Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet panairi “Shijo produktet lokale të Tiranës”, Veliaj: Blini shqip, të mos paguajmë haraçin e luftës në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Hapet panairi “Shijo produktet lokale të Tiranës”, Veliaj: Blini shqip, të mos paguajmë haraçin e luftës në Ukrainë
Ekonomi

Hapet panairi “Shijo produktet lokale të Tiranës”, Veliaj: Blini shqip, të mos paguajmë haraçin e luftës në Ukrainë

Published: October 27, 2022
Shpërndaje

Për tre ditë me radhë, 500 fermerë që kultivojnë produkte vendase po i ekspozojnë prodhimet e tyre në stendat e Panairit agroushqimor “Shijo produktet lokale të Tiranës” në sheshin “Skënderbej”. Edicioni i 5-të i këtij panairi në kryeqytet, synon të promovojë produktet bujqësore dhe blegtorale, por edhe ato artizanale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, vizituan ditën e sotme panairin, u shpreh krenar që Tirana, në çdo stendë, ka nga një produkt origjinal, me të cilin prezantohet dhe njihet edhe përtej territorit shqiptar. “Është shumë kollaj të bësh llafe, – i keni parë ca nëpër ekrane, kur japin mend për gjithçka?, – por, sot ne nuk na duhen ata që japin mend, na duhen ata që prodhojnë punë, ata që ndërtojnë sera, ata që mbushin tavolinat dhe ata që jetojnë me punë të ndershme. Nuk besoj se ka kartolinë më të bukur për sheshin “Skënderbej” se sa 500 sipërmarrjet e punës së ndershme, nga e gjithë Shqipëria dhe trojet tona,” tha Veliaj.

Ai shtoi se sot Tirana është e mbushur me turistë nga e gjitha bota, por reklamën më të mirë për vendin dhe produktet tona mund ta bëjnë vetëm shqiptarët: “Sot dua t’u bëj thirrje të gjithëve: Po vjen Viti i Ri, ndaj nuk ka gjela më të mirë se sa gjelat e Baldushkut, që prodhohen nga fshatarët tanë, që ushqehen me ullinjtë tanë, me misrin tonë dhe që çojnë para mbrapsht në familjet që i rrisin vetë, për të ndërtuar një shtëpi, për të blerë rrobat e fëmijëve, librat e shkollës. Është një mënyrë se si ne solidarizohemi me njëri-tjetrin. Ka vaj e gjithë bota, po vaj ulliri si ai i Ndroqit nuk ka parë njeri, nuk ka shijuar njeri. Ndaj, sallatën bëjeni vetëm me vajin e Ndroqit. Ai është vaji më i mirë në vend. Ka rrush gjithandej, por raki dhe verë si Lundra nuk ka! Ka domate plot, por si domatja e Shëngjergjit nuk ka! Ndaj, ju lutem këto tre ditë blini shqip, konsumoni shqip, përqafoni shqip, dashuroni shqip, se është e vetmja mënyrë për të kaluar këtë sfidë të luftës”, tha Veliaj.

- Publicitet -

“Kush blen mall importi”, – apeloi Veliaj, “praktikisht po paguan haraçin e luftës dhe inflacionin e çmimeve. Kush blen mallrat e familjeve dhe punëtorëve të Tiranës, ka ndihmuar ata dhe veten,” vlerësoi ai.

Veliaj theksoi edhe faktin se së shpejti të gjithë fermerët do të shpëtojnë nga makthi i taksave të privatit në tregun agroushqimor. “Kush ka kaluar në zonën e Unazës së Madhe, nga TEG-u te fusha e helikopterave, do shikoni në krah të djathtë që po ngrihen disa kolona të mëdha. Për herë të parë, pas kaq shumë vitesh, po ndërtojmë tregun publik të shumicës, pa pagesë, për të gjithë ata që prodhojnë në Tiranë dhe në Shqipëri. Për herë të pare çlirohemi nga inflacioni, duke blerë shqip, por çlirohemi edhe nga taksa e privatit për çdo arkë, duke krijuar për herë të parë tregun agroushqimor të shumicës për publikun, për njerëzit që punojnë, pa taksën që të vështirëson dhe të rrit çmimin. Nga kjo fitojnë ata që shesin sepse nuk do kenë nevojë të paguajnë ndërmjetësin, do fitojnë dhe ata që blejnë, se taksa e ndërmjetësit nuk do iu llogaritet tek ushqimi,” tha kreu i Bashkisë.

Ndërsa, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se “Tirana, sot përfaqësohet këtu me rreth 500 prodhues, që na bëjnë shumë krenarë sepse është fryt i një pune të gjatë, i një fare të mbjellë prej disa vitesh tanimë, na bëjnë krenarë sepse ekspozojnë produkte jo vetëm të prodhuara, por dhe të përpunuara me linja përpunimi me standardet e BE.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Mjerimi says:
    October 27, 2022 at 2:11 pm

    Per cfare Tregu pa taksa derdellit ti o mashtrues!
    Po ti nuk ke lene lulishte,trotuar,hapesire midis pallateve pa betonuar ose dhene me qera per kafenete e shitesit e doimateve nisur nga babezia e jote per te marre sa me shume para!
    Po kete fare trewgu mashtrues pse e ben ne mes te Tiranes,o gebelsian dhe nuk e ben ne periferi te qytetit,si ne fushen pas Casa Italia?
    Po bota keshtu i ben keto aktivitete o sharlatan?
    Sapo jam kthyer nga Michigan(SHBA) ku kam pare brenda 2 muajve 7 aktivitete te tilla,shume here me te medha,me lodra,kafshe te shumta te buta qe nga lep[ujt e zogjte me ngjyra e deri tek devete,ku femijet kenaqeshin duke luajtur me ato per ore te tera!
    Por ti nuk i ben keto aktivitete ne periferi se te huajt kur te shkojne afer Astirit dhe Yzberishtit do shohin jo Tiranen qe reklamon ti,por GETON e vertete si ato te Kasslkutes!
    Pranda ti cdo gje e ben ne sheshin Skenderbej se nuk ke cfare t’u tregosh te huajve tjeter gje!
    Ti je kryebashkiaku me mashtrues,qe i urren qytetaret e Tiranes!
    Ndonese buzeqesh,ti ne fakt fsheh shpirtin tend tere helm ndaj qytetareve te Tiranes!

    Reply
  • shqip says:
    October 27, 2022 at 3:48 pm

    “Blini shqip?” Nuk i ka thene njeri lali Dhjerit qe tregu shqiptar ka vetem produkte serbe ne “Ballkani i shqyer” ?

    Reply
  • Aldrin says:
    October 27, 2022 at 4:29 pm

    Blini mallra serbe. Prodhimit vendas i kane vene flaken keta. Demagoge te ndre

    Reply
  • Andis says:
    October 31, 2022 at 1:57 am

    Do votoj perseri per lali Erin.Sepse ka te pakten nje plan per ato biznese qe duan te punojne me mund e djerse.Lulzim Basha ishte nje kryebashkiak qe e ktheu bashkine ne nje seli partie me simpatizante injorante dhe maloke te trashe.Nje nga ato ishte dhe Seit Dollapi .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama në “Ruhr Summit”: Inteligjenca artificiale po bën revolucion administrativ në Shqipëri
  • FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  • Macron drejt fundit të mandatit të dytë, Franca cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  2. K R on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  3. Sa të ketë Nivica djem - nuk e merrni Kakomen on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. ELA on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Narko Shtet on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?