Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet Urgjenca e re në Vlorë\ Manastirliu: Dyfishohen kapacitetet, model i ri shërbimi në urgjencë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapet Urgjenca e re në Vlorë\ Manastirliu: Dyfishohen kapacitetet, model i ri shërbimi në urgjencë
AktualitetShendetesi

Hapet Urgjenca e re në Vlorë\ Manastirliu: Dyfishohen kapacitetet, model i ri shërbimi në urgjencë

Published: August 9, 2023
Shpërndaje

 

Hapet Urgjenca e re e Spitalit Rajonal Vlorë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me përfaqësuesit e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Rajonit të Toskanës dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, kanë inspektuar nga afër urgjencën e rikonstruktuar me kapacitete të zgjeruara, sipas standardeve bashkëkohore.

“Jam e kënaqur që në këtë kulm sezoni, ne i’a mbërritëm që të përfundojmë urgjencën, jo vetëm të zgjerojmë kapacitetet e urgjencës, me një numër të rritur shtretërish, me një triazh që tashmë është sipas parametrave europiane, për nga pikëpamja e hapësirave, e aparaturave, që do të përmirësojnë dhe të rrisin nivelin diagnostik dhe monitorues në Spitalin e Vlorës. Një model i shërbimit të urgjencës në Spitalin Rajonal të Vlorës, i cili do të replikohet si një model i mirëfilltë edhe në spitalet e tjera dhe ne do të vijojmë investimet në të gjithë vendin, nga Shkodra në Sarandë. Nga nesër kjo urgjencë do të jetë funksionale, duke ju shërbyer edhe turistëve të cilët janë të shumtë në këtë sezon në Vlorë, kështu që dhe kapacitetet e shtuara të Vlorës do të mundet të ofrojnë një standard të lartë të shërbimit për qytetarët e Vlorës, por edhe për pushuesit, që vijnë gjatë sezonit turistik”, u shpreh ,ministrja Manastirliu.

- Publicitet -

Duke folur për fuqizimin e burimeve njerëzore dhe flotës së autoambulancave, ministrja shtoi më tej se do të vijohet sërish me investimet në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore edhe këtë vit, duke shtuar numrin e autoambulancave si dhe pilotimin nëpërmjet një autoambulance me ekip të dedikuar mjekësor për vizitat në shtëpi, që është një tjetër projekt pilot, që do të iniciohet falë mbështetjes së Koperacionit Italian.

Urgjenca e re në Spitalin e Vlorës do të vendosë një standard bashkëkohor për qytetarët, por edhe turistët, një investim i përbashkët i Qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Italian për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Përveç rikonstruksionit të ambienteve të urgjencës, do të garantohet edhe zbatimi i protokolleve dhe Procedurave Standarde Operacionale, duke nisur nga triazhimi i pacientëve, diagnostikimi, trajtimi dhe referimi i tyre në kohë pranë shërbimeve spitalore apo edhe për trajtime të specializuara në spitalet që ofrojnë shërbim terciar/universitar. Me fuqizimin dhe modernizimin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, do të kemi një pikë referimi jo vetëm për vizitorët e bashkisë Vlorë, por edhe të bashkive Sarandë dhe Himarë dhe turistëve në sezonin veror.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Pensionisti on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  4. MR KORRUPCIONI on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  5. Phoenix on Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?