Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: HALABAKËT
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > HALABAKËT
AnalizaLajmi i fundit

HALABAKËT

Published: July 22, 2024
Shpërndaje

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës, jo rastësisht dhe jo papritur, rrugaçi i fundit i Ilir Metës, një servitor naiv i tipit sanço, goditi një nga këshilltarët e së majtës pasi vërviti togje letrash mbi kreun e bashkisë.

Ka tri dekada që një pjesë e madhe e kësaj që sot e quajmë opozitë, sillet si tufë rrugaçësh, dhunojnë, mallkojnë, linçojnë, shpifin.

Dhe tolerohen.

- Publicitet -

Kryemizerja që frymëzon këtë rrugaçëri ka ardhur në pushtet përmes dhunës në vitin 1992, dhe bashkë me pjesën më vulg të kësaj shoqërie dogjën dhe hodhën në erë gjithë çfarë brezat kishin ndërtuar.

Kanë shkatërruar Shqipërinë në vitin 1997 dhe u falën për krimet e ndodhura.
Vranë në mesin e bulevardit, qetësisht dhe qenërisht dhe u tallën me gjakun e derdhur nga fukarenj të pafajshëm.
Hodhën njerëz në erë në Gërdec, birboja kryeministror ishte në krye të tyre.

Zaptuan zyra me dhunë, nxorën tanket në rrugë, grabitën në shtator 1998, përsëri u toleruan.

Çdo ditë mallkojnë sistemin e drejtësisë, kërcënojnë prokurorë dhe gjykatës, djegin goma dhe hedhin zjarr mbi policinë, njëjtë si dikur harbuti në kreun e tyre që kërcënonte me vrasje snajperësh.

Janë mësuar t’u hapet rruga nga dhuna, të marrin pushtetin me dhunë, të bëjnë dhunë kur rrëzohen nga pushteti. Deri kur dhe pse ndodh kjo?

Ndodh sepse janë llastuar nga tolerimi, nga mos ndëshkimi. Gjuha e tyre është dhuna. Politika e tyre është dhuna. Vizioni i tyre është dhuna. Nuk votohen kurrë shumicë. Ndaj “zgjidhja” e tyre është dhuna.

E majta (në pushtet, ose jo) si dhe ndërkombëtarët janë tërhequr çdo herë përballë dhunës së këtij grupi halabakësh, duke lënë rrugë të lirë për krimet e tjera. Dhe marifeti vazhdon. Halabakët ia kanë parë hajrin dhunës. Sepse tolerohet e keqja e dhunës, mentaliteti i dhunës, praktika e dhunës.

Këta ordinerë nuk e kanë vendin në politikë. Rrugaçët që frymëzojnë nga podiumet dhunën dhe vrasjet e rrugës, janë turpi i këtij vendi dhe e keqja e tij!

U duhet thënë ndal sot e mot, e jo nesër të gdhihemi, të harrojmë e të zgërdhihemi. Siç po ndodh prej 32 vitesh!

Dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
32 Comments
  • mali says:
    July 22, 2024 at 9:37 pm

    Dakort qe Erion Veliaj eshte I zhytur ne korupsion deri ne gryke.
    Tani me kete pune po meren amerikanet, pra SPAK.
    Tedi Blushi tregon nivelin e ulet intelekt.
    Ne politike jo c’do gje zgjidhet me dhune.
    Lind pyetja : qellimi final?
    Asgje.
    Ka mundesi qe ky luan teatro si kundershtar I Edi Rames.
    Keta jane majmune dhe luajne e tallin bythen me popullin .
    Keta duan Ramen ne pushtet .

    Reply
  • Spak says:
    July 22, 2024 at 11:10 pm

    I uroj Z. Valteri shendet dhe te mos e vrase mendjen per nje te shitur tru thare si Blushi! keta jane kamikaze ashtu edhe Saliu! Respekt halit Valteri!

    Reply
    • pilo Lala says:
      July 23, 2024 at 12:58 pm

      Blushi akuzohet nga Valteri se ben pastrim parash te Ilir Metes.
      I ka vajtur fletthirrja Blushit per verifikim pasurije.

      Reply
  • demo says:
    July 22, 2024 at 11:37 pm

    I ka bere Berisha gjithe ato qe thote autori,,
    Por kjo s`do te thote se duhen toleruar deri ne pafyndesi vjedhjet e pafund te kesaj Qeverie,

    Reply
  • demo says:
    July 23, 2024 at 2:21 am

    5D nuk durohet.
    Duruam 3D Myllenium.Duruam edhe Chek-Up e shurres,por 5D nuk durohet.
    Kjo llafja 5D eshte si llafja GBV ne kohen tone,kur isha une ne moshen e Blushit.GBV ishte Grupi Bashkpunimit Vullnetar me shirit te kuq ne krah,,qe ne i quanim Fuxa.
    Ky Blushi duket axhami,njeriu i drejte,prandau eshte versulur si dem toriero.
    Po ajo llafja 5D eshte si copa kuqe,Nuk durohet.

    Reply
  • Lasgushi says:
    July 23, 2024 at 3:04 am

    Ky po që është shkrim….Më në fund.

    Reply
  • VLONJATI says:
    July 23, 2024 at 3:23 am

    Rrugacet e sali berishes e metes po shetisin te lire ne saje te veriorit dumani qe saliu kriminel dhe hajdut me i madh i te gjitha koherva akuzohet vetem per akuzen qesharake aferat e partizanit.Me Dumanin dhe gjykatesit e plepave te saliut nuk denohet ky i fundit por derdellis si papa i romes .Dumani ky kelysh i sali berishes fut ne burg ta akuzuarit ose hajdutete PS dhe le per farse arrest shtepie kriminelet sali berisha e ilir meten bashke me dhendrin e tij bedelin e karakurves se fazllicit
    Rama mos te na mbaje fjalime lart e posht e mos ti mbaj syte ne byth se populli nuke zgjodhi per te bere show jashte por e zgjodhi per te ven drejtesin ne vend/Gjithe parate miliardat e berishes efamiljes se tij ,te metes dhe te gjitha parate e vjedhura te PD DHE PS BASHKE ME MILIARDATE GJYKATESEVE TE SUPERKORUPTUAR TE VIHEN NE SHERBIM TE POPULLIT

    Reply
  • Vigjilenca says:
    July 23, 2024 at 3:38 am

    Nuk ka faj opozita, kush hartoi dhe miratoi ligjin 7501? Për këtë ligj bëri marrëveshje pozita e sotme dhe për ligje të tjera që miratuan i kazmën që në themel demokracisë. Nuk është toleranca e pozitës por është bashkëpunimi për interesat e tyre ajo që e ka lënë Shqipërinë në udhëkryq.

    Reply
  • vlonjati says:
    July 23, 2024 at 3:40 am

    U arestua ted blushi apo prokuroria do pres urdherin e saliut .Pika drejtesise shqiptare e zhytur ne llumin ekorrupsionit dhe pika rames qe i ka syte ne byth dhe nuk kupton cpo ndodh ne ate vend

    Reply
  • Vigjilenca says:
    July 23, 2024 at 3:42 am

    Nuk ka faj opozita, kush hartoi dhe miratoi ligjin 7501? Për këtë ligj bëri marrëveshje pozita e sotme dhe për ligje të tjera që miratuan i vunë kazmën që në themel demokracisë. Nuk është toleranca e pozitës, por është bashkëpunimi për interesat e tyre ajo që e ka lënë Shqipërinë në udhëkryq.

    Reply
  • Zakon I vjetër! says:
    July 23, 2024 at 4:01 am

    Një Bravo të madhe Dita! “Plaga” nuk shërohet po nuk e the ashtu sikurse është. Këta politikanë perversë u mësuan që të vinin në pushtet duke djegur e shkatëruar në vitet 1990 dhe Qeveritë ndroheshin çdo tre muaj. Tani duan të bëjnë të njëjtën gjë, se me votë nuk votohen. Populli i njeh mirë këta suretër. Presionet dhe sharjet ndaj SPAK-ut këtë qëllim kanë, që të shpëtojnë pasurinë që kanë grabitur. Duan që të vijnë në pushtet me forcë dhe të neutralizojnë SPAK-un. Ky është qëllimi i tyre, shkatërimi i Shqipërisë për herë të tretë!

    Reply
  • !!? says:
    July 23, 2024 at 5:47 am

    Këta janë halabakët në opozitë Sali + Ilir Meta me banditët të llojit Blushi që u vijnë pas por ata tolerohen sepse edhe ata që janë në qeverisje janë i të njëjtit soj, ndoshta më halabakë se ata të opozitës. Ndryshimi se halbakët në qeverisje janë më dinakër se ata në opozitë.

    “Ne nuk jemi si këta, demokratët” , deklaron shoku Shalsi drejtusesi i nderuar i komisionit të ekonomis me sinqeritet, “ne dim të vjedhim”. dhe me të vërtet vjedhjet e halabakëve në qeverisje janë të llahtarshme, me TVSH e kusaris 20%, pothuaj sa çereku i kostos së çdo malli e shërbimi që po rjep populin , dmth pensionistët e shkretë se ata kanë ngelur për tu rjepur,,

    me ngritje çmimesh ku është tmerr të mendosh që të njëjtat kompani të huaja të lidhura me halabakët në qeverisje, të njëjtin mall pothuaj mesatarisht i shesin dy herë më shtrenjtë se në vëndet e tyre pensionistëve shqipëtarë me pensionemizerabël jetë vrasës,

    me konçensione e PPP si ai i çek apit që mutin dhe shurrin e shqipëtarëve e kthen në flori për kryehalebakun Edi Rama ,

    Halabakët në opozitë duanë me dhunë të vijnë në pushtet, nuk janë si halabakët në qeverisje. Kryehalebaku Edi Rama e ka kthyerish partin socialiste tani Rilin……më falni ….. Rivdekja socialiste e kombit shqipëtar, në një mekanizëm të sofistikuar të tmerrshëm për të vjedh zgjedhjet pa u ndjer fare, si ai qeni që të kafshon pa lehur.

    Nashi kush e toleron shefin e halabakut Tedi Blushi,kryehalebakun Ilir Mutën për kusarin e të cilit kryehalebaku Edi Rama la theror 4 demostrues “kokëpalarë”. A e di shkruesi i artikullit që qe kryehalabaku Edi Rama që e mori Ilir Metën dhe , megjithëse prapanicën zhyer me kusari e korruopsion e “mori në preher” dhe me të në prehër qeverisi 4 vjetë rresht dhe

    kur e pa që lir Muta me Panaritët e Vasilët e tij nuk lanë gjë pa vjedhur dhe do ta linin atë fukara,, i futi duart posht prapannicës me poturet plot e për plot me fekale kusarie dhe hoop……..e vuri Ilir Mutën që të ndot edhe fronin e presidentit duke e quajtur presidentin më të mirë në historin e vëndit.

    Kur SHBA e shpallën të rrezikshëm për sigurin e tyre polikriminelin Berisha dhe investuan që PD ta drejtonte Lulzim Basha, qe Edi Rama që u bë palë me Sali Berishën dhe Ilir Metën për të sfiduar SHBA dhe “sekretaren e partis së kooperativës , ambasadoren Kim dhe mbasi i vunë etiketën Lul Brava e shpartalluan investimin amerikan Lul Basha dhe

    kush e bëri nongratën Sali me vulë logo, flamur dhe duke e caktuar edhe ligjërisht kryetar të PD, kush nuk ja hoqi mandatin e deputuetit mbasi e cilsuan arrestimin e tij si munges me arsye në kuvënd përveçse Edi Ramës, apo e bëri kuklla Barbi e Edi Ramës, Lindita Nikolla me kokën e vetë?

    Ju të Ditës, nuk po godisni në shënjë, Halebakë nuk janë vetëm Saliu dhe Ilir Muta, halebaku më i rrezikshëm që mban gjallë edhe dy kolegët e tij është Edi Rama, madje haptazi po i fton që të bëhen bashkë, si në komisionin e reformës antizgjedhore të dy kolegët ne tij edhe në komisionin kundër antikorrupsionit të SPAK- aspakut, SPAK- tarallakut dhe SPAK të shtetit të prokurorëve që nuk duhen pranuar në zyrat e shtetit, SPAK të Dume Dumanit.

    Nuk mund të jesh kundër halabakëris duke qën palë me halabakët në qeverisje dhe duke sulmuar vetëm halabakët në opozitë, joooo……..janë më të rrezikshëm ata që janë në qeverisje që jo thjeshtë tolerojnë sikurse cilsohet në shkrim por mbështesin , bashkpunojnë në mënyr tmerrsisht kriminale ngushtë me ata në opozitë.

    “

    Reply
  • Lexuesi says:
    July 23, 2024 at 6:19 am

    Ky shkrim me kaq partishmeri socialisto-rilindase brenda eshte e natyrshme qe eshte anonim.
    Askush nuk do te dale aq zbuluar me emer mbiemer si nje anetar i devotshem i detashmentit ne mbrojtje te nje pushteti te qelbur e kalbezuar keqaz ne aq vjedhje, abuzime, korrupsion dhe ne shpopullim te vendit nepermjet tyre.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 23, 2024 at 6:19 am

    ME DEMON JAM DAKORD.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 23, 2024 at 8:02 am

    Dhuna,Vjedhjet,Vrasjet janë TIPARI Salizmit 1991 Shkodër deri sot me mbi 20.000 të vrarë-200 në Tropojën e tij që në 34 vite ka shkuar vetëm 1 herë kur u betua për SHKËLQIM HAKLAJ..MA BINI TË GJALLË OSE VDEKUR NË TIRANË.Dhe dihet tashmë se çfar ndodhi me 4 VËLLEZRIT HAKLAJ që nuk zbatuar urdhërin e Sb për të SULMUAR JUGUN E VËNDIT.
    Sb & Im janë KAMIKAZËT NR.1,2 në Shqipëri të rrethuar me mbi 150.000,2000 bandit të armatosur.
    Kamikazët:BLUSHI,NOKA,BARDHI,VOKSHI,KËRRIÇI,BALLIJT,KALARAT,BAÇRIT,BOÇRIT..zbatojnë detyrat e shefave për një KARRIGE DEPUTETI,QEVERITARI..!
    Ata që janë të betuar të vijën në pushtet vetëm me DHUNË,MOS BINDJE CIVILE,REVOLUCION.
    Teoria Saliste se E.Rama nuk mundet me VOTË..është parathënie për 2025 që do përsëritet 1996,97,98,08,011..
    Përgjegjësia qëndron te BANDA NR.2 DREJTËSIA QË TRËMBET SI Lepuri prej Sb që në 1992.
    Pasi pasuria e popullit mbi 350 mild.$ U Vodh,U Shit,U Tjetërsua.. me LIGJ-vendime GJYKATE(Maliqit Sb TMERR i kombit).
    Tashmë çdo gjë mori fund.
    Drejtësia e RE e marr përsipër nga SHBA,po dështon me sukses.
    •Pasi nuk mundej të lihen të liri & pa ju sekuestruar pasuria 2 të korruptuarve e shek.21 Sb i shpallur non grara për korrupsion madhor familjar & me ha-le-atët si & Like/Spiuni me 4-5 dosje krimi si dhe pas tyre bandës me 40,400,40.000 hajdut.
    -FLM DITA.

    Reply
  • Kajmakeria e Rilindjes says:
    July 23, 2024 at 9:34 am

    Ku ishte kjo Dita kur HALABAKET me precedent penale Arben Ndoka (sot prap ne pranga) Mark Frrok, Armando Prenge, e me tej Rrajat, Doshet etj etj kjo Rilindja i solli si Ligjvenes ne Parlament?
    Ku ishte kjo gazete Dita kur HALABAKET tjere me precedent penale Gim Kajmaku etj etj u futen nga kjo Rilindja neper zyra te Kryetareve te Bashkive?
    Dhe si per rekord ne HALABAKERI ne keto 3 dekada politike, kur nje HALABAK deputet i HALABAKERISE qellon e plagos me Arme zjarri nje kolegun deputet te opozites brenda salles se Parlamentit ku nuk lejohen as armet e zjarrit.
    Ja keto jane HALABAKERIA e ketyre 30 viteve, se perplasje fizike ne salla keshillash bashkiake e jo vetem ndodhin ne c’do vend te botes

    Reply
  • info analitike says:
    July 23, 2024 at 9:50 am

    Shokë të Ditës, po i ngjani përherë e më tepër gazetës 55 të Fahriut! A e kuptoni se bëheni qesharakë kur përpiqeni të hiqeni asnjanës me Lali Lekun në zemër! Se sa paqësorë kanë qenë të ashtuquajturit “të majtë” që nuk kanë asgjë të majtë e keni të dokumentuar qëkur u qëllua Azem Hajdari në Kuvend e deri tek vërsuljet tek foltorja e Kryetares së Kuvendit apo sharjet e hakërrimet rrugaçëri të Braçes me shokë. Duke,ardhur tek protesta e 21 janarit me epilogun tragjik që i solli në pushtet. Ama sa morën pushtetin e bënë Liken shenjtor e familjeve të të vrarëve nuk u njohët as dëmshpërblimin. Ashtu siç futët në burg njerëz për ca fatura dritash të papaguara apo një avlli pa leje. Ndërkohë që në krye të bashkive e në pushtet vutë kriminelë. Mbushen policinë me banditë, e bënë Shqipërinë Kolumbi. Ja pra këta janë “të majtët” për të cilët ju bëni tifozllëk. Njerëz të paskrupull, pa dinjitet, zhvatës, hajdutë, kriminelë që nën mburojën politike po i bëjnë gjëmën vendit.

    Reply
  • Hasan says:
    July 23, 2024 at 12:16 pm

    Te gjitha partite jane bashke, eshte thjesht nje aktrim i rradhes. Per sa kohe nuk e kuptoni kete gje asgje nuk ka per te ndryshuar.

    Reply
  • c says:
    July 23, 2024 at 12:38 pm

    1-….Psheretimat e redaksionales te gazetes Dita duhet ti kerkojme qe ne prishjen e qeverise pan shqiptare te stabilitetit ( me e mira per te gjithe kohrat) ne 4 dhjetor 1991 kur dhendri i Serbise Salih Serbiberaj qe edhe pse ishin 3 sekretare partie te PPSH ( ai vete ,vellai dhe vjehrri) edhe pse ishte ish sumelepiresi me i madh i Enveri te tij…u perkrah nga falangat elezbiberiste te Tropojes per rrezimin e qeverise stabilitetit nese nuk arrestohej Nexhmija ( e tij)deri ne oren 12 te 4 dhjetorit 1991..2…..Psheretimat e redaksionales te gazetes Dita duhet ti kerkojme ne tetor 1998 kur ambasdori amerikan gjerman italian bene shantazh ne qeverine e kohes qe te mos arretohej Berisha i tyre per krimin e 14 shtatorit 1998….3…duhet ti kerkojme ne gallaten me eksepertizat e FBI te amerikaneve qe i prune me “drita ndezuar” dhe ne perfundim Berisha i tha : po une kam urdheruar vrasjet e 21 janarit sipas kanunit Lek Dukagjinit..4….dhe se fundi gallata me non grata e xha Bidenit me te cilen Usaliu perdori JuriKimen se leter higjenike..Pra kemi drejte te pyesim:Me te vertete Usaliu po sfidon Usa-n apo eshte kjo e fundit qe po e perdor akoma si kellef pa afat skadimi qe mori statusin e mosndeshkimit pergjithmone ne 4 dhjetor te 1991-it ??

    Reply
  • Ledio Ruci says:
    July 23, 2024 at 2:19 pm

    Po cesht ky shkrim anonim ?si flete rrufe!
    Shkrim pa pike, pa presje, vec hajde te rradhisim 2-3 te verteta ktu e 30vjet e mor icik pelqime.
    A ka gazetar sot a skan ngel ma?

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 23, 2024 at 2:26 pm

    Me halabak eshte autori i shkrimit, qe harron se kemi ne shqip nje fjale, qe quhet “sherbetor”, jo servitor
    Copat e kellirave nuk e shfajesojne dot Rilindjen nga krimi kombetar qe po i ben Rilindja popullit shqiptar.
    Sa ka vjedhur e ka rrahur RIlindja
    I harruat fshataret e Marinzes qe Policia e Rames i shqepi ne dru ne mes te Tiranes?
    I harruat banoret e Balleshit qe u rrahen dhe u lane pa buke e pa pune?
    Nje qytet i tere..
    Dhe me pas jua shiten per skrap nje Uzine te tere qe punonte jo vetem per te mbajtur banoret e Ballleshit, por ishte hallke ne perpunimin e naftes shqiptare..
    Nuk mbarojne bemat e Rilindjes
    Prandaj, o kurvat e Rames, mos u traumatizoni dhe mos beni viktimen, se jeni me keq dhe me te ndyre nga Dhjerotistet e Berishes

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 23, 2024 at 3:01 pm

    TË DREJTË KA ALDRINPIÇKA.

    Reply
    • Aldrinp says:
      July 25, 2024 at 3:21 pm

      picka e sateme, kurve varrezash. Je shkerdhyer me ndonje kocke varresh sot?

      Reply
  • pyetje nga publiku says:
    July 23, 2024 at 3:04 pm

    Gazete DITA i takon te na e shkoqise ca neve popullit te thjeshte :
    Si shpjegohet se megjithese gjithe keta HALABAKE i kemi derguar ne opozite nga 2013 e prej atehere 11 vite pra qeverisemi nga kjo ajka ARISTOKRATE e vetmeruar Rilindje dhe ky vend varferohet e shpopullohet perdite?

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 23, 2024 at 3:05 pm

    DITA ËSHTË ME LAL PLEHRËN.

    Reply
  • no censure please says:
    July 23, 2024 at 5:26 pm

    zoterinj moderatore apo informatore te SH.S pse eshte censuruar ky koment qe sqaron paprekshmerine e Usaliut !! (me poshte komenti censuruar ne menyre te turpeshme)
    ….Psheretimat e redaksionales te gazetes Dita duhet ti kerkojme qe ne prishjen e qeverise pan shqiptare te stabilitetit ( me e mira per te gjithe kohrat) ne 4 dhjetor 1991 kur dhendri i Serbise Salih Serbiberaj qe edhe pse ishin 3 sekretare partie te PPSH ( ai vete ,vellai dhe vjehrri) edhe pse ishte ish sumelepiresi me i madh i Enveri te tij…u perkrah nga falangat elezbiberiste te Tropojes per rrezimin e qeverise stabilitetit nese nuk arrestohej Nexhmija ( e tij)deri ne oren 12 te 4 dhjetorit 1991..2…..Psheretimat e redaksionales te gazetes Dita duhet ti kerkojme ne tetor 1998 kur ambasdori amerikan gjerman italian bene shantazh ne qeverine e kohes qe te mos arretohej Berisha i tyre per krimin e 14 shtatorit 1998….3…duhet ti kerkojme ne gallaten me eksepertizat e FBI te amerikaneve qe i prune me “drita ndezuar” dhe ne perfundim Berisha i tha : po une kam urdheruar vrasjet e 21 janarit sipas kanunit Lek Dukagjinit..4….dhe se fundi gallata me non grata e xha Bidenit me te cilen Usaliu perdori JuriKimen se leter higjenike..Pra kemi drejte te pyesim:Me te vertete Usaliu po sfidon Usa-n apo eshte kjo e fundit qe po e perdor akoma si kellef pa afat skadimi

    Reply
  • no censure please says:
    July 23, 2024 at 6:46 pm

    koment nr 3
    Te nderuar moderatore apo informatore leshi kushdoqofshi ! Nuk me ngelet hatri qe keni censuruar komentet perkundrazi ju falenderoj se po vertetoni ate qe kam theneme kohe se periudha 1992- 2024 ne Shqiperi eshte demon-kraci shqiptarshtetshkaterrues…dhe halebakeria me e madhe eshte e miqve tane nderkombetare pa perjashtim qe krimet e Usaliut te tyre i fshehen se fundi me non grata gallata te xha Bidos..Pjese e kesaj halabakerie jeni dhe ju zoti censurues kushdoqofshi gazetar apo censurues i demonkracise.Ka nje aksiome sot ne Shqiperi : PA KERKUAR FALJE MIQTE TANE PER SALIUN E TYRE ( BASHKE ME RAMORTJEN E KICOS) AI VEND ESHTE DESTINUAR TE HIQET NGA HARTA E SHTETEVE.

    Reply
  • Km says:
    July 24, 2024 at 12:21 pm

    Dhuna e halabakeve nuk eshte ceshtjen 7501 .Eshte ceshtje e mbjelljes dhe financimi te dhunes ne menyre te qellimeshme qe ne vitet 1991 e me pas.Mos harroni sulmin verior per zaptimin e tokave ne Shqiperine e mesme dhe te jugur..Qellimi i nxitjes se saj Ka qene nxitja e konflikteve,sipas teorise jugosllave ” nxitini te vriten me njeri tjetrin,Pastaj vrasjet i bejne vete shqiptaret per Kanun”. Ana tjeter e medaljes jugosllave,zbrazka e Veriut dhe cpopullimi i kosoves Duke i shperngulur shqiptaret ne male” .Kjo nxitje e financuar nga jugosllavet,nga qarqe te caktuara ne kosove dhe Shqiperi,te udhehequr nga Saliu,PD e sapoformuar,Solli dhunen ,shkaterrimin,qe u rrenjos ne shpirtim e disa plehrave antikombetare qe mendojne dhe sot se pandeshkueshmeria do te vazhdojne.Keto nxitjen dhe sot ,financohet dhe sot nga lideret qe rrenjosen dhunen si forme lufte per te shpetuar koken,pronen dhe pushtetin.Korrupsioni ne drejtesi nuk eshte i stimuluar kot,por me nje arsye te forte:- te shpetojne cfare kemi grabitur,te shpetojne perballe ligjit.Per fat te keq,keto llogje krimesh Jane shtuar shume ne pesche.Mbase pasojat do te jene te renda,te akorduara Edhe me tronditjes ne mardheniet Ballkanike.Ndaj ligjit dhe kompetente duhet ti vene gishtin kokes.Alternativa eshte vetem nje,zbatimin i forces se ligjit.Dhe Pastaj shikoni si do zvarriten Salinjte ,Iliromoniket,Blushet e Noket.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    July 24, 2024 at 6:31 pm

    O Ted Blushi,po verteton se te ka zène jot eme me dashnorin se Blushet vetem flasin, nuk perleshen.Pyete mamin kush eshte baba jot biologjik.

    Reply
  • c says:
    July 24, 2024 at 9:14 pm

    Faleminderit redaksise qe botuat 3 komentet e mia dhe nuk asnje problem nese censurohen apo vonohen..
    .Nese nuk e dini qe te dy partite kryesore me kryetaret e tyre jane kukulla qe drejtohen qe nga gushti 1993 (mbajeni mend mire kete date) nga Washingtoni dhe Brekeselli jeni budallenj nese e dini jeni monstra…Qe kur Xha Bidoja Amerikes me Blinkenin e tij ( me i fuqishem se vete Bidoja) shpallen Non Grata me Cokollata nje serial killer thashe qe kjo eshte Radioloje me Kimeten e Guamit qe Usaliu e perdori si leter higjenike….A ja boni Salihu “8 ne 2” Amerikes apo eshte kjo e fundit qe e perdor akoma ne menyre inteligjente per “gjona te cuditeshme” qe do merren vesh nga brezat qe do vijne pasi te kene ngordhur keto demon-kratet e sotem qe qeverisin planetin.
    , Pse halabakeria ne Shqiperi eshte derivat ( e varuar) nga halabakeria nderkombetare ? Mjafton vetem rasti i kriminelit shume dimensional Fredi Beleri…Nese ne Shqiperi Kimja e Bidenit menaxhonte dhe ishte “inspektore e plotfuqishme” DEKRIMINALIZIMIT ..si ka mundesi qe ajo dhe kabllogramistet e sherbimeve inteligjente te vendeve te USA-BE mbyllen syte para kandidimit te Belerit per 7 vite me radhe para,gjate dhe pas KimesBidenit !!..Njoh ne menyre perfekte masakren e Peshkepise ne 10 prill 1994..dosjen e hapur per te ..dy intervistat e prokurorit Eugen Beci qe vertetonte shkreserisht me fakte qe Beleri ishte pjese e bandes terroriste..por deklaronte pa turp se fashikujt e dokumenteve kryesore te kesaj masakre ishin zhdukur nga dosja…. e besoni o njerez !!! Vertete nuk e dine Washingtoni dhe Brukseli me halabakerine e tyre qe Beleri eshte terrorist dhe keto mbyllin syte kur u fut ne lista nga Spy Qelibashet dhe se fundi fitoi si Eurohaledeputet Turp per miqte halabake !

    Reply
  • demo says:
    July 25, 2024 at 1:40 pm

    Ku ka te drejte,ka te drejte Intelektuali.
    Gazeta eshte e juaja,Fatos Tarifa eshte i Juaji. Mund ta mbushni Faqen e pare me fotografite e Diana Culit.Kjo mund te jete “penda e arte” ose penda prej teneqje.Por nje fakt eshte i vertetuar. Ne Dokumentat e Gjyqit te poeteve te Berzeshtes,del Emri i saj si experte e Sigurimit te Shtetit per verifikimin e veprimtarise Armiqesore ne shkrimet e poeteve Vilson Blloshmi,Genc Leka.U pushkatuan 2 djem pa mbushur 30 vjec,.Njeri prej tyre me poemen SAHARAJA,(pa shkruar gje tjeter),mund te ishte sot CMIM NOBEL NE LETERSI,. Te tille talent te fuqishem kishte ky princ i Letersise nga nje Familje Princash. Kete jua thote demo,qe e njeh cilesine e letersise,cilesine vajit ullirit,cilesine e Rakise,cilesine e duhanit,,ME ERE.
    Sepse demo eshte Terjaqi Letersie:

    Nese nuk munda Brenges t`i bej balle
    Zjarr perseri une kam ne shpirt te djegur,
    Nese m`i vdekur jam se cdo i gjalle,
    Mire pra,me i gjalle jam se cdo i vdekur.
    Keto vargje makth do ti behen Diana Culit deri ne varr.

    Reply
  • Artan says:
    July 25, 2024 at 2:48 pm

    O c, edhe intelektuhalja e di qe Beleri eshte kriminel i shumanshem, prandaj edhe e ka inatin me Ramen, se e denoi per anen me pak serioze, si bleres votash, e jo per anen me seroze si bandit e vrases.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?