Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet urgjenca e re polivalente në QSUT, trajton rreth 100 mijë pacientë në vit 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapet urgjenca e re polivalente në QSUT, trajton rreth 100 mijë pacientë në vit 
AktualitetShoqëri

Hapet urgjenca e re polivalente në QSUT, trajton rreth 100 mijë pacientë në vit 

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

 

Me vënien në punë të shërbimit të urgjencës, i jepet fund transferimit të të gjitha shërbimeve mjekësore që do të ofrohen në spitalin e ri qendror të QSUT-së.

Janë rreth 100 mijë pacientë që trajtohen çdo vit në urgjencën polivalente, jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet. E për të përballuar këtë fluks, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli, ka bërë me dije se është vendosur që të shtohet numri i mjekëve dhe infermierëve që do të jenë në ndihmë të pacientëve.

- Publicitet -

“Tashmë bëhet funksional i gjithë Spitali Qendror, me integrimin e Urgjencës Polivalente që e kishim lënë në fazën e fundit, hyrjen dhe fillimin e funksionimit të saj. Sepse donim që të gjithë shërbimet e tjera, katërmbëdhjetë shërbimet të ishin të integruara së pari në këtë spital. Me fillimin e punës në shërbimin e urgjencës polivalente, që tashmë i ka hapur dyert dhe po pret e trajton pacientë, ne kemi arritur në 100% të shfrytëzimit të kapaciteteve të këtij spitali”, tha ministrja Manastirliu gjatë inspektimit të shërbimit të urgjencës në spitalin e ri.

Në bashkëbisedim me mjekët e shërbimit të urgjencës, Manastirliu foli edhe për riorganizimin e shërbimit dhe përmbylljen e ciklit të ofrimit të shërbimit për qytetarët brenda një strukture spitalore, siç është spitali ultramodern që ka hapur dyert në qendrën më të madhe spitalore në vend.

“Tani ndiqen rregullat e triazhimet sipas kodeve të përcaktuara, dhe këtu lehtësia është maksimale sepse janë bokse të përcaktuara, kemi të gjitha aparaturat e shtuara si në kapacitete të tilla, që monitorimi edhe ekzaminimet të bëhen në kohë reale dhe sigurisht më pas rrugëtimi i pacientit brenda sktrukturës spitalore, i cili do të ndiqet nga ju si mjekë, por edhe nga mjekët e shërbimit të gjithë spitalit qendror që ne e kemi në të njëjtën godinë dhe kjo është një lehtësi e madhe”, tha Manastirliu.

Spitali Qendror, ultramodern, tashmë do të ofrojnë kujdes shëndetësor me 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara si kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, reumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria me kapacitet 345 shtretër. Spitali Qendror i vendosur në funksion 100 për qind për pacientët dhe stafet mjekësore është vepra më e madhe infrastrukturore në shëndetësi në 30 vitet e fundit.

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?