Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: Bëjmë më të mirën për fëmijët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Hapet kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: Bëjmë më të mirën për fëmijët
Shoqëri

Hapet kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: Bëjmë më të mirën për fëmijët

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

“Pema e Miqësisë” është kopshti më i ri i përuruar në Tiranë, i cili ndodhet pranë sheshit “Shqiponja”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo zonë e ka pasur të nevojshme pasjen e një shkolle dhe të një kopshti.

“Sot shkolla e re ‘Andrea Stefani’, e cila është ngjitur me kopshtin ‘Pema e Miqësisë’ krijon mundësinë që fëmijët, sapo të mbarojnë kopshtin, të shkojnë direkt në klasë të parë. Kur mendohet se fëmijëve u duhej të shkonin në çerdhe, kopësht dhe shkolla jashtë njësisë, sot kjo duket si përrallë nga e kaluara. Fakti që fëmijët i aksesojnë në një ndërtesë, me dy hyrje të ndryshme, është diçka e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tregoi planin që ka Bashkia e Tiranës për shtimin e kopshteve të tjera. “Plani që kemi me drejtorinë e kopshteve është të vazhdojmë përgjatë Unazës, siç jemi këtu te sheshi ‘Shqiponja’, të vazhdojmë përgjatë Astirit, pastaj te “Liqeni i Thatë” në lagjën 13, ku kemi institucionet e tjera, si një kopsht të integruar me shkollë te pjesa e Kopshtit Botanik, dhe një kopsht të integruar me shkollë te Parku Olimpik. Prapë vazhdojmë në Unazë, deri në Sauk, aty ku kemi edhe dy shkolla të tjera, një te ish Spitali i Arabit dhe tjetra nga ana tjetër e rrugës, aty ku është Akademia e Policisë dhe kemi një terren të madh”, sqaroi ai.

- Publicitet -

Pë rata që bllokojnë projektet e Tiranës, Veliaj u shpreh se qyteti duhet të ecë përpara. “Ata që bllokojnë Astirin, shkollën ‘Kosova’, ‘Sami Frashërin’, duhet të kuptojnë se të gjitha këto kanë një logjikë: Ku shkon autostrada dhe rruga, vijnë edhe shërbimet, dhe kush i bllokon ato ka bllokuar qytetin, si të majtë, si të djathtë. Asnjë nuk i ka pyetur fëmijët të kujt partie jeni sepse kur ndërtohet një hapësirë e tillë, ajo është e të gjithëve. Duhet të ndajmë se çfarë është pjesa që meriton debat dhe çfarë janë disa punë publike, që nuk hanë debat fare. Kopshtet dhe shkollat i shijojnë të gjithë. Rrugën e përdorin të gjithë, një park i çlodh të gjithë. Është shumë e rëndësishme që të kultivojmë një brez të cilit punën, përkushtimin dhe talentin e nderon dhe e respekton në një shoqëri ku ne biem dakord se nuk biem dakord për bindje të ndryshme, por jo kundër zhvillimit, kundër shkollës, kundër rrugës, kundër parqeve”, nënvizoi Veliaj.

Sa i përket premtimeve për shërbime falas, Veliaj tha: “Është shumë kollaj të thuash falas gjithçka. Por sot për kopshtet ne subvencionojmë 7 me 1: pra, për çdo 1 lekë që paguan një familje, 7 i paguan bashkia. Kjo është mënyrë e mirë për të gjetur një balancë edhe për ata që janë nevojtarë, por edhe për të treguar fytyrën solidare të shtetit. Raporti 7 me 1 është një raport i shëndetshëm. Duke paguar diçka, edhe familja ndihet sikur kontribuon dhe kjo ka një vlerë se gjërat ndonjëherë, kur janë falas, duket sikur nuk kanë vlerë. Kur raporti është 7 me 1 do të thotë se dora e shtetit është ajo që bën pjesën më të madhe të pagesës dhe familjarët ndihmohen në maksimumin e mundshëm që fëmijët të kenë një mjedis të sigurt, me mësuese që i zhdërvjelltësojnë dhe ushqim cilësor”, u shpreh Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur
  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve
  • Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, ja kush u caktua relator në vend të tij

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?