Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapen pishinat e bashkisë në Tiranë, sot u zhvilluan garat e para të notit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Hapen pishinat e bashkisë në Tiranë, sot u zhvilluan garat e para të notit
Sport

Hapen pishinat e bashkisë në Tiranë, sot u zhvilluan garat e para të notit

Published: July 1, 2022
Shpërndaje

Një tjetër mjedis sportiv i rikthehet qytetarëve të Tiranës. Parku i pishinave te Diga e Liqenit është transformuar plotësisht në pak ditë dhe sot priti garën e parë të kampionatit të notit.

Pas më shumë se 20 vitesh administrim nga privati, kompleksi i pishinave tani ndodhet nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, duke u shndërruar në një pikë frekuentimi edhe për qytetarët dhe fëmijët. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për zhvillimin e garës së parë të notit dhe shtoi se këto hapësira janë në dispozicion edhe për notarët e rinj, edhe për komunitetin.

“Këtu kemi një hapësirë për më të mirët e notit. Por, kemi edhe një hapësirë çlodhëse për familjarët, si dhe një kamp për fëmijët, që vijnë nga familje me probleme ekonomike, të cilët nuk shkojnë dot në plazh, ama kanë mundësi të frekuentojnë pishinat e Tiranës, për të kaluar disa kujtime të bukura vere. Aty ku ka vullnet, ka edhe një rrugëzgjidhje, në mënyrë që të kënaqen të gjithë. Sot jam shumë krenar që fillojmë një kapitull të ri për notin”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai tha se i vjen mirë që ekipi i notit do të ketë një hapësirë dedikuar posaçërisht për ta dhe se kundërshtarët politikë mund të vonojnë ecurinë e punëve në qytet, por nuk mund ta pengojnë zhvillimin.

“Me skuadrën e notit kemi pasur një ëndërr afatgjatë pas mbarimit të kontratës 20 vjeçare të administruesve të kësaj hapësire. Më vjen keq ta them, por si çdo përpjekje në Shqipëri, me shumë sakrificë, çdo gjë kthehet në një malore me gjykata e keqkuptime. Ky vend do të ishte më i mirë sikur të kishim pak mirëkuptim. Kur ndërtohet një shkollë si gjimnazi ‘Sami Frashëri’, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohet një hapësirë, siç ishin ‘7 Xhuxhat’, për ta bërë parking poshtë dhe kënd lodrash lart, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohen pishinat, qofshin këto olimpike, qofshin pishina për amatorët dhe fëmijët, as këtu politika s’duhet të përzihet”, nënvizoi Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë tha se ky do të jetë një kapitull i ri për notin në Shqipëri.

“Mezi pres që ta hapim këtë kapitull të ri për notin, ku ne ofrojmë kushtet, mundësitë, financat, shërbimet dhe pastaj ua lëmë çunave dhe gocave të na nderojnë me medalje. Më vjen shumë mirë që shumica e medaljeve, të paktën në këtë bateri, u mor nga çunat që vijnë nga qytetet e tjera, si Durrësi dhe Saranda”, përfundoi Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben says:
    July 1, 2022 at 3:55 pm

    u mendua se ishin te qytetareve te tiranes

    por qenkan te lali dhjerit

    Reply
  • Punemiri says:
    July 2, 2022 at 3:23 pm

    Mos e gezofsh emerin Arben, per gjuhen e ndyre qe perdore o antinjeri! Po si nuk e that nje fjale te mire per punet e mrekullueshme qe po behen çdo dite ne Tirane dhe ne gjithe vendin, nga Tropoja ne Sarande? Ta gezoni qytetar te Tiranes dhe gjithe Shqiperise kompleksin e pishinave te diga e Liqenit!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Tre dekada në arrati për tre vrasje, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
  • Zbulohet në detin Jon 83 vite pas fundosjes anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?