Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria nis kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria nis kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në BE
Lajmi i funditPolitike

Shqipëria nis kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në BE

Published: November 17, 2025
Shpërndaje

Shqipëria hapi më 17 nëntor kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Grupkapitujt “Burimet, bujqësia dhe kohezioni” u hapën gjatë konferencës së shtatë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e cila u mbajt në Bruksel.

“Vetëm pak kohë më parë, kjo ishte diçka që dukej e pamundur”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama, në konferencë me ministren e Jashtme daneze, Marie Bjerre, dhe komisionaren për zgjerim të BE-së, Marta Kos.

- Publicitet -

“Jam absolutisht i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit apo procesi i ribashkimit të Evropës po merr. Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet, me të njëjtën disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe, për të dhënë rezultate dhe për t’u siguruar që ky proces i përbashkët që po e ndërtojmë me partnerët tanë këtu në Bruksel dhe me partnerët tanë në shtetet anëtare, të mos ndalet”, tha Rama.

Komisionarja Kos, në anën tjetër, e vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria, e cila, sipas saj, solli hapjen e grupkapitujve të fundit.

“Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE. Suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteteve për zbatimin e reformave të rëndësishme”, tha ajo.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2014, ndërsa negociatat për anëtarësim i nisi zyrtarisht në vitin 2022.

Konferenca e sotme shënoi përmbylljen e ciklit të hapjes së gjashtë grupkapitujve dhe pritet t’i hapë rrugë finalizimit të procesit teknik deri në vitin 2027.

Pas kësaj faze, Shqipëria do të kalojë në procesin politik të integrimit, i cili kërkon miratimin e anëtarësimit nga parlamentet e të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

BE-ja shpreh optimizëm se Shqipëria mund ta përfundojë procesin e integrimit deri në vitin 2030, ndërsa Rama e ka bërë tashmë anëtarësimin në BE prioritet kryesor të mandatit të tij të katërt.

Optimizëm ka edhe për rrugëtimin e Malit të Zi, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë më prapa.

Kosova është e vetmja prej tyre që nuk e ka ende as statusin e vendit kandidat.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Detari says:
    November 17, 2025 at 1:00 pm

    sa postime do beni per te njejten gje? ken i bere nja 10 qe die…

    Reply
  • Skypion says:
    November 17, 2025 at 1:07 pm

    Opozita ka humbur nje mundesi te arte sot. Ajo do te duhej te kishte protestuar mu perpara nderteses ku u zhvillua takimi i Rames me Komisioneren.
    Te gjithe deputetet e Opozites, ose te pakten nje perfaqesi e tyre duhej, ne te njejten dite me Ramen, te udhetonin per ne Bruksel, dhe sot me pankarta ne duar te protestonin para farses se kinse hapjes se negociatave.
    Ne keto pankarta duheshin foto te Rames me pjesetare te kartelit meksikan Sinaloa duke pire vere Romane Conti 34 mije eruroshe ne zyren kryeministrore; foto te vellait te Rames, ne makinen e grupit kriminal te kokaines; foto te Ballukut me tynelin qindra milion eurosh; foto te Veliajt me kullat miliardeshe dhe incenaratorin fantazme( ketu mund te kishte edhe foto te se shoqes me te linjtat 900 mije euro); foto te Balles me tojota auris te mbushur me dengje eurosh; foto te asaj min. se bujqesise duke vjedhur qindra milionet e taksapabuesve europiane per fermeret shqiptare…
    Por, pankarta kryesore duhej te ishte me imazhin e nje narkoshteti te drejtuar nga nje narkokryeminister, duke negociuar me keto shushkat burokrate te Brukselit; pra imazhin e nje narkoshteti qe do iu bashkoka Bashkimit Europian.
    Do te ishte dicka spektakolare dhe shume e efektshme. Do tu cirrte masken edhe ketyre grave kokboshe te Brukselit, qe jane aq tarallake sa nuk kane aftesine te shohin pertej dukes.

    Reply
  • Detari says:
    November 17, 2025 at 1:11 pm

    o Skypion ti mendon si i plasi k evropianve per problemet tona? Ramazonin ata e manaxhojne per punet e tyre, si pas teje duhet ata te prishin gjithe planet e tyre dhe te ri fillojne nga e para me nje km te ri si puna e salehut?

    Reply
  • demo says:
    November 17, 2025 at 1:14 pm

    Ato nuk jane aty per te pare,por per te mos pare.Nuk i sheh sa i ka syzet Kosi/ si bythe kavanozi/

    Reply
  • Skypion says:
    November 17, 2025 at 1:26 pm

    Natyrisht qe europianeve nuk u plas per problemet tona. But, that’s the point. Ata e perdorin Ramen, ashtu sikunder edhe ky e perdor perdorjen e tyre, per te mbajtur ne kembe regjimin qe ka instaluar ne Shqiperi.
    Ajo qe them une dhe qe eshte e qarte per cdo njeri me mendje te kthjellet: eshte thjeshte e pamundur qe BAshkimi Europian te pranoje ne gjirin e vet nje narkoshtet; thjesht nuk ka kuptim; eshte absurde.
    Atehere pse keto levdata nga keto shushkat e Brukselit?! Pergjigja serioze mund te ishte pak me e nderlikuar per shkak te mpleksjeve te disa rrethanave; por mendoj se pergjigjja e thjeshte eshte duhura ne kete situate absurde: kjo eshte thjeshte tallje b.ythe me nje popull te cilin e nenvleresojne, dhe cilesine me te larte te te cilit e gjejne te misheruar, sidomos keto tyryfyckat burokrate, tek “kryeministri artist, piktor, basketbollist pse jo edhe pak si i krishtere…” !
    E as nuk duan t’ia dine, se me shume se te gjithe keto “cilesi” me lart, ai eshte shume si sociopat, shume si i droguar, shume si korruptuar, shume si inkriminuar, shume si lavatrice e parave te droges, shume si lavatrice e kartelit Sinaloa!

    Reply
  • KOINCIDENCAT E S.BERISHES says:
    November 17, 2025 at 1:47 pm

    Sa herë që ka data apo samite me rëndësi për Shqipërinë Salih Berisha ka organizu demonstrata në Tiranë dhe sipas mundësive edhe në Brouxell

    Reply
  • Xoni says:
    November 17, 2025 at 2:10 pm

    Po pse simas teje cer duhet t’boj, t’ia lypi sat’ome?

    Reply
  • Per Skypion says:
    November 17, 2025 at 8:15 pm

    Te paret qe nuk e duan Shqiperine ne BE jane vete Rama dhe Berisha. A nuk po ndiqen te dy nga SPAK? Cfare BE duan keta? Çfare BE-je do Ilir Meta? Me buzeqeshje, me duartrokitje, hap pas hapi …BE do ti fuse ne burg te gjithe keta kriminele delirante. Shqiperia duhet dhe do te futet ne BE per aresye te gjeopolitikes dhe interesave. Shqiptaret do te jene te lumtur qe me ne fund nuk do te perbuzen ne kufij dhe do munden te perfitojne nga rregulla, bashkepunime dhe perfitime te reja ne te gjitha fushat.
    Atehere kush perfiton nese opozita shkon me pankarta ne Europe qe Shqiperia te mos antaresohet (siç propozoni)?

    Reply
  • ILIR says:
    November 17, 2025 at 8:49 pm

    Europes nuk i plas fare se car behet ne Shqiperi.Nuk duan tja dine per : korrupsionin e administrates publike,hajduterine e zyrtareve te larte shteterore,hajduterine ne hipoteka,krizen ne sistemin e drejtesise,krizen ne sherbimin shendetesor,shpopullimin e vendit …..dhe flasin per suksese dhe realizim te detyrave…..Ne qe jetojme ne kete vend me te drejte pyesim,ku jane keto suksese ?

    Reply
  • Rroc Noku says:
    November 17, 2025 at 10:43 pm

    U futëm ee…?! Urrrraaaa!!
    Kur do na i jepni pass të këpusim qafën.!?

    Reply
  • info analitike says:
    November 17, 2025 at 11:10 pm

    Nuk eshte problemi tek hapja e grup kapitujve por tek realizimi perfundimtar I tyre. Ka shtete qe po bejne mese nje dekade qe I kane hapur por ende nuk kane qullosur gje.

    Reply
  • demo says:
    November 18, 2025 at 2:00 am

    plani eshte realizuar ne sasi dhe assortiment.Tapetin e kuq e kemi,Bojnat i kemi.Furce,boje me xixa,xhela kadife per shkelqim.

    Reply
  • ce says:
    November 18, 2025 at 5:29 am

    Gerdalla bythderre Ediththththyhhhyhgh harxhi me bythet e teta Ollges dhe trularaska e zhulalit me turinjte si te kalit dhe gjysme kile krem mbi surratin e salduar ne gjendje te mjere pas ketij lajmi shume te mire per Shqiptaret.

    Reply
  • Cen durimmadhi says:
    November 18, 2025 at 8:22 am

    Turqia e Erdogan babait shpirteror te Edroganit shqiptar ka mbyllur kapituj e pret anetaresim ne BE qe para 20 viteve.

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    November 18, 2025 at 8:43 am

    ce, se kisha kuptuar qe ty te paska caktuar populli shqiptar per te ofenduar antishqiptaret ( ramiste ) ! Te lutem, me regjistro dhe mua.

    Reply
  • Dashi says:
    November 18, 2025 at 12:36 pm

    Cen durimmadhi , Turqia u pranua në BE si kandidate para 20 vjetësh, por nuk arriti të hapë asnjë kapitull, pasi kandidatura e saj u pezullua për shkak të shkeljeve të përsëritura të së drejtave demokratike dhe lirive themelore të njeriut . Turqia nuk konsiderohet nga Evropa një vënd demokratik, por një vënd teokratik dhe shymë larg BE-së . Veç kësaj , Turqia është një vënd aziatik , me një pjesë të vogël të territorit të saj (Stambolli dhe rrethinat ) , që bëjnë pjesë gjeografikisht në kontinentin evropian . Kështuqë ,Turqia e shikon me dylbi BE-në , madje as lëvizjen e lirë në vëndet e BE-së nuk e gëzon . Turqit lëvizin me viza në Evropë .

    Reply
  • Gas Gas says:
    November 18, 2025 at 3:33 pm

    Ore mund të me thot njeri ca avantazhezh kemi nga hyrja në BE? Se tani edhe Zvicra nuk është në BE po mire e bukur po ja kalon

    Reply
  • aktualiteti says:
    November 18, 2025 at 3:42 pm

    Gas Gas, qe prej largimit Britanise nga BE, kjo e fundit nuk ka njohur zgjerim por nje vale ne rritje anti-BE brenda saj.

    Reply
  • Replikuesi says:
    November 18, 2025 at 6:18 pm

    Jo more aktualitet nuk është aspak ashtu , madje është krejt e kundërta . Anglia është bërë një mijë herë pishman nga dalja nga BE-ja dhe është gati t’i puthë bythën Brukselit , që të rikthehet përsëri , por nuk ka ligj të tillë , që të dalësh e të hysh në BE’ kur të duash . Qysh prej daljes nga BE-ja , Anglisë po i venë punët rrokopujë e nuk po ngre kokë .

    Reply
    • Aldrinp says:
      November 18, 2025 at 6:40 pm

      Po e kuptuan ata qe Anglia eshte bere rrokopuje, dhe nuk po e ngre me koken, ndaj po marrin qiptaret dhiaret dhe po i fusin ne te pasmen e Evropes
      Ju marrte mortja, copa idiotesh

      Reply
  • xxx says:
    November 18, 2025 at 10:37 pm

    Do hyjme ne BE por jo ngaqe shqiperia u be si gjithe evropa (parrullat e 90es), por anasjelltas.
    Ramaedvin kerma mban syte nga parate e BE.

    Reply
  • Remo says:
    November 19, 2025 at 12:35 am

    Dashi, keto lavderimet qe i ben BE, ketij mekembesit te sulltan Erdos, me ngjajne me ato te delegacioneve Kineze ne regjimin e kaluar, kur i thurnin lavde “fanarit ndricues” te komunizmit ne Europe, dhe e dime mire si perfunduam me Laverin. Pas 90-es, u dehen shqipot me lavdet qe i beheshin Saliut nga “aleati strategjik” amerikan, edhe pas 97-es apo bumjes se gerdecit e shume bemave te tjera. H.Klinton, ne krahe te Pinocetit, na fshikullonte me fjale te emblema: demokracia e vertete, eshte nje realitet ketu ne Shqiperi”!! E kujtojme mire demoNkracine Berishiane. Ne kete pike jeni edhe sot me kete shallvaregjerin tuaj.
    Shqiperia, por edhe Kosova, jane nje shtojce e Turqise, kesaj me te liges, erdoganiste-neo otomane. Kete, e dine mire edhe ata qe i hedhin livando ketij qenefi, shtet gangesteresh dhe kusaresh. Eshte turp e kaluar turpit, me se pari e vete shqipove qe kurre ne histori, s’kane dashur te bejne shtet, them shtet te se drejtes, e jo t’i shtrojne kurrizin satrapit te radhes, e nga kjo rruge, duket s’e s’kemi per t’u larguar kurre. Keto fishekzjarret e BE-se o Dashi, me samite ne kete turqine e vogel buze Adriatikut, te vjedhur e percudnuar ne formen me te peshtire qe prodhon vetem krim,korrupsion e azilkerkues, perkuljet musoliniane te gaztorit qe i hane kumbullat pas kraheve dhe u tund kadavren e Saliut-Cyrykerise,
    dhe u’a ben rrush e (kumbulla) fondet e vete taksapaguesve europiane, i bejne edhe vete keta
    zoterinj te BE-se, qe na vene nota kaluese, QESHARAKE! Ata shqiptare qe kane ikur nga ai vend te jetojne si njerez, jane integruar anembane kontinentit, perfshire edhe Angline, perandorise qe kurre s’i ka perenduar dielli, e s’ngeli t’i jape mend nje pallosh i degraduar si Rama. Ata te tjeret me te cilet krenohet dhe do t’u mbyllte gojen anglezeve, do t’ua dergojne pako postale ne Shqiperi!

    Reply
  • Remo says:
    November 19, 2025 at 12:42 am

    Korrigjim…..kam dashur te them:” me fjale te embela” e jo “emblema”!!

    Reply
  • Xoni says:
    November 19, 2025 at 4:23 pm

    Vallahi bilahi e Remo, shyqyr qi na sqarove se po e vritshim menjen keq fare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?