Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet çerdhja “Bota e Fëmijëve” në Astir, Veliaj: Zgjidhëm problemin për 170 familje të zonës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Hapet çerdhja “Bota e Fëmijëve” në Astir, Veliaj: Zgjidhëm problemin për 170 familje të zonës
Shoqëri

Hapet çerdhja “Bota e Fëmijëve” në Astir, Veliaj: Zgjidhëm problemin për 170 familje të zonës

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Hapet çerdhja e parë në zonën e Astirit. Me një kapacitet për 170 fëmijë, kjo çerdhe, që u vjen në ndihmë prindërve, ofron shërbim me standarde të larta, njësoj si të gjitha institucionet e tjera të arsimit parashkollor të ndërtuara në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se çerdhja i jep zgjidhje problematikës së trashëguar në këtë zonë, për shkak të keqmenaxhimit nga ish-drejtuesit e ish komunës Kashar, por edhe atyre që bllokuan për 3 vjet punimet në Astir.

“Te zanati ynë gjërat ndahen mes atyre që gjejnë fajin dhe atyre që gjejnë zgjidhjen. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Astir. E dimë kush e ka drejtuar ish komunën, e dimë që nuk kishte asnjë terren të lirë për shërbime të tilla. Detyra jonë është të shohim përpara dhe të gjejmë zgjidhje. Zgjidhja që kemi gjetur është duke thyer një tabu sepse sot hapim çerdhen më të madhe në Tiranë, për të cilën kemi marrë një hapësirë me qira, në pamundësi të gjendjes së një terreni në zonën e ‘Astirit’. Por, nga një zgjidhje e përkohshme, mund të kthehet në një zgjidhje standard për ato zona ku kemi vështirësi për gjetjen e një terreni; pra, në ish-komunat e administruara keq vetëm për të bërë pallate, por jo për të lënë terren për ndërtesa publike,” u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai tha se bashkia ka zgjidhur problemin e çerdhes për 170 familje të zonës. “Jo vetëm që është çerdhja më e madhe, por është mobiluar në kohë rekord me të gjitha standardet që kemi në të gjitha çerdhet e Tiranës, përfshirë edhe një kuzhinë, ku ushqimi vjen i freskët, konsumohet brenda ditës, ndërsa të nesërmen vjen furnizimi i ri, çka i jep qytetarëve të Astirit garancinë se po trajtohen me të njëjtin respekt, me të njëjtin dinjitet dhe me të njëjtën cilësi shërbimesh si në të gjitha zonat e Tiranës,” nënvizoi më tej kreu i Bashkisë.

Më tej, ai shtoi se mandati i ardhshëm do të jetë mandati i zonave të tilla, si Astiri, ku do i jepet fund çdo problematike me kopshtet e çerdhet, por dhe do të ndërtohen 5 shkolla të reja.

“Mandati që vjen do të jetë mandati i zonave si Astiri, ku duam të shkojmë deri në cepin fundor. Do fillojmë me më të vegjlit, nga çerdhja, te kopshti, te shkolla. Kemi 5 terrene për shkolla, ku pritet të nisë puna së shpejti, tani që edhe çmimet janë stabilizuar pas inflacionit të luftës. Me zgjidhjen që i dhamë zhbllokimit të autostradës me aksin e rrugës “Migjeni”, tani me të gjitha degëzimet e rrugëve, deri sa të shkojmë në cepin më fundor të “Astirit”, për të shkuar te asfalti, kanalizimet dhe urbanizimin, besoj që fillimi i institucioneve arsimore e vulos këtë si një zonë me perspective. Investimi që do të pasojë çerdhet, kopshtet, shkollat dhe pastaj zona e lirë ekonomike, që do t’i shërbejë kryesisht “Astirit”, edhe “Kombinatit”, do të jetë vërtetë një lajm i jashtëzakonshëm për komunitetit,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Plarent Ndreca, e quajti një lajm të mirë për gjithë zonën e Astirit hapjen e kësaj çerdheje. “Është ditë fantastike për “Astirin”! Ka qenë një ndër kërkesat e vazhdueshme të komunitetit. I jep zgjidhje shumë të mirë kësaj zone dhe ka inkurajuar edhe shumë familje të regjistrojnë fëmijët e tyre”, tha ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?