentativës për t’u larguar Flutura Berisha (drejtuesja e automjetit), ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga shërbimet e Policisë.” thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Në automjet, së bashku me Nikoll Sherrnikun dhe Flutura Berishën, të dy banues në Kurbin, ka qenë edhe një i mitur 15 vjeç.

Gjatë kontrollit në automjet, uniformat blu kanë gjetur një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së Flutura Berishës, janë gjetur dhe dy radio marrëse–dhënëse, si ato të Policisë.

Nikoll Sherrniku ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xhuliano Prela.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 2 krehëra me fishekë në to, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas.

Nikoll Sherrniku akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ndërsa, Flutura Berisha akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Pilo Lala says:
    August 17, 2022 at 12:35 pm

    Pjesmarres ne vrasjen e Policit, dhe gjykata e mban ne arrest shtepie.
    Keto Gjykata duhen hedhur ne ere.
    Ky eshte kriminel,
    Mbase rastesisht ajo femra e ka mbiemrin e te mallkuarit Berisha, por une di qe Shkelzen Berisha dhe Ervis Martinaj jane kusherinj, Ervis Martinaj qe sot gjoja eshte zhdukur, i ka kryer shume sherbime familjes Berisha.
    Me se fundi keto organizata kriminale po ju dalin kembet, aktiviteti.
    Te gjithe keta kane aktivitet kryesor drogen, sepse duke qene ilegal , i ndjekur nga policia vec kete pune mund te besh.

    Reply
  • Zina Sallaksja gjyqtare ndershme??? says:
    August 17, 2022 at 1:01 pm

    Po si ka mundesi qe e lene ne arest shtepie??? Te gjendet gjyqtari qe e ka dhene kete vendim dhe te zhduket nga sistemi drejtesise!!! Plera qe stimulojne krime te tjera.

    Reply
  • Genti says:
    August 17, 2022 at 9:08 pm

    Gjygjtarit i ben nder ta zhdukesh nga sistemi drejtesise, une them ta zhdukesh nga faqja dheut se e moren nqafe kte popull kta bandite me kostumin e gjygjtarit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur
  • Ditë e Natë i bashkohet Wolt në Shqipëri, duke sjellë mijëra produkte farmaceutike për klientët në gjashtë qytete
  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla

Komentet e Fundit

  1. demo on Zjarr në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, digjet tërësisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’
  2. Precizim on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  3. demo on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  4. Humoristi on Seul dhe Kievi të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojë në frontin rus
  5. Abc on Tkurrja e Bujqësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?